Author: tirana

17-vjeçarët, Kenado Shira dhe Renato Hasula, dyshohet se kanë fshirë nga telefonët mesazhet që provojnë shantazhin ndaj 16-vjeçares, situatë që çoi në ngjarjen tragjike të së mërkurës ku humbën jetën tre persona dhe mbeten dy të plagosur në Klos. Prokuroria e Burrelit ka kërkuar ekspertimin e telefonëve celularë për të rikuperuar mesazhet e shantazhit ndaj 16 vjeçares janë fshirë, babai i së cilës Fiqiri Mjeshtri vrau babë e bir, Liri dhe Kenado Shira, plagosi Eglantin dhe Renato Hasula dhe më pas vrau veten. Telefonat e dy të rinjve tashmë do t’i nënshtrohet ekspertimit në laboratorin e policisë shkencore. Gjithashtu është…

Read More

Një djalë 11-vjeçar është cilësuar si udhëheqësi i një bande krimi në Blackpool. Deputeti anglez, konservatori Scott Benton dha deklaratën teksa ngriti shqetësimet për një ‘bandë adoleshentësh’ që kanë kryer qindra shkelje në një zonë të qytetit bregdetar Lancashire gjatë javëve të fundit, sipas Daily Mail. Banorët në zonën Talbot dhe Brunswick të Blackpool janë të shqetësuar, me qindra krime të ndryshme të kryera nga një bandë adoleshentësh.  Kryetari i grupit është një djalë 11-vjeçar, i cili ka qenë përgjegjës për mbi 80 vepra të ndryshme, duke përfshirë sulmin ndaj një oficereje policie. https://streamable.com/otwgcp Pretendimet e Penny Benton vijnë një ditë…

Read More

Ka nisur emisioni më i ri “N’Rini”, me plot të qeshura, argëtim, diskutime, për qejf si n’rini në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”. Në emisionin e parë me temë “Arti dhe të rinjtë me aftësi ndryshe”, të ftuar ishin, Roland Hysi, Drejtor kombëtar Special Olimpics Albania, Stenaldo Mëhilli, Host në Top Albania Radio, Silvia Dërvishi, Koordinatore Projekti ‘Përterj Barrierave’. Emisioni transmetohet çdo të enjte në orën 20:00 në kanalin e youtube të “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë” dhe Kongresi Rinor Kombëtar: https://www.youtube.com/watch?v=3HBzW8m5CzU. Ky podcast realizohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Europian i…

Read More

Pedagogët kanë dalë sërish sot në protestë, për të kërkuar rritje të pagave. Pedagogët janë mbledhur para ambienteve të Universitetit të Arteve, për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me pagat. Ndërsa kanë bërë me dije se protestat do të vazhdojnë. Ata pohojnë se Shqipëria ka pagat më të ulëta të pedagogëve në Evropë. Pedagogët thonë se ditën e hënë, 17 tetor, ata do të bojkotojnë mësimin. Pedagogët theksojnë se qeveria ka akorduar minimumin për buxhetin në arsim.

Read More

Protestat në emër Mahsa Aminit në Iran, janë bërë shkak që 23 fëmijë të vriten vetëm gjatë muajt shtator. Kjo shifër del nga raporti i fundit i Amnesty International, sipas të cilit disa prej tyre ishin deri 11 vjeç. Raporti i kryer nga një mbikëqyrës i të drejtave të njeriut akuzon forcat e sigurisë të vendit që synojnë të rinjtë. “Shtypja brutale nga autoritetet iraniane për atë që shumë në Iran e konsiderojnë një kryengritje popullore kundër sistemit të Republikës Islamike, ka përfshirë një sulm të gjithanshëm ndaj protestuesve fëmijë, që kanë dalë me guxim në rrugë në kërkim të…

Read More

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në Itali, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit sot. Mediet vendase bëjnë me dije se viktima po udhëtonte bashkë me katër miqtë e tij, kur makina me të cilën po lëviznin humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës. Mësohet se 23-vjeçari shqiptar ishte një nga pasagjerët e mjetit tip “Alfa Romeo”. Katër shokët e tij i shpëtuan vdekjes, ata po trajtohen në spitalin e Perugias. Aksidenti tragjik ka ndodhur përgjatë rrugës Pievaiola, pranë fshatit Strozcapponi, në komunën e Corciano.

