Ilir Meta paralajmëroi se do të jetë aktiv në politikë edhe për 25 vitet e ardhshme, ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë që pas dy vitesh të jetë në krye të qeverisë. Ai u shpreh se dëshiron të kalojë edhe njëherë të gjitha shkallët që ka kaluar më parë. I ftuar në “Kjo Javë”, kreu i Partisë së Lirisë iu drejtua me një mesazh qytetarëve shqiptarë: “Më jepni fuqi, t’ju jap llogari”. “Unë pas dy vitesh nuk e di ku e shoh veten, por aktualisht e shoh veten sikur e kam nisur nga e para. Patjetër unë do t’i kaloj të…
Author: tirana
29 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19 nga 561 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 16 në Tiranë, 4 në Sarandë, 2 në Kamëz, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Fier, Roskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,393 që nga fillimi i epidemisë.
Pamja Vështrimi është sigurisht një nga shenjat kryesore të tërheqjes mes dy njerëzve. Kontakti i gjatë dhe i vazhdueshëm me sy shpreh interesin dhe lehtëson fillimin e një bisede. Shikimi në sy i njëri-tjetrit apo shikimet e fshehta janë veprime të kryera si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat, ndërsa nëse dikush shmang shikimin tonë ndoshta nuk është i interesuar për ne. Qëndrimi Sipas disa studimeve, qëndrimi apo mënyra se si ne zëmë hapësirë me trupin tonë, mund të zbulojë shumë. Gruaja, për shembull, priret të marrë një qëndrim me kofshën e ngritur në mënyrë që të kujtojë në mënyrë…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjykon se me rikthimin e Sali Berishës në krye të PD-së, opozitës po i kthehet dinjiteti. Ish-presidenti u shpreh se shpreson për një bashkim të opozitës, duke shtuar se para 25 prillit kryeministri Edi Rama e “tërhiqte për hunde” Partia Demokratike. “Jemi për bashkimin e gjithë opozitës se vendi ka nevojë për këtë. Shohim PD si partner kryesor sepse vijon të jetë forca kryesore opozitare. Para 25 prillit opozitën e tërhiqte për hunde Edi Rama. Vetëm presidentin e Republikës nuk kontrollonte dot. Sot ai nuk mund të kontrollojë më PD. Rama ka zero ndikim…
Djegin e mandateve nga ana e opozitës në vitin 2019, Ilir Meta e konsideron një vendim katastrofik ekskluziv të Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha. Kryetari i Partisë së Lirisë tha gjatë një interviste në “News24” se e paralajmëroi Monika Kryemadhin për pasojat që do të shkaktonte ky vendin, por, sipas tij, ajo ra pre e besimit të verbër ndaj Bashës dhe u mashtrua. “Nga pikëpamja e respektimit të të drejtave të njeriut, nga pikëpamja ekonomike dhe sociale, situata është ulëritëse, por unë isha betuar mbi kushtetutë që do të qëndroja si president deri në fund të mandatit. Djegia…
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka thënë gjatë një vizite në Lituani se, NATO-ja duhet të bëjë më shumë për të garantuar sigurinë e përbashkët dhe që ta mbrojë veten nga çfarëdo veprimi agresiv i Rusisë. “Fakti është që ne, NATO-ja, duhet të bëjmë më shumë për sigurinë e përbashkët, sepse ne nuk mund ta dimë sa larg shkojnë iluzionet e (presidentit rus, Vladimir) Putin”, ka thënë Lambrecht, teksa ka vizituar trupat gjermane të angazhuara në shtetin baltik. “Ne kemi dëgjuar kërcënimet e Rusisë në Lituani, e cila ka zbatuar sanksionet evropiane në kufi me Kaliningradin. Këto nuk janë…
Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj deputetes Grida Duma, për të cilën tha se po flirton me qëllim për të kapërcyer te kampi i Berishës. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se demokratët nuk e kanë harruar që Grida Duma ishte pjesë e atyre që helmuan demokratët gjatë protestës në selinë e PD-së më 8 janar. Postimi i plotë: Grida po ‘flirton’ me liderin historik, a thua se ne e harruam që në 8 Janar desh e mbyti liderin dhe të gjithë ata që e bënë Partinë Demokratike. Nejse, meqënëse kam treguar finokëri në politikë të një…
Policia ka proceduar penalisht një shtetas nga Anglia, pasi i vodhi çantën e dorës një personi tjetër në aeroportin e Rinasit. Pas denoncimit të bërë nga shtetasi Sh. T., shërbimet e Policisë kanë kryer kontrolle të menjëhershme dhe si rezultat kanë identifikuar dhe kapur personin, së bashku me çantën që ai kishte vjedhur. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi N. E., 47 vjeç, nga Anglia, për veprën penale “Vjedhja”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy deklaron se zyrtarët rusë kanë filluar të “përgatisin shoqërinë” për përdorimin e armëve bërthamore. Megjithatë, ai thotë se Rusia “nuk është e gatshme” të përdorë armë bërthamore. “Ata nuk e dinë nëse do ta përdorin. Mendoj se është e rrezikshme edhe të flasësh për këtë,” tha Zelenskyy në një intervistë për BBC, ndërsa shtoi se presidenti rus Vladimir Putin ka frikë nga “njerëzit e tij”, pasi ata ishin të vetmit që mund t’i hiqnin pushtetin dhe t’ia jepnin dikujt tjetër. I pyetur nëse Putini do të mbijetojë nëse Ukraina fiton luftën, Zelenskyy përgjigjet: “Nuk më intereson”.
Policia e Fierit ka arrestuar tre persona pas operacionit policor “Bashkëpunimi”, ku u zbulua se një lokal ishte përshtatur për përdorimin e drogës. Gjatë kontrollit në lokal u gjetën doza me kokainë, 18.380 euro, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Në pranga përfunduan Eduard Gjigoli (pronari i lokalit), Liridon Gashi (i dyshuar se furnizonte me lëndë narkotike pronarin e lokalit) dhe Donald Llupi (kamerieri). Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Gashit u gjetën dhe 6.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa. “Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vlerëson se qytetarët shqiptarë paguajnë më shtrenjtë se kushdo tjetër në rajon për çmimin e naftës. Sipas tij, kjo ndodh për shkak se qeveria vjedh dhe grabit me taksat e larta. “Qytetarët shqiptarë paguajnë më shtrenjtë se kushdo tjetër në rajon për çmimin e naftës. Nafta në Shqipëri shitet më shtrenjtë, sepse Qeveria vjedh dhe grabit me taksat e larta, duke rënduar dhe varfëruar buxhetet familjare. Në vend që të lehtësonte barrën fiskale, ashtu siç bënë vendet e rajonit dhe të Europës, Qeveria krijoi Bordin, vendimet e të cilit nuk bëjnë gjë tjetër…
Para pak ditësh u përfol se Elvana Gjata së bashku me Dhurata Dorën mund të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision vitin e ardhshëm. Mirëpo, këngëtarja iu ka dhënë fund aludimeve duke konfirmuar mospjesëmarrjen e saj në Festivalin e fundvitit. Përmes një Instastory, Gjata njoftoi se nuk do të konkurrojë këtë vit. Kujtojmë se dy këngëtaret sollën bashkëpunimin e tyre të parë në verë të titulluar “Gajde”, që rezultoi i suksesshëm.