Author: tirana

Këtë të dielë vendi ynë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes. Gjatë ditës me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Meteoalb temperaturat minimale do të luhaten 8-15 gradë në veri në mëngjes, gjatë ditës do të jenë pa ndryshime 19-23°C në veri deri në 24-27°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Read More

Gëzim në familjen e Shkurte Fejzës. Këngëtarja e njohur nga Kosova marton sot djalin e saj, Arbrin, me Erzën. Mes shumë të ftuarve VIP, është dhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela. Ka qenë Basha ai që ka ndarë në llogarinë e tij Facebook disa foto nga dasma ku shfaqet krah familjes Fejza.

Read More

Për emisionin “Vetting” 20-vjecari tregon se një bashkëmoshatar e ka joshur në fillim për të tymosur një cigare hashash kur ishte në moshën 14 vjeç. Më pas ia ka sugjeruar një tjetër bashkëmoshatari dhe kështu krijohet rrjeti i frikshëm i konsumatorëve të lëndëve narkotike mes minorenëve. Është një këmbanë alarmi që mesa duket askush nuk po e dëgjon. I riu thotë se ka nisur të jetë konsumator dhe shpërndarës i hashashit që në moshën 14-vjeçare, në fillim e ka nisur me doza të vogla dhe më pas ka nisur ta rrisë sasinë e konsumit. “Unë kam lindur në vitin 2002…

Read More

Në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç. Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte…

Read More

Fatjon Murati, është personi i cili u ndalua mbrëmjen e sotme nga policia e Tiranës. Ai rezultonte i shpallur në kërkim policor, ndërsa në makinë lëvizte bashkë me Indrit Doklen. Ky i fundit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, por nuk ka një urdhër arresti ndaj tij. Ndërkohë, Fatjon Murati është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë…

Read More

Një grup prej 7 shqiptarësh është vënë në pranga dy ditë më parë, pas një operacioni policor të nisur prej 2019, ndërsa janë kapur në flagrancë duke tentuar të kalonin ilegalisht disa shqiptarë, përfshirë edhe të mitur, drejt Anglisë. Emigrantët i paguanin bandës nga 3,000 deri në 15,000 euro për çdo kalim. Mediat e huaja shkruajnë se jo në pak raste, trafikantët i fshihnin “klientët” në vende që mund t’u rrezikohej edhe jeta, ndërsa ruanin të dhënat e tyre kredenciale në mënyrë që t’i kishin në dorë deri sa ata të shlyenin borxhin për kalimin ilegal.

Read More

Migrantët shqiptarë me qëndrim të parregullt në vendet e Bashkimit Evropian renditen të shtatët në listën e dhjetë vendeve me prurjet më të mëdha migratore sipas të dhënave të publikuara nga raporti më i fundit i Organizatës Evropiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX. Sipas Raportit “Analiza e riskurt 2022-2023” të FRONTEX numri i tyre erdhi duke u rritur në vitin 2021 me 25.892 persona të cilët përbëjnë 5% të numrit të përgjithshëm të të huajve me qëndrim të paligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian.( 468.719 gjithësej) Numri i migrantëve shqiptarë me këtë status u rrit me 18% krahasuar me vitin…

Read More

Moderatorja nga Kosova, Elita Rudi i ka shtuar më shumë dyshimet për pjesëmarrjen e saj në reality shown “BBV Kosova”. Gjatë një interviste, ajo konfirmoi se në fund të këtij muaji do të ishte pjesë e një projekti në televizion, por pyetjes, nëse ishte “Fun Club”-i i Big Brother, program shumë i rëndësishëm që shoqëron spektaklin, projekti që ajo do të moderojë, Elita u përgjigj: “Unë mund ta di se kush do jetë e nuk mund të ta them, madje as për veten nuk mund të ta them. Patenta të tilla e kanë shumë të rëndësishëm ruajtjen e informacionit.”

Read More

Sipas Forbes, një nga futbollistët më të paguar në arenën ndërkombëtare është Kylian Mbappe. Përfitimet e francezit këtë sezon kanë arritur në 131 milionë dollarë mes pagës dhe sponsorëve, një shifër rekord që e vendos atë në krye të lojtarëve më të paguar në botë. Madje ai ka kaluar dhe Ronaldon e Messin. Sipas Forbes, shtatë herë fituesi i Topit të Artë merr 110 milionë dollarë në sezon, ndërsa fitimet e Cristianos janë 100 milionë.

Read More

Një 51-vjeçar i identifikuar si Makhir Yusubov dyshohet se është drejtuesi i kamionit me eksploziv që shpërtheu në orët e para të së shtunës Urën e Krimesë.  Kontaktet për herë të fundit me familjen e tij ai i ka pasur dy ditë më parë. Ura konsiderohet e një rëndësie strategjike, pasi është një rrugë e rëndësishme furnizimi logjistike për forcat ruse në Krime dhe për territoret ukrainase të pushtuara nga rusët, ndërsa në të njëjtën kohë është shfaqur si një simbol i pushtimit rus. Nga sulmi humbi jetën shoferi dhe një çift brenda makinës që lëvizte pranë kamionit.

Read More

Gentian Zenelaj, teksa fliste për fëmijërinë e tij në Lezhë, ai u shpreh se në këtë qytet ka kaluar shumë aventura. Aktori i njohur i humorit tregoi se i vogël ka qenë edhe çoban me dhitë e dajave. “Gjetja e një kujtimi për mua është shumë e çmuar. Më ndodh shumë shpesh në Lezhë kur ulem buzë Drinit, pi një kafe apo vendbanimit Ilir apo tek vendvarrimi i Skënderbeut, teksa rri mendueshëm ndër 100 mendimet që kam në kokë del një fill si tek filmi i Harry Potter del një fill nga koka dhe janë një varg kujtimesh të cilat…

Read More

Një 37-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Karabinierët e Compagnia Roma Cassia kanë vënë kanë vënë re lëvizje të dyshuara të shqiptarit në ambiente të dyshimta dhe më pas kanë lokalizuar një magazinë të braktisur në komunën e Campagnano di Roma, brenda së cilës 37-vjeçari kishte krijuar një plantacion marihuane. Gjatë kontrollit u gjetën mbi 300 bimë kanabisi dhe një sasi marijuane gati për shitje.

Read More