Read More

Një denoncim i bujshëm është bërë këtë të premte nga sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Zhuri i cili ka hedhur akuza ndaj shefit të policisë së komisariatit të Vaut të Dejës, Bardhyl Saliu për kanabizimin e vendit. Në prononcimin e bërë për mediat Zhuri deklaron edhe se është kërcënuar me jetë nga ky i fundit pas denoncimeve që ka bërë ndaj tij edhe me padi në prokurori në rrethin gjyqësor të Shkodrës. Po ashtu Zhuri ka deklaruar edhe se në lidhje më këto akuza ka informuar të gjitha institucionet, por nuk ka marrë asnjë reagim.

Read More

Këtë të premte, invalidët e punës po mbajnë një protestë para Ministrisë së Financave, ku kanë kërkuar plotësimin e një sërë kërkesash nga qeveria. Një invalide nga Korça parashtroi disa prej pikave që kërkojnë që të plotësohen. “Kam ardhur nga Korça, jemi invalidë dhe duam të drejtat tona. Indeksimi i pensioneve të invalidëve të punës në përputhje me të ardhura dhe rritjen e çmimeve. Duam rimbursim të energjisë elektrike dhe lëndës djegëse. Dhënie e 500 lekëshit, e premtuar nga buxheti. Nuk jemi për lëmoshë, por kërkojmë të drejtat tona”, tha ajo. Po ashtu në protestë, por në një vend tjetër,…

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.9 ka goditur rajonin rus Irkutsk në Siberi. Tërmeti u regjistrua në rajonin rreth liqenit Baikal, 106 kilometra në lindje të qytetit të Irkutsk dhe ka qenë në një thellësi prej 10 kilometrash. Deri më tani nga autoritetet vendase nuk raportohet për viktima apo dëme materiale në rajonet e prekura nga tërmeti i mbrëmshëm.

Read More

“Burnt Hair” (Flokë të djegur) nga Elon Musk, të cilin ai e përkufizon si “parfumin më të mirë në Tokë”. Ky parfum kushton rreth 100 euro dhe sipas Musk janë shitur deri tani rreth 20000 njësi, që do të thotë se Elon Musk ka fituar më shumë se 2 milionë euro në 3 ditë. Miliarderi Elon Musk ka ndryshuar edhe bio-n e tij në Twitter, duke e përshkruar veten si një “shitës parfumesh”.

Read More

I pastër nga procesi i Vetting-ut del edhe Prokurori i Tiranës, Erjon Imeraj. Këtë të premte ai është konfirmuar në detyrë nga KPK. Imeraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2005 me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe. Pasi ka punuar për shtatë vjet si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, në vitin 2012 ai u emërua si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ku e ushtron dhe aktualisht funksionin e tij.

Read More

Prokuroria e Tiranës refuzoi padinë e Ilir Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve, duke vendosur mos fillimin e procedimit penal. Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, tha në një konferencë për mediat këtë të premte, se vendimi është nul dhe është në shkelje të ligjit. Po ashtu nga ana tjetër, akuzat ndaj Edi Ramës nuk munguan, ku Vasili nënvizoi se Prokuroria është e kapur nga Prokuroria. “Nuk ka kryer hetim prokuroria, nuk është thirrur Meta. Vendimi i prokurorisë është nul. Nuk ka respektuar asnjë nga detyrimet themelore që i takon prokurorisë së Tiranës. Kjo tregon qartë kapjen për fyti të…

Read More