Author: tirana

Liangbin Chen u arrestua në Shqipëri më 21 korrik, dhe do të ekstradohet në Kinë, sipas vendimit të Gjykatës. Me argumentin se i rrezikohej jeta në qeli, Gjykata i lehtësoi masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Kreu i grupit kriminal kinez, sipas raportit nuk mund të kurohet në qeli nga mjekësia ligjore. Autoritetet kineze i përcollën dosjen Interpol Tirana, duke kërkuar ekstradimin e tij. Prokuroria e Tiranës ka qenë kundër lehtësimit të masës për shtetasin kinez, me argumentin se gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar, Gjykata vendosi lehtësimin e masës. Ndaj masa “arrest shtëpie”, do të mbetet në…

Read More

Arbri Bogdani, në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” rrëfeu se është një fans i flaktë i Noizy-t. Pavarësisht faktit se ndodhet në një karrige me rrota, kjo s’e ka penguar atë ta ndjekë live atë nëpër koncerte. Arbri mori pjesë në “Alpha Show” që reperi i njohur mbajti në verë. Për më tepër, ai tërhoqi vëmendjen e reperit pasi ndau një video ku shihej Arbri duke ndjekur live koncertin në Tiranë. Asokohe, Noizy premtoi se do të ketë një vend të veçantë për personat me aftësi të kufizuara kur të mbahet koncerti vitin e ardhshëm. Por, Arbri mori…

Read More

20-vjeçari Klevis Gjeluci nga Shkodra, prej dy javësh ndodhet në koma pasi u përfshi në një aksident automobilistik. Deri më tani, Klevisi është dërguar në spitalet më të mirë të vendit, por asnjë prej tyre nuk i ka pasur kapacitetet për ta shpëtuar. Familjarët e të riut kanë hapur një llogari gofundme me anë të së cilës synojnë që të mbledhin të paktën 600 mijë euro në mënyrë që ta dërgojnë jashtë shtetit, në Gjermani apo Itali për të marrë ndihmë të specializuar. Ka një solidaritet të madh nga artistët shqiptarë, të cilët përmes rrjete sociale bëjnë thirrje për ndihmë.…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, dy persona janë arrestuar në Cërrik për mbajtje dhe prodhim të armëve dhe municioneve. Gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit me iniciale A.B. janë gjetur një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë pistoletë dhe kallashnikovi, 5 krehra fishekësh, 3.6 kilogramë kanabis, 75 bimë të thata të dyshuara opium. Gjithashtu, policia ka gjetur 3.760.000 lekë të rinj, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve. Ndërkohë, në banesën e 54-vjeçarit me iniciale V. D.,…

Read More

Në Serbi regjistrimi i popullsisë po shoqërohet me probleme në Luginën e Preshevës. Në Medvegjë janë vetëm tre regjistrues me etni shqiptare, të cilët po marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë. As këta tre shqiptarë nuk po dërgohen në vendbanimet shqiptare, por në dyert e tyre po trokasin regjistrues serbë. Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës kanë ngritur shqetësimin, duke thënë se kjo është në kundërshtim me marrëveshjen që është bërë në ndërmjetësim me OSBE-në. Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të Medvegjës dhe të gjithë Luginës…

Read More

SPAK i ka kërkuar GJKKO-së që të konfiskojë pasuritë e Redjan Rrajës, dhe t’i kalojnë shtetit. Mes pasurive është edhe një makinë, që përdoret modelja Kejvina Kthella. “Bazuar në parashikimet e Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 22.01.2021 procedimin pasuror nr.2, në ngarkim të shtetasve Redjan Rraja etj. Në funksion të hetimeve të këtij procedimi pasuror janë kryer shumë veprime hetimore dhe në përfundim të tyre sot në datën 13.10.2022 Prokuroria e Posaçme…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës së thirrur nga pedagogët, këtë të premte. Protesta do të zhvillohet në orën 11:00. Pedagogët kanë bërë me dije se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohet do të bojkotojnë mësimin në datën 17 tetor. “Të gjithë në Protestë! Sot, në ora 11:00, protestë e madhe para Universitetit të Arteve nga pedagogë, punonjës dhe studentë të universiteteve të vendit”, shkruan Berisha.

