Deputetja e PD Jorida Tabaku me anë të një video-mesazhi në Facebook ka folur para mbledhjes së sotme të ERE-s për shtyrjen e vendimit të rritjes së çmimit të energjisë për kalimin e fsahës 800kWh në muaj. Tabaku deklaroi se nuk ka arsye që çmimi i energjisë të bëhet më i larti në rjaon, ndërsa i bëri thirrje ERE-s që të veprojë sipas funksionit të saj kushtetues dhe në interes të qytetarëve. Sakaq, ajo tha se “qeveria ka fonde për të mos rritur çmimin” dhe mund të mos e kthejë këtë krizë nga një krizë korrupsioni në krizë të buxhetit…
Author: tirana
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i’u përgjigj nga Gjirokastra deklaratave të kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj lidhur me kandidatët në zgjedhjet lokale. Alibeaj tha se PD që ai drejton do të ketë kandidatët e saj në këto zgjedhