Author: tirana

Besnik Mjeshtri ka rrëfyer momentin kur i vëllai Fiqiri Mjeshtri i dha fund jetës së tij pasi vrau baba e bir, Ilir dhe Kenando Shirën, në Klos mesditën e së mërkurës (12 tetor). Ai rrëfeu bisedën e tyre të fundit në telefon ku i vëllai i la amanet fëmijët dhe dëgjuan në telefon kur vrau veten. I vëllai tjetër i tyre, Fatmir Mjeshtri, vrapoi drejt livadhit ku po qëndronte viktima i fshehur por e gjeti të vdekur me armën tek koka. Besnik Mjeshtri: “Pasi kreu krimin është larguar në këmbë, armën e ka pasur në dorë. Bërtisnin njerëzit, u çorientuam.…

Read More

Elon Musk deklaroi se kishte shitur 20 mijë shishe të një parfumi të ri të quajtur “Flokët e djegur” brenda disa orësh. Musk u ka bërë një kërkesë të sinqertë ndjekësve të tij, që ata të blejnë parfumin e tij dhe ai të grumbullojë para të mjaftueshme për të blerë Twitter-in. “Ju lutemi blini parfumin tim, që të mund të blej Twitter-in”, shkroi Musk në Twitter. Deri në fund të tetorit, Musk pritet të finalizojë një blerje prej 4 miliardë dollarësh të Twitter-it. Nëse ai nuk e bën, një gjykim për shkeljen e kontratës do të mbahet në nëntor. Mbrëmjen…

Read More

Shumë njerëz mbajnë lente kontakti dhe kanë vite që i përdorin. Por, ka të tjerë që e shohin idenë e vendosjes së lenteve jashtëzakonisht të frikshme. Ndërkohë që njerëzit ngadalë kanë filluar t’i konsiderojnë lentet e kontaktit si një opsion, sipas ekspertëve, disa mite dhe keqkuptime i bëjnë ata të ndihen ngurrues. * Lentet e kontaktit nuk janë të sigurta kur dilni jashtë Lentet e kontaktit mund të jenë më të sigurta pasi nuk do të bien. Lentet janë të lehta për t’u mirëmbajtur dhe nuk paraqesin probleme. * Lentet e kontaktit mund të dalin nga syri juaj Në vendosen siç duhen, lentet qëndrojnë…

Read More

Përmbysja e ngrehinës së madhe totalitare në Shqipëri do të linte pas, jo vetëm ndryshimin e sistemit, shoqëruar me plot shpresa, mirazhe e klithma lumturie por, fatkeqësisht, edhe mjaft plagë, drama, viktima, pluhur, mllefe e zhgënjime nga më të ndryshmet. Dhjetë vjet e më tepër pas asaj ngjarje, e cila tronditi thellë shoqërinë, duke përmbysur tërësisht shumë kode, rregulla e koncepte të mëparshme, njerëzit vazhdojnë endé t’i bëjnë vetes pyetje të tilla, si: Ç’kish ndodhur në të vërtetë në shoqërinë shqiptare, gjatë 50 vjetëve të fundit të diktaturës? Si qe e mundur që sistemi arriti të deformonte gjithçka? Përse njerëzit…

Read More

Jori Mersin, Dario Doka, Albi Lushi dhe Enida Përlala këtë të enjte ishin në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ku diskutuan për standardet e bukurisë. Dëshirës për të qenë i bukur nuk i kanë shpëtuar as djemtë, ndaj dhe të ftuarit ndanë mendimet e tyre për këtë gjë. Të gjithë ishin të mendimit se vajzat dhe djemtë duhet të mbajnë veten e tyre, por sipas Albit deri në sjellje e veshje. “Mua më vjen shumë mirë që një mashkull sot mban veten, por do pranoja deri në fazën kremra hidradant por jo në make up. Nuk do dilja…

Read More

Petrit Vasili ka komentuar progres raportin e publikuar nga Bashkimi Europian për Shqipërinë. Sipas deputetit të Partisë së Lirisë, ky raport tregon se me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, zhduket çdo iluzion se Shqipëria mund të ecë drejt Bashkimit Europian. Ndërkohë, fjalimin e Ramës në Këshillin e Europës, ai e cilësoi një qëndrim kundër BE-së. Postimi i Petrit Vasilit: Rama egersisht kunder Europes e BE dhe ne gjunje drejt Lindjes e narkomafies! Raport Progresi i fundit i ve vulen dhe zhduk çdo iluzion se me Ramen dhe qeverine e tij Shqiperia mund te ece drejt Bashkimit Europian. Rama…

