Teska kërkoi që partia të jetë më aktive në rrjete sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hapur vetë i pari një llogari në rrjetin social TikTok. Ai ka ndarë një mesazh për simpatizantët e tij. Berisha lajmëroi se do të fillojë një dialog me ta, duke i ftuar që të bashkojnë forcat për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i madh, që vjen si pasojë qeverisjes së Edi Ramës.
Author: tirana
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi në një deklaratë për mediat, tha se progres-raporti i Komisionit Europian është një këmbanë alarmi dhe se Shqipëria nën drejtimin e kryeministrit, Edi Rama po shkon drejt humnerës. Për të lufta ndaj korrupsionit mbetet një problem serioz si dhe pavarësia e gjyqësorit apo liria e medias. “Një listë e gjatë shkeljesh, kriteresh të paplotësuara dhe punësh të pabëra, apo të bëra keq, e kthejnë Ramën dhe administratën e tij në poster të keq-qeverisjes. Shqetësim kryesor i Brukselit mbetet lufta kundër korrupsionit sistemik dhe veçanërisht korrupsionit në nivel të lartë. Duke qenë se lista…
Për dy ditë me radhë, arkitektë, urbanistë, studentë të arkitekturës, janë mbledhur në Tiranë në Forumin për Ndërtimin e Mjedisit Aktiv, FABER, që synon të promovojë praktikat e mira për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave urbane me fokus te lëvizshmëria. Forumin e përshëndetën sot edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Në fjalën e tij, Veliaj e vuri theksin te nevoja që qyteti ka sot për t’u përshtatur me kërkesat e reja të kohës, për sa i përket lëvizshmërisë dhe trafikut. “Unë, Përparimi dhe skuadrat tona, kemi kuptuar se detyra jonë…
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo në një deklaratë për mediat, tha se kryeministri Edi Rama me fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit Europian, turpëroi Shqipërinë si kryeministër dhe dëmtoi Kosovën në momentin më delikat të anëtarësimit të saj në Këshillin e Europës. “Foli si përfaqësues tipik, jo i një vendi anëtar por i narkoshtetit të parë dhe të vetëm ne Europë. Taktika e tij ishte e qartë: le të flasim për një çështje të cilën nuk e ndryshoj, dhe as nuk ma var njeri, për të shmangur sikletin e ballafaqimit për vendin të cilin drejtoj”. Deklarata e plotë Edi…
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi kanë kërcënuar në rrjetet sociale një person për t’i marrë 3 mijë euro. Shtrënguan me anë të kanosjes në rrjete sociale, një shtetas, për dhënien e 3000 eurove, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit Xh. Gj. dhe S. A. kanë shtrënguar një shtetas, duke e kanosur atë në rrjete sociale, për dhënien e shumës prej 3000 eurosh, ndërsa shtetasi H. P. është porositur nga 2 të arrestuarit e tjerë, për të shkuar me automjetin e tij, me shërbim “Taxi”, për të marrë shumën e…
Vijon debati për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy” me vendim qeverie. Deputetja demokrate Ina Zhupa zhvilloi një interpelancë me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Sipas Zhupës, arsyetimi i Ministrisë së Arsimit, se shkolla nuk plotësonte standardet për zhvillimin e procesit arsimor, është i pavend, pasi në shumë shkolla publike në vendin tonë, mësimi zhvillohet në mungesë të kushteve bazë. “Nxënësit diskutojnë se kush do i marrë drurë nga shtëpia, e bëjnë me radhë, se ngrohen në kushte primitive”, tha ajo. Kurse Kushi u shpreh se mbyllja e kolegjit ishte e drejtë, ndërsa shpjegoi se nxënësit tashmë janë zhvendosur…
Apeli i GJKKO, dënon me 800 mijë lekë gjobë ish-deputetin Artur Roshi, pasi akuzohet për shpifje dhe fyerje. Gjobën do të duhet ta paguajë me këste 25 mijë lekë për 32 muaj. Më datë 17 maj 2020, ka bërë një status për Ardit Cikulin, që punonte si drejtor i filialit të FiBank në Sarandë. Statusi i tij në Facebook erdhi pas videos ku shfaqej në momente tensioni, duke hedhur blloqe në tokë dhe ofendonte banorët me fjalë të papërshtatshme. Njoftimi: Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues),…
Në muajin korrik të këtij viti, vajzës së Fiqiri Mjeshtrit që vrau babë e bir dhe më pas veten, iu vodhën dy adresat e saja të Instagramit. Dyshohet se ka qenë i ndjeri, 17-vjeçari Kenado Shira, ai që e ka shantazhuar vajzën, duke e kërcënuar se do t’i bënin publike të gjitha pamjet dhe fotot që kishte në rrjetet sociale. 3 javë më parë është diskutuar mes familjeve kjo histori, dhe konsiderohej e mbyllur. Para 5 ditësh, Renato Hasula (djali tezës së Kenados( ka rinisur ta kërcënojë të miturin, ndërsa kjo e fundit për shkak të frikës, ka refuzuar që…
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, thotë se progres-raporti flet për një parashikim hipotetik që amnistia fiskale të krijojë problematikat e përmendura në raport. Po ashtu ajo tha se amnistia fiskale është bërë edhe nga shtete të tjera, dhe që nuk po bëhet nga vendi ynë për herë të parë. “Në progres-raport shkruhet “could”, që do të thotë “mund”. Jemi duke folur për një draft, kështu që pozicioni i komisionit dhe çfarë progres-raporti tregon, flet për mundësinë, që do të thotë një parashikim hipotetik që amnistia fiskale të krijojë problematikat e përmendura në raport. Amnistia fiskale për ne është shumë e rëndësishme, e…
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, këtë të enjte në konferencën për mediat me ambasadoren e BE-së në Tiranë, foli lidhur me politikat e qeverisë për incenerimin si dhe miliona eurot që janë dhënë nga shteti për inceneratorët ndërkohë që këto para janë zhdukur dhe pronarët e tyre janë në kërkim nga drejtësia. Lidhur me hetimet për inceneratorët, Balluku tha se qeveria nuk ndërhyn tek drejtësia dhe se një gjykim duhet të jepet sa më shpejt. “Inceneratorët përdoren në çdo vend të Evropës e si pjesë e riciklimit, të ndarjes së mbetjes. Nuk e di kë do preferonit ju, fushën afër Durrësit apo…
Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar ankimimin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ky i fundit e kishte çuar çështjen në këtë gjykatë ndërkombëtare, pasi kundërshtonte shkarkimin e tij nga detyra, duke paditur kështu Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendin e Shqipërisë. Padia e tij u regjistrua në këtë gjykatë më datën 22 nëntor të vitit 2019 dhe më pas Strasburgu solli pyetjet për Shqipërinë nëse janë respektuar procedurat ligjore. Pas shkarkimit Fullani fitoi në gjykatë edhe dëmshpërblim për “shkarkim i padrejtë nga posti i Guvernatorit”.
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa zhvilloi në seancën e sotme në Kuvend, një interpelancë me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro, për sezonin veror, ku foli për rastet e mbytjeve si dhe për tragjedinë në Himarë që i mori jetën 7-vjeçares. Po ashtu Zhupa i kërkoi që japë shpjegim për problematikat ndonëse shprehet se nëse do të ishin në një shtet tjetër, Kumbaro do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen. “Mjafton që t’u kujtoj ngjarjet e hidhura që ndodhën gjatë sezonit turistik, mjafton një google i thjesht që të shihni si mbytet i mituri, mbytet djali i dytë, mbytet 40-vjeçarja etj.…