A keni vështirësi të bini në gjumë çdo natë dhe përfundoni duke e kaluar pjesën më të madhe të kohës në shtrat duke u rrotulluar? Dr Andrew Weil, një ekspert i mjekësisë integruese, ka një zgjidhje, rregullin 4-7-8 të frymëmarrjes, të cilin ai e përshkruan gjithashtu si një “qetësues natyral për sistemin nervor”. Ky ushtrim kërkon një minutë për të gjeneruar një ndjenjë relaksimi. Ky gjithashtu mund të bëhet ulur ose shtrirë, me një dorë në stomak dhe një në gjoks. Bëni një thithje të këndshme të thellë ndërsa numëroni deri në katër. Mbajeni ajrin për shtatë sekonda. Lëshojeni të gjithë…
Author: tirana
Rritja e çmimit të naftës një ditë më parë ka sjellë reagimin e deputetit demokrat, Ervin Salianji Ndërsa fton qytetarët që të ngrihen në protestë, ai shprehet se bordi i qeverisë është garanci e abuzimit me çmimet e karburanteve. “Qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të karburanteve në rajon dhe ndër më të shtrenjtët në botë, qeveria të vetmin kujdes ka të mbrojë oligarkët nëpërmjet bordit dhe favorizimeve të tjera si kontrabanda! Nga rritja pa limit e çmimit po pasurohet qeveria, po pasurohen oligarkët dhe po varfërohen përditshëm qytetarët! Kontrabanda e naftës ndërkohë rritet proporcionalisht me rritjen e…
Shpërthimi i fuqishëm në një stacion për karburante në qarkun Donegal të Irlandës pasditen e të premtes ka lënë 9 të vdekur. Policia irlandeze raportoi se tri viktima u konfirmuan të premten, ndërsa sot u njoftuan humbjet e tjera. Tetë persona janë dërguar në spital, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e trupave të tjerë. Kryeministri i Irlandës, Micheál Martin e ka konsideruar incidentin si “tragjedi të papërshkrueshme”.
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Në pranga kanë përfunduar Gjok Marku, Alban Lleshaj dhe Alfred Doda, të cilët u ndaluan teksa po udhëtonin me automjet në drejtim të zonës ku kishin mbjellë bimë kanabis. Operacioni i koduar Vela erdhi pas një hetimi disa mujor, ku policia e Lezhës evidentoi dhe asgjësoi rreth 150 bimë të dyshuara narkotike të kultivuara, si dhe ka sekuestruar rreth 200 bimë kanabis në proces tharjeje. Gjon Marku rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Aktorja spanjolle Beatriz Álvarez-Guerra ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me makinë në Pontevedra, në rajonin Rías Baixas. Artistja ndodhej në makinën që drejtohej nga partneri i saj, një 24-vjeçar, kur automjeti përfundoi në lumin Almofrei në Cotobade. Partneri i aktores arriti të dilte nga automjeti dhe të shkonte në një vend më të sigurt. Hetimet e policisë zbuluan se i riu, banues në Madrid, drejtonte makinën pavarësisht se nuk kishte leje drejtimi. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia.
Sot dhe nesër (8 dhe 9 tetor) qielli do të shkëlqejnë nga shkëmbinjtë e zjarrtë hapësinor dhe pluhur gjatë shiut vjetor të meteorëve Draconid. Fatkeqësisht, Hëna e plotë do të shkëlqejë në maksimum duke venitur shiun e meteorëve. Shiu i meteorëve ndodh kur Toka kalon nëpër retë e mbeturinave shkëmbore të lëna pas nga kometat. Gjatë dy netëve planeti ynë do kalojë mes miliona shkëmbinj të vegjël të akullt të mbetur nga kometa 21P/Giacobini-Zinner, e cila kalon nëpër sistemin tonë diellor dhe kalon orbitën e Tokës një herë në 6.5 vjet, sipas NASA-s. Ndërsa ato “thërrima kometash” të vogla bien…
Fikja e WiFi-së tuaj mund t’ju kursejë pak para, mund të shkaktojë më shumë probleme afatgjatë. Ekspertët e fushës u kanë kërkuar familjeve që të mos i fikin ruterat e tyre sado joshëse mund të duket kjo. Jeff Parsons, redaktor i teknologjisë dhe shkencës në Metro, vuri në dukje se ndërmarrja e këtij veprimi mund t’i kursejë një familje mesatarishz deri në 20£ në vit. Megjithatë, ai vazhdoi të shpjegonte: “BT, Sky dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve të internetit rekomandojnë t’i lini ruterët tuaj të ndezur gjatë gjithë ditës, çdo ditë.” Arsyeja është se fikja dhe ndezja e vazhdueshme…
Qeveria ka ndërmarrë një nismë me lëndë shtesë në shkolla me qëllim për t’i mbajtur më gjatë dhe me veprimtari cilësore fëmijët e shkollave 9-vjeçare e ato të mesme. Tashmë, është hartuar programi kombëtar për aktivitetet jashtë orarit mësimor që përfshin pesë disiplina: Artet e bukura dhe tradicionale, Muzikë, Shkencë dhe teknologji, Sport dhe Mirëqenie.Ai do të zbatohet duke nisur nga semestri i dytë, në 200 shkolla si projekt pilot për t’u shtrirë vitin e ardhshëm shkollor në të gjitha shkollat e vendit.Pesë fushat e sipërcituara janë parashikuar të futen si komponent integral në kuadër të programit që zbatohet prej…
Ish kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në një takim me banorët e Lazaratit. Ai i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama, teksa tregoi dhe atë që i ka thënë një mik i tij për ‘skenarin’ e qeverisë për Libohovën dhe Lazaratin. “Një mik i imi në Libohovë më tha se Edi Rama i paska thënë një socialisti të thekur se Libohovën dua ta vë në heshtje e Lazaratin ta shpërbëj fare. I them Edi Ramës Lazarati është këtu e s’ka forcë në botë që mund ta shpërbëjë Lazaratin.Lazaratin u përpoqën ta shëprbëjnë diktatura mizore e etërve të tu…
Klaudia Pepa është ndër personazhet që rrallë e shikojmë të bëhet pjesë e mediave. Balerina e mirënjohur ka zgjedhur të ruajë një profil të ulët në media, që pas angazhimit të saj në Itali. Por, spektakli “Dance with me” e ka rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes. Duket si anëtare e jurisë, Klaudia ka zgjedhur që herë pas here të dalë edhe pak nga pozicioni i saj. Postimet romantike të saj në rrjete sociale kanë ngritur shpesh dyshimet se mund të jetë duke jetuar një histori të bukur dashurie. E pyetur nëse ka një partner në krah, Pepa disa…
Bora Zemani u rikthye mbrëmë në ekran me spektaklin “Dancing With the Stars”. Hyrja nisi me një performancë nga balerinët, pjesë e së cilës ishte dhe vetë moderatorja. Bora arriti që të kërcejë mjaft mirë, duke pasur parasysh edhe faktin që ajo është marrë me balet shumë vite më parë. Ky moment nuk ka kaluar pa u komentuar në rrjet, pasi është krahasuar me performancën që mbajti Luana Vjollca në “Shiko kush luan”. Sigurisht, Luanës, e cila tashmë është pjesë e TV Klan, nuk i ka shpëtuar ky moment dhe ka hedhur një thumb në Instagram. Ajo ka shpërndarë një…
Në fshatin Kodër Lumë, shtetasi H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, fqinjin e tij 6 vjeç. Fëmija ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, shtetasin H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale.Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.