Author: tirana

Policia e Tepelenës është vënë në ndjekje të 26 vjeçarit me inicialet T.H, pasi ky i fundit ka përndjekur dhe ushtruar dhunë ndaj një vajze të mitur. Denoncimin në komisariat e ka kryer vetë 17 vjeçarja, ndërsa grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të rastit. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin T. H., 26 vjeç, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 17 vjeçe, se ky shtetas e ka pëndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë…

Read More

Një 37-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi kishte vjedhur një makinë, ku brenda tij ishin dy fëmijë 4 dhe 8 vjeç. Babai i fëmijëve, nga Florida, kishte bërë denoncimin për vjedhjen e mjetit dhe rrëmbimin e fëmijëve të tij. Jonathan Pazmino Alvarez menjëherë kishte marrë masat për ndjekjen e personit që kishte marrë fouristradën. “Daily Mail” shkruan se brenda pak minutash, i dyshuari, Kevin Smith u ndalua nga policia, e cila ndaloi trafikimin e fëmijëve. Në momentin kur Alvarez hapi derën e automjetit, fëmijët i thanë menjëherë oficerit se makina nuk i përkiste burrit që ishte në timon.…

Read More

Prokuroria e Lezhës kërkon 35 vite burg për Albert Kacën, i cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë. Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokuroria e cila dha në gjykatë konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje. 32-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer brenda rrethit familjar” dhe sipas organit të akuzës është arritur të provohet se i pandehuri e ka goditur me dashje me makinë ish-kunatin e tij Ylli Mena. Tashmë do të jetë trupa gjykuese e cila do të japë vendimin përfundimtar për 32-vjeçarin Albert Kaca, i cili vijon të jetë në arrati,…

Read More

Lajmi është bërë i ditur nga një sondazh i shoqatës jofitimprurëse Weee Forum, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mbetjeve elektronike e cila festohet më 14 tetor. Anketa u krye në një kampion prej 8,775 familjesh europiane në gjashtë vende: Portugali, Holandë, Itali, Rumani, Slloveni dhe Mbretërinë e Bashkuar. Sipas rezultatteve, një familje mesatare europiane zotëron 74 produkte elektronike, duke përfshirë telefona celularë, tablet, laptop, vegla elektrike, tharëse flokësh, dhe pajisje shtëpiake (me përjashtim të llambave). Nga këto pajisje, nëntë sepse nuk përdoren, katër sepse janë të prishura.

Read More

Atletja shqiptare Luiza Gega ka deklaruar në një intervistë televizive së fundmi se ka kaluar një gjendje depresive kur ka qenë në Kenia. “Ka qenë në fakt një periudhë edhe depresive, që mu desh të kaloja për 4 muaj në një vend të huaj të pasigurt sic është Kenia”, tha ajo. Pikërisht në këtë vend, ajo ka treguar se ka pasur dhe një rast kur dikush ka tentuar t’i futet në dhomë, por atë natë ajo nuk ka qenë aty. “Tentativë që futen për të vjedhur në dhomë, ka qenë histori në pandemi, ne jetonim në një qendër në Kenia,…

Read More

Kryeministri Edi Rama është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz gjatë qëndrimit të tij në Berlin si pjesë e Kongresit të Partive Socialiste Europiane. Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto nga takimi me Scholz dhe nuk dihet se çfarë kanë biseduar së bashku. Po ashtu, Rama bën me dije se do të jetë kancelari i Gjermanisë, ai i cili me anë të një fjalimi do të mbyllë këtë kongres. “Dhe nga Berlini, ku sot në mesdite mbyllet me fjalimin e kancelarit Scholz, Kongresi i Socialistëve dhe Demokratëve Europianë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan…

Read More

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesin të kësaj të shtune në Lezhë, në shtëpinë e policit Zef Kola. Mësohet se fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Forca të shumta të Policisë së Lezhës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe kanë mbledhur provat për zbardhjen sa më parë të këtij atentati me tritol ndaj një efektivi. Shtëpia e Zef Kolës ndodhet në fshatin Manati të Lezhës. Edhe vetë polici është pyetur nga kolegët në lidhje me ngjarjen, për të parë nëse sulmi ka lidhje me detyrën apo bëhet fjalë…

Read More

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), organizoi në Shkodër, më 13 tetor 2022, tryezën e pestë të këshillimit publik, në kuadrin e rishikimit të Kodit të Transmetimit. Në ndryshim prej katër tryezave paraprirëse me karakter tematik, të zhvilluara në Tiranë, tryeza e zhvilluar në Shkodër pati karakter gjeneralist. Por ndonëse si paraqitja ashtu edhe diskutimet e nxitura prej saj, prekën të gjithë kapitujt e Projektkodit, vëmendja kryesore u përqendruar veçanërisht te “Barazia gjinore dhe mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijës në transmetimet audiovizive”, te “Respektimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuar dhe aksesi i tyre në…

Read More

Policia ka mësyrë në një dyqan në Rrugën e Durrësit, në Tiranë, ku ka sekuestruar dhjetra aparaten celularë dhe ka arrestuar një person. Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, u zhvillua operacioni i koduar “Phones 3”, ku u vu në pranga pronari i subjektit tregtar. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 3″, kanë goditur një rast tjetër të kontrabandës së mallrave, për të cilin u bë arrestimi i shtetasit: – B. H., 34 vjeç,…

Read More

DashiNdarja e një projekti aktual dhe fillimi plotësisht nga e para mund të duket si një ide e mirë, por nuk është ashtu. Fillon një trend i ri që do të vazhdojë për dy muajt e ardhshëm dhe do të zbuloni se mund ta ktheni një projekt të dështuar në një të suksesshëm. DemiNjë trend i ri nis sot që do të ketë një efekt të thellë gjatë dy muajve të ardhshëm. Në përgjithësi, veprimet tuaja do të jenë më ëndërrimtare dhe më imagjinative. Më shpesh do ta gjeni veten në fantazi. Përdoreni këtë periudhë në avantazhin tuaj. BinjakëtSot është…

Read More

Sipas MeteoAlb, sot pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore pas mesdite. Ndërsa kthjellimet do të jenë më prezente në ultësirën perëndimore. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Ver

Read More