Një sasi e madhe droge, rreth 1 ton kokainë, është kapur në Portin e Guayaquil, në Ekuador. Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, Policia e Ekuadorit raportoi se gjatë një operacioni, u gjet një kontejner me 432 kuti kallamarësh të mbushur me drogë. Pas analizave të kryera, u konfirmua zbulimi i 1294 zarfave me hidroklorur kokaine, të cilat u zbuluan në një kontenier transporti me kallamar të ngrirë. Lëndët fshiheshin në çatinën e kontejnerit dhe në mes të produktit detar me qëllimin për ta fshehur pas erës karakteristike të kallamarit. Mediat e huaja raportojnë se…
Author: tirana
Nëse Ukraina pranohet në aleancën ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, atëherë konflikti në Ukrainë do të garantohej të përshkallëzohej në Luftën e Tretë Botërore, citohet të ketë thënë një zyrtar i Këshillit të Sigurimit rus. Vetëm disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin shpalli zyrtarisht aneksimin e deri në 18% të Ukrainës më 30 shtator, Presidenti Volodymyr Zelenskiy papritur paraqiti kërkesën për anëtarësim të shpejtë në NATO. “Kiev është i vetëdijshëm se një hap i tillë do të nënkuptonte një përshkallëzim të garantuar në Luftën e Tretë Botërore,” u shpreh TASS Alexander Venediktov, zëvendës sekretar i Këshillit të…
Nga Rachel Sanderson “Bloomberg” Kriza ekonomike dhe ajo sociale, që po nxit mbështetjen për të djathtën ekstreme në Itali përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 shtatorit, po e bën ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës të cënueshme ndaj infiltrimit edhe më të madh nga krimi i organizuar. Gjatë një fjalim të mbajtur në muajin maj, një nga të fundit para rënies së qeverisë së tij, kryeministri në detyrë, Mario Draghi, paralajmëroi se krimi i organizuar kishte “marrë forma të reja, por po aq të frikshme”. Përtej dhunës dhe kërcënimit të tij, krimi i organizuar ka depërtuar në bordet drejtuese…
Apple ka nisur prodhimin e iPhone 14 në Indi duke u larguar nga zinxhiri i furnizimeve në Kinë. Kompania prodhon pjesën më të madhe të celularëve në Kinë, por ka zhvendosur prodhimin jashtë vendit nga rritja e tensioneve mes Uashingtonit dhe Pekinit. Politikat “zero Covid” të Kinës kanë nxitur karantinën në mbarë vendin dhe kanë shkaktuar mjaft probleme për biznesin gjatë pandemisë. Gjigandi teknologjik prezantoi iPhone 14 më 7 Shtator. “Modelet e reja të iPhone 14 sjellin teknologji të reja novatore dhe aspekte të rëndësishme të sigurisë. Jemi të lumtur që po prodhojnë iPhone 14 në Indi”, njoftoi kompania. Foxconn,…
Këngëtarja Barbana Dini, disa muaj më parë zbuloi se kishte gjetur dashurinë e jetës, duke mos dhënë detaje të tjera. Sot, në datën e lindjes së partnerit të saj, Eli, ajo ka vendosur të bëjë publik identitetin e tij, ndërsa ka shkruan edhe një dedikim të veçantë. View this post on Instagram A post shared by Barbana Dini (@barbana_ergidini) “Sot eshte ditelindja jote dashuria ime dhe shoku im me i mire!Uroj te te buzeqeshin syte, zemra dhe shpirti gjithe jeten! Faleminderit per lumturine qe me jep dhe e ndajme bashke si cdo gje tjeter! Edhe 100 vite!Love you”, ka shkuar…
Nga 2023 duket se kompanitë nuk do të mbajnë më në arkë xhirot dhe t’i derdhin në banka sipas dëshirës. Në draftpaketën fiskale për vitin e ardhshëm, janë vendosur kufi të qartë të sasive që kompanitë mund të mbajnë në arkë. Detyrimi i ri duket se do prekë më së shumti Agjencitë e Këmbimit Valutor, të cilave u nevojiten sasi të konsiderueshme parash për operacionet ditore. Drafti i Mininistrisë së Financave përcakton se ato nuk do mund të mbajnë gjendje në arkë më shumë se 1.7 milionë lekë, apo afërisht 17 mijë dollarë. Ndërkaq, subjketet me xhiro ditore deri në…
Në fshatin Porodinë të Korçës, një 55-vjeçare ka denoncuar në polici fqinjin e saj 40 vjeçar, pasi sipas saj ai i ka ngacmuar seksualisht djalin, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas policisë shtetasja A.Q pretendon se shtetasi D.M i ka ngacmuar seksualisht djalin, por kjo ngjarje nuk është raportuar në polici. Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet për vlerësim, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi më datë 12.10.2022, ka bërë kallëzim shtetasja A. Q., 55 vjeçe, banuese në fshatin Porodinë, Korçë, e cila pretendon se 4 muaj më parë,…
Fjalimi i mbajtur më 12 tetor nga kryeministri Edi Rama në Këshillin e Europës (KiE), në Strasburg, ka tërhequr vëmendjen e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa. Dua Lipa ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një pjesë nga fjalimi i kryeministrit në Instastory, duke bërë thirrje për liberalizimin e vizave me Kosovën. “Më lini të lirë, liberalizim vizash për Kosovën”, shkruan Dua Lipa. Kujtojmë se një kërkesë të tillë, Dua e bëri edhe gjatë festivalit “Sunny Hill”, ku u shpreh se liberalizimi i vizave me Kosovën do të sillte shumë mundësi për popullin shqiptar atje.…
Tre të rinj ranë në prangat e policisë Tiranë në operacionin e koduar “Fati i lojërave”. Efektivët nga Komisariati i Policisë Nr. 6, goditën një tjetër rast të organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali. Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit: – E. A. 34 vjeç, A. Xh., 28 vjeç dhe E. Xh., 28 vjeç, të tre banues në Tiranë. “Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në një lokal, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në…
Qeveria i ka hapur rrugë procesit të shpronësimeve për tre nga 7 lotet e unazës verilindore të Tiranës. Nëpërmjet vendimit të miratuar, shuma totale e këtij procesi arrin në 3.1 mliardë lekë. Bëhët fjalë për shpronësimet e lotit 4, 5 dhe 6, që prek zonën nga ish-Sheshi “Shqiponja”, tek Bulevardi i Ri, për të vijuar më tej deri tek Kodra e Priftit. Sipas të dhënave në këto lote janë evidentuar 620 pasuri që do të shpronësohen, për interes publik. Me publikimin e këtij vendimi në fletoren zyrtare, të gjitha familjet që preken në këto segmente do të duhet të aplikojnë…
Panairi Shtetëror i Kolorados në SHBA, mbajti së fundmi konkursin e tij vjetor të artit. Dhe një nga çmimet kryesore shkoi për një imazh të krijuar nga Inteligjenca Artificiale (AI), me nxitjen e Xhejzën Alen. Ai përdori një platformë të quajtur “Midjourney” për ta shndërruar tekstin në një vepër arti. Artistët e metodës tradicionale të pikturimit janë të shqetësuar nga ky zhvillim. Ata habiten sesi dikush që shtypi vetëm një varg fjalësh në tastierën e kompjuterit tij, dhe në fund shtypbutonin “Enter” konsiderohet tani një anëtar i komunitetit të tyre. Pavarësisht se në cilën anë të debatit do të rreshtoheni,…
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një aktivitet të paligjshëm, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dietologia”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetases: – S. B., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Kjo shtetase administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij. Në bazë…