Deputeti demokrat, Dashnor Sula kundërshton legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore, pasi, sipas tij, minon integrimin në BE dhe rrënon ekonominë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Sula pretendon se arsyeja përse kjo qeveri po insiston të legalizojë kanabisin, është fakti se po afrohen zgjedhjet lokale dhe mazhorancës i duhen paratë për të blerë vota. Postimi i plotë i Dashnor Sulës: Legalizimi i kanabisit minon integrimin në BE dhe rrënon ekonominë!“Vesi del me shpirtin” Kjo shprehje i shkon shumë për shtat kësaj qeverie. Ndërsa kemi nisur procesin screanin për procesin e integrimit Evropian, kjo qeveri po bën të gjitha përpjekjet e…
Author: tirana
Ndërhyrja e Kyriakos Mitsotakis dhe përgjigjet e drejtpërdrejta që ai i dha presidentit të Turqisë të enjten mbrëma për qëndrimet e tij provokuese gjatë darkës së liderëve që morën pjesë në Samitin e Komitetit Politik Evropian në Pragë, ishte një nga temat e diskutuara në në Samitin e liderëve të BE-së. Protothema shkruan se vetë Kyriakos Mitsotakis duke folur me liderët evropianë, përfshirë Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministrin e Estonisë, Kaya Kalas, përshkroi reagimin e tij ndaj fjalëve të presidentit turk. “Unë u ngrita në këmbë dhe i thashë se çfarëdo që të them, do…
Vladimir Putin feston sot 70 vjetorin e lindjes dhe me rastin e ditëlindjes së liderit rus, në vend do të mbahen dy ditë speciale lutjesh, shkruan BBC. Ditëlindja e Putinit nisi sot me lutje nga Patriarku Ortodoks Rus Kirill, i cili i bëri thirrje qytetarëve që të luten për shëndetin e udhëheqësit kryesor të Rusisë që nga Josef Stalin deri të lideri aktual, Vladimir Putin. Patriarku rus u ka kërkuar qytetarëve të bëjnë dy ditë lutje në nder të Putinit, në mënyrë që Zoti t’i japë presidentit rus shëndet dhe jetë të gjatë. Por kush është diktatori që ka trazuar…
Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap në flagrancë duke shitur drogë. Pas lëvizjeve të dyshimta, policia nisi kontrollin e të riut, ku i gjetën një sasi kokainë, të cilën e shiste 50 euro gramin. Shqiptari ishte i papunë dhe i pastrehë, ndërsa gjatë kontrollit, iu gjetën para të pajustifikuara , në vlerë totale 2400 euro. Në pranga ranë edhe personat të cilët blinin kokainë te ai.
Dy të rinj janë arrestuan nga Policia e Tiranës, si dhe ka proceduar penalisht një tjetër, pasi akuzohen për 12 vjedhje në Tiranë dhe Durrës. Në pranga ranë F.Sh 19 vjeç dhe R.T 20 vjeç, të dy banues në Kombinat. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë kryer 12 vjedhje mes Tiranës dhe Durrësit. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Serial”. Vodhën në biznese të ndryshme, në Tiranë dhe në Durrës, vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht bashkëpunëtori i tyre. Zbardhen dhe dokumentohen 12 vjedhje të kryera nga këta shtetas. Shërbimet e Komisariatit…
Një 53 vjeçar me iniciale G.G është arrestuar nga policia, pasi tentoi të fuste drogë në burgun e Fushë-Krujës, aty ku djali i tij po vuan dënimin. Sipas një njoftimi, bëhet me dije se 53 vjeçari shkoi për të takuar djalin, ndërsa në atlete kishte fshehur 1.08 gram lëndë narkotike. “Njësia operacionale e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në IEVP e Fushë-Krujës, arrestoi në flagrancë shtetasin G.G të datëlindjes 19.02.1969 lindur në Mat dhe banues në Tiranë. Këtij shtetasi, i cili ishte paraqitur për të takuar djalin që vuan dënimin, gjatë kontrollit të vizitorëve familjarë, ju gjetën një palë atlete…
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë- Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan. Si pasojë janë lënduar tre persona. Nuk dihet ende gjendja e të lënduarve si dhe dinamika e ngjarjes pasi sapo ka ndodhur. Policia është në vendngjarje për të zbuluar rrethanat. Njoftimi i policisë: Maliq/Informacion paraprak Më datë 07.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. H., është përplasur me mjetin karrotrec tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B., rreth 57 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Audi”, shtetasi E. H.,…
Nga Roland Qafoku Mbrëmë isha i ftuar në emisionin “Now” të koleges Erla Mëhilli në “Euro News Albania”. Si temë e emisionit ishte situata kriminale në vend dhe mënyra se si po i përgjigjet policia. Besoj, se një nga pjesët më dobishme të bisedës në studio ishte ajo për mënyrën se si media, veçanërisht gazetarët e kronikës së zezë po funksionojnë në pasqyrimin e disa ngjarjeve kriminale në vend. Theksova se nuk është fare gazetari, e jo më gazetari investigative, kur një reporter, gazetar, redaktor, kryeredaktor që artukulon në një studio televizive, me zë dhe figurë, të dhëna që nuk…
Modelja shqiptare, Lorena Haliti është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë Lorena dhe partneri i saj, Ami Mezezi. Dyshja kanë njoftuar se janë bërë prindër të një djali, të cilin kanë vendosur ta quajnë Andreas.
Deputeti socialist, Eduard Shalsi taktoi këtë të premte ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Përmes një postimi në Facebook, ai bëri me dije se në takim u diskutuan për buxhetin e vitit 2023, monitorimin e institucioneve të pavarura, si dhe mbështetjen financiare për reformat e ndërmarra. Deputeti shtoi se nuk munguan as bisedat për artin, shahun dhe muzikën. “𝐌𝐞 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐞𝐧 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧𝐞Një takim miqësor dhe i vlefshëm me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të AmerikësYuri Kim, ku e njohëm me prioritetet e punës së Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, si edhe funksionimin e tij.Fillimi i diskutimeve intensive mbi buxhetin…
Ndërron jetë 58-vjeçari shqiptar, i cili pësoi djegie të rënda në të gjithë trupin pas shpërthimit të një bombole gazi në garazhin ku po punonte pak ditë më parë në Selanik. Ai u transportua në spital ku mori mjekim për rreth një javë, por nuk ia doli që të mbijetonte. Autoritetet greke vijojnë hetimit për përcaktimin e shkaqeve të shpërthimit të bombolës.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se duhet të minimizojmë sasinë e sheqerit që konsumojmë dhe ëmbëlsuesit ofrojnë një alternativë bindëse. Po studimet në vazhdimësi kanë filluar se tregojnë se zëvendësuesi mund ta dëmtojë trupin tuaj shumë më shumë se vetë sheqeri. Një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i ëmbëlsuesve artificialë mund të çojë në probleme serioze të kujtesës afatgjatë. Studiuesit nga SHBA zbuluan gjithashtu se ëmbëlsuesit ngadalësojnë metabolizmin, gjë që gjithashtu mund të çojë në një rrezik të shtuar të diabetit. Ëmbëlsuesit gjithashtu kanë më shumë gjasa ta bëjnë shqisën e shijes më pak të ndjeshme ndaj sheqerit…