Ngrohja qendrore do të kufizohet në Itali këtë dimër, si masë e marrë ndaj mungesës së furnizimit me gaz evropian të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Sipas një dekreti të ri të qeverisë, ndërtesat do të përballen me pesëmbëdhjetë ditë shtesë pa ngrohje qendrore. Italianëve do t’u thuhet gjithashtu të ulin ngrohjen me një shkallë dhe të fikin për një orë shtesë në ditë. Disa ndërtesa do të përjashtohen, duke përfshirë çerdhet dhe spitalet. Lëvizja vjen pasi qeveritë në të gjithë Evropën kërkojnë të reduktojnë kërkesën dhe të mbështesin furnizimet me energji përpara dimrit. Shumë prej tyre vareshin…
Author: tirana
Bashkëkryetarët e grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, paraqitën sot në Dhomën e Përfaqësuesve një projekt-rezolutë ku dënohen me forcë sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë. Projekt-rezoluta e hartuar me nismën e ligjvënësit nga Nju Jorku Ritchie Torres kërkon vazhdimin e mbajtjes para përgjegjësisë për ata që organizuan sulmet si edhe bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë. “Është thelbësore që të dënojmë sulmin e shumëfishtë kibernetik iranian ndaj Shqipërisë. Irani në mënyrë metodike u përpoq të minonte Shqipërinë kur ndërmori akte të rrezikshme kibernetike. Irani është një regjim i rrezikshëm që do të vazhdojë përpjekjet për…
Këngëtari Justin Bieber është detyruar të anulojë koncertet pas përballjes me sindromën “Ramsay Hunt” që i ka paralizuar gjysmën e fytyrës dhe trupit. Mirëpo, ky veprim ka revoltuar fansat, të cilët kanë kërkuar kthimin e parave. “Justice World Tour shtyhet, nuk anulohet”, ka njoftuar ai. Justin Bieber zbuloi se sëmundja po e pengonte të performonte para mijëra fansave dhe se për të shëndeti i tij ishte një prioritet.
Është shoqëruar me debate të forta një takim i ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me mbështetës të tij në Berat. Mësohet se ka pasur një debat të forta mes tij dhe ish-kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili njihet dhe si mbështetës i tij. Në një mbledhje me strukturat e PD së jugut, sipas Ora News kryetari i PD së Fierit Agron Kapllanaj i ka kërkuar Bashës që të mos rikthehet në krye të PD-së pasi njeh vetëm disfata. Ai ka kërkuar sqarime Bashës se përse merr pjesë në këto takime me demokratët kur vetë është tërheqeur. “A e…
Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medalje bronzi në kampionatin botëror të xhudos në Tashkent të Uzbekistanit. Ajo ka triumfuar në kategorinë deri në 52 kilogramë. Distria dominoi ndeshjen duke mposhtur kundërshtaren e saj izraelite, Gafen Primo.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut Elbasan, bashkë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe kryebashkiakun Arif Tafani, zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët e Belshit, për nevojat e bujqësisë dhe skemën e qeverisë shqiptare për mbështetjen buxhetore për kultivimin e grurit. Për t’u ardhur në ndihmë prodhuesve të grurit, qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion 500 milionë lekë, ku të gjithë fermerët që kultivojnë grurin në tokat e tyre, mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë. Drejtuesi politik i Qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri, njohu fermerët…
Në Tiranë, Gjykata administrative rrëzoi sot kërkesën e kolegjit turk Mehmet Akif për pezullimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e këtij institucioni arsimor privat. Gjykata nuk mori parasysh argumentat e Kolegjit sipas të cilit, vendimi kishte qenë një masë ekstreme, duke qenë se, siç u shpreh gjatë seancës dhe avokati mbrojtës, shkeljet dhe problematikat e kontatuara kishin qenë të një natyre të vogël dhe jo aq shqetësuese. Sipas avokatit të kolegjit, vërejtjet nga ana e inspektorëve të ministrisë së Arsimit kishin patur të bënin me këndin e dritës në katër klasa, dhe me disa ndërhyrje në palestër. Përfaqësuesit e…
Në 24 orët e fundit, nga 709 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë, ndërkohë që nuk është shënuar asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se në 24 orët e fundit, janë shëruar 70 pacientë të infektuar me koronavirusin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Sakaq, janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,355 që nga fillimi i epidemisë.
Përdorimi i mjeteve të papërshtatshme jo vetëm që mund të ketë pasoja për shëndetin, por gjithashtu mund të dëmtojë shijen e ushqimit tuaj. Këto janë disa enë që duhet t’i shmangni: Enët e veshura me qeramikë Enët e veshura me qeramikë mund të shtojnë një dozë toksike për ushqimin tuaj. Ato janë prodhuar nga metale të ndryshme që janë të veshura me një polimer sintetik i cili është më i butë se metali. Kjo shtresë do të zgjasë vetëm një vit dhe korrozioni i saj përshpejtohet nga ngrohja periodike. Temperaturat e larta dhe keqpërdorimi kërcënojnë të plasarojnë ose të copëzojnë…
Një raport i forenzikës i publikuar nga autoritetet iraniane tha se vdekja e Mahsa Aminit nuk u shkaktua nga goditjet në kokë dhe gjymtyrë, por ishte e lidhur me një sëmundje. Këto gjetje janë kundërshtuar nga familja e 22-vjeçares, që thanë se ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore para se të dërgohej në paraburgim për shkeljen e rregullave të hixhabit. Agjencia shtetërore e lajmeve, ISNA, tha më 7 shtator se Organizata Shëndetësore e Forenzikës ka përcaktuar se “një sëmundje” ishte shkaktare e vdekjes së Aminit, por nuk është përmendur nëse ajo kishte pësuar ndonjë lëndim. Sipas televizionit shtetëror iranian,…
Kryedemokrati Sali Berisha thotë se hakërimi i sistemit TIMS është bërë qëllimisht për të fshirë disa ‘gjurmë’ të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Nga Gjirokastra, Berisha tha së më konkretisht janë fshirë 54 udhëtimet e Ballës që sipas tij janë bërë me persona të inkriminuar. about:blank “Kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka qenë më e pasigurt se këto ditë. Vetëm shkatërrimi i sistemit të TIMS dhe MEMEX. Qëllimi ishte te zhdukeshin gjurmët e lidhjes së qeverisë me trafikantët. Të zhdukeshin gjurmët e udhëtimit të Taulant Ballës 54 herë me trafikantë. Një polic që ishte një lloj pengese, u…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet javën e ardhshme të vendosë për kryeprokurorin e Tiranës dhe ata të rretheve. Në krye të akuzës së kryeqytetit është me mandat të përkohshëm, aktualisht Arens Çela, i cili në mbledhjen e datës 11 tetor pritet të marrë mandat të plotë. Përveç Çelës që aktualisht është i emëruar përkohësisht në post si kryeprokuror i Tiranës dhe që javën e ardhshme pritet të marrë mandat të plotë, drejtuesit e tjerë të Prokurorive në rrethe do të jenë me mandat të përkohshëm. Newsbomb.al ka siguruar emrat e propozuar: Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Lazër Çardaku,…