Read More

Zyrtarët ukrainas i kanë bërë thirrje Kryqit të Kuq që të kryejë një mision në një kamp famëkeq të të burgosurve në pjesën lindore të shtetit, të pushtuar nga forcat ruse. Andriy Yermak, shefi i stafit i presidentit ukrainas, kërkoi që Kryqi i Kuq të vizitojë brenda tri ditësh burgun Olenivka në rajonin e Donjeckut. “Ne nuk mund të humbim më shumë kohë. Jeta e njerëzve është në rrezik”, shkroi ai në Twitter. Muajin e kaluar, Kryqi i Kuq tentoi të siguronte qasje në këtë kamp, por tha se autoritetet ruse ua kishin mohuar qasjen. Burgu Olenivka është nën kontrollin…

Read More

Një 48-vjeçar në Itali, mbrëmjen e së enjtes ka vrarë nënën e tij 85-vjeçare, dhe pas krimit ka telefonuar karabinierët. Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi të vogël ku jetonin nënë e bir. Djali i njohur për problemet e varësisë, u dërgua fillimisht në spital dhe më pas në kazermë: për të sqaruar nëse ka tentuar vetëvrasjen pasi ka shkaktuar vdekjen e nënës së tij. Mësohet se e moshuara u rrah për vdekje ndërsa shkak mendohet të ketë qenë një zënkë. “Kam vrarë mamin, hajdeni”, kështu u tha 48-vjeçari rreth mesnatës, karabinierëve pasi kreu krimin makabër.

Read More

Presidenti Macron, thotë se Franca nuk do të reagonte me një përgjigje bërthamore nëse Rusia do të niste një sulm të tillë në Ukrainë ose në rajon. Komentet e fundit të Emmanuel Macron mbi përgjigjen franceze në rast të një sulmi bërthamor rus në Ukrainë kanë ”ndezur gjakrat” nga komuniteti ndërkombëtar dhe kundërshtarët e tij politikë në vend. “Franca ka një doktrinë bërthamore, e cila bazohet në interesat jetike të vendit të cilat janë të përcaktuara qartë. Këto nuk do të ishin në rrezik nëse do të kishte një sulm balistik bërthamor në Ukrainë ose në rajon”. Si lider i…

Read More

Veza është një nga produktet ushqimore që nuk mungon në asnjë shtëpi. Por cilësia është ajo që duhet të kemi parasysh në mënyrë që të ushqehemi në mënyrë të shëndetshme dhe të mos rrezikojmë shëndetin tonë. Nutricionistja, Diola Dosti ka treguar një nga mënyrat sesi të dallojmë nëse një vezë është apo jo e freskët. Dosti u shpreh se nëse vendosim një vezë me gotë me ujë dhe qendron poshtë, do të thotë se është më e freskët. “Përpara duhet të shohim datën e skadencës kur konsumojmë vezën. Është një eksperiment për të parë nëse veza është e freskët ose…

Read More

Për të disatën herë, pedagogët do të dalin në protestë edhe këtë të premte, kjo tre ditë para se të nis viti i ri akademik 2022-2023. Në një tjetër njoftim, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë bën me dije se rritja e pagës prej 7%, e njoftuar nga kryeministri Edi Rama është e papërfillshme. Sindikata ka ftuar kolegët e universiteteve, që të marrin pjesë në protestë, e cila do të nisë në orën 11:00 pranë Universitetit të Arteve në Tiranë. NJOFTIMI I SINDIKATËS: Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) është e vendosur të vijojë mbështetjen e kërkesave…

Read More