Veshkat tuaja janë përgjegjëse për rregullimin e furnizimit me ujë në trupin tuaj 24/7. Është një punë kritike dhe veshkat kërkojnë sa më shumë lëngje. Dhe lëngu numër 1 për veshkat e shëndetshme dhe mirëqenien e tyre është sigurisht uji. Pse uji është më i miri për veshkat tuaja? “Uji është “ushqyesi” më i rëndësishëm i trupit tuaj,” thotë dietologia ëendy Bazilian. Instituti i Mjekësisë i Akademive Kombëtare vlerëson se burrat kanë nevojë për rreth 13 gota lëngje në ditë, ndërsa gratë kanë nevojë për rreth 9 gota për të funksionuar siç duhet. Pije që mund t’ju ndihmojnë të mbani…
Author: tirana
Liverpooli është përzgjedhur si qyteti pritës për edicionin e 67-të të Eurovision, pas një gare të ngushtë me Glasgoë. Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2023 do të zhvillohet në Liverpool Arena të shtunën më 13 maj ndërsa gjysmëfinalet do të mbahen të martën më 9 maj dhe të enjten më 11 maj. BBC, së bashku me Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU), do të organizojnë Konkursin në konsultim me UA:PBC, transmetuesin publik të Ukrainës dhe fituesit e vitit të kaluar të konkursit. Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision Song Contest Martin Österdahl tha: “Liverpool është vendi ideal për të pritur Festivalin…
Gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Pragë kishte zgjedhur një kostum ngjyrë blu, të shoqëruar me këmishë të bardhë e kravatë plot ngjyra. Në një moment duket kryeministrja e Islandës, Katrin Jakobsdotirm, që shfaq interes për kravatën e Ramës.
Në takimin e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha me demokratët sot në Gjirokastër ka ndodhur një e papritur. Teksa ish-kryeministri mbante fjalën duke folur për situatën ekonomike, u shkëput energjia elektrike duke lënë demokratët në errësirë. Disa prej tyre ndezën blicat e celularëve deri në rregullimin e problemit. Berisha ironizoi këtë situatë duke e cilësuar si dukuri normale për këtë qeveri. “Terri i kësaj qeverie. Nuk rrinë dot këta pa përdorur metodat e vjetra. Janë një sekt i veçantë”, tha Berisha.
Vllaznia nuk ia del ndërsa Partizani ruan pozitat në vendin e parë. Provë karakteri për skuadrën e Giovani Colellas në “Loro Boriçi” që fitoi 2-1 me gola të Da Silvas dhe të të përhershmit Skuka në fundin e takimit. Sukses shumë i rëndësishëm për të kuqtë që reagojnë pas humbjes në derbi dhe e bëjnë këtë në një transfertë shumë të vështirë si ajo e Shkodrës ku golin e vetëm për vendasit e shënoi Ardit Hoxhaj në pjesën e parë. Me këtë fitore, Partizani ngjitet në kuotën e 15 pikëve, 3 më shumë se Tirana ndjekëse ndërsa Vllaznia bën një…
Nga Mero Baze Në fushatën e kacafytjeve mes veprimtares Kokalari dhe mbështetësve të Berishës, nuk vlejnë debatet për idetë konservatore apo sovraniste, pasi ato në fakt nuk kanë qenë thelbi i arsyes përse ata janë bërë bashkë. Ata nuk u bën bashkë një vit më parë për të bërë PD-në më konservatore apo më sovraniste, por u bënë bashkë t’i gjendeshin Berishës në ditët e tij më të zeza të karrierës politike, kur u shpall familjarisht si person i përfshirë në korrupsion madhor, minues i demokracisë në vend dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë. Në atë krizë braktisje, pas vendimit…
Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të japin më shumë ndihmë financiare dhe ushtarake për Ukrainën, por ata nuk arritën ndonjë pajtim lidhur me vendosjen e një çmimi tavan për gazin gjatë samitit joformal që zhvilluan më 7 tetor në Pragë të Çekisë. Shumica e 27 shteteve të BE-së duan vendosjen e një çmimi tavan për gazin, për shkak të rritjes së çmimeve pas ndaljes së furnizimeve me gaz nga Rusia. Për këtë temë, shtetet e BE-së kanë biseduar për javë të tëra, por ka mospajtime lidhur me detajet se si duhet të bëhet kjo. Çmimet e gazit dhe…
Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon pasditen e kësaj të premteje një bashkëbisedim më demokratët e Gjirokastrës, të cilëve iu kërkoi që të mos heqin dorë nga misioni i tyre në këtë kohë kritike për vendin. “Gjirokastra me trashëgiminë e saj dhe atë që kanë krijuar të parët tuaj qëndron në kurorën e trashëgimive kulturore të botës dhe në këtë kontekst mbeten gjithnjë frymëzues veprat, krijimet e paraardhësve tuaj. PD është parti e traditës. Dhe ne respektojmë shumë traditën tonë më të mirë. Sot unë jam këtu për të dëgjuar zërin tuaj dhe për të diskutuar me ju dhe për të…
Një grua britanike humbi syrin pasi u infektua me një infeksion të rrallë gjatë dushit ndërkohë që mbante lente kontaktit. Pasi arriti në spital,doktori zbuloi se Marie Mason kishte kontraktuar një bakter të rrezikshëm. Më pas, 54-vjeçares iu tha se ajo kishte një sëmundje të rrallë të quajtur Acanthamoeba Keratitis, e cila po ushqehej me kornenë e saj, në dëm të shikimit të saj. Ajo tha: Më duhej të lija punën sepse në atë kohë punoja në kuzhinë tek një shkollë dhe më duhej të hidhja pika për sytë çdo gjysmë ore, kështu që thjesht nuk funksiononte sepse ishte shumë e…
Qëllimi i çdo artisti është të argëtojë dhe edukojë audiencën e tij përmes artit. Megjithatë, puna e tyre duhet të korrespondojë me të ardhurat e tyre që përcaktojnë stilin e tyre të jetesës. Vetëm një pjesë e vogël e këngëtarëve bëhen ikonë dhe i qëndrojnë provës së kohës. Dhe nëse e arrijnë këtë, do të thotë një gjë: para. Me kalimin e viteve, muzika është kthyer në një nga bizneset më fitimprurëse. Shumë individë janë bërë milionerë duke ushqyer aftësitë dhe talentin e tyre në muzikë. 1. Kanye West – 1.8 miliardë dollarë 2. Rihanna – 1.7 miliardë dollarë 3.…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të fundit të bordit, i cili e rriti çmimin e naftës në 245 lekë për litër. Berisha ka njoftuar protesta duke theksuar se në bursë çmimi i naftës ulet, Rama me bordin e tij vendos rritje rekord. ‘Në bursë çmimi i naftës ulet; Rama me bordin e tij vendos rritje rekord! Protestë protestë dhe vetem protestë!’, shkruan Berisha në Facebook.
Jeni penduar kur jeni dorëzuar ndaj tundimeve tuaja? Jeni përpjekur të hiqni dorw nga diçka, por nuk keni mundur? Jonathan Bricker, një ekspert i sjelljes pranoi se mësoi vlerën e shkencës nga babai i tij dhe rëndësinë e shëndetit nga nëna e tij. “Ne angazhohemi në sjellje të pashëndetshme për shkak të gjenetikës sonë, për shkak të neurotransmetuesve tanë të trurit dhe për shkak të ndikimeve mjedisore si moshatarët dhe mediat”, tha ai për varësitë e zakonshme jo të shëndetshme. “Ekziston një shkencë e re e vetëkontrollit: gatishmëria. Vullneti do të thotë të lejoni që dëshirat tuaja të vijnë dhe të ikin”,…