Read More

Këngëtari i njohur, Blero, i është drejtuar përmes një letre publike ndjekësve dhe medias, ku bën me dije se martesa e tij me Afronën ka përfunduar. Ai shkruan se situata është mjaft e rënduar, ndaj kërkon që mos të diskutohet më gjatë jeta private e të dyve. “Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç…

Read More

Dy deputetët shqiptarë, Ervin Salianji dhe Florenc Spaho kanë qenë pjesë e delegacionit shqiptar i cili po merr pjesë në punimet Asamblesë së 145 të Unionit Nderparlamentar që po zhvillohet në Ruanda. Gjatë debatit në sesion plenar, dy deputetët shqiptarë u larguan në mënyrë demonstrative nga salla, në momentin që fjalën e mori përfaqësuesi i Rusisë, si një akt simbolik për dënimin e agresionit rus në Ukrainë. IPU është organizatë globale e parlamenteve kombëtare. Ajo promovon qeverisjen demokratike, institucionet dhe vlerat, duke punuar me parlamentet dhe parlamentarët për të artikuluar dhe për t’iu përgjigjur nevojave dhe aspiratave të njerëzve. Unioni…

Read More

18 ushtarë kanë mbetur të vrarë nga një bombë që shpërtheu në një autobus ushtarak pranë Damaskut, ndërsa 27 të tjerë u plagosën. “Një autobus ushtarak në fshatin e Damaskut u shënjestrua sot në mëngjes nga një shpërthim terrorist me një mjet shpërthyes që ishte vendosur paraprakisht”, agjencia shtetërore e lajmeve SANA citoi një burim ushtarak. Deri më tani nuk ka marrë askush përgjegjësi për sulmin dhe nuk kishte koment nga autoritetet siriane.

Read More

Në zgjedhjet parlamentare të Prillit 2021, vota popullore në rang vendi u nda pothuaj përgjysëm mes partive mazhoritare (PS+PSD) dhe partive opozitare (PD, LSI, PDIU, PAA, PR, Vetëvendosje, etj. etj.). Sidoqoftë, falë hartës aktuale territoriale, ndarja e votës popullore në territoret e bashkive të ndryshme ishte goxha e ndryshme. Kështu, PS+PSD siguruan shumicën e votave të pjesëmarrësve në territoret e plot 42 bashkive, nga 61 bashki gjithsej – partitë opozitare siguruan shumicën vetëm në territoret e 19 bashkive (shihni tabelat shoqëruese). Meqë PS-ja duket se nuk do të pranojë ndonjë ndryshim domethënës (elektoralisht) të hartës aktuale territoriale, liderat opozitarë duhet…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin i tha të enjten homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan se Turqia ishte rruga më e besueshme për dërgimin e gazit në Bashkimin Evropian dhe propozoi ndërtimin e një të qendre furnizimi atje, siç e quajti ai.Propozimi vjen në një kohë kur Rusia po përpiqet të ruajë ndikimin e saj energjetik në Evropë ndërsa ndryshon rrugët e furnizimit nga deti Baltik për gazsjellësit Nord Stream, të dëmtuara nga shpërthimet e muajit të kaluar që janë ende nën hetim.”Kjo qendër, të cilën natyrisht ne mund ta ndërtojmë së bashku, do të ishte një platformë jo vetëm…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nuk është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK në Tiranë siç është raportuar në disa media. Ai ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi e cila ishte e planifikuar më parë. Është vetë kryebashkiaku Leli që ka postuar dhe disa foto nga vizita e tij në shtetin fqinj. Për herë të parë kryebashkiaku i Vlorës është marrë në pyetje nga SPAK për rreth një orë më 22 korrik 2022. Atëherë pas daljes nga prokuroria e Posaçme Leli nuk dha detaje se për çfarë u pyet në SPAK duke u përgjigjur: “Pyesni…

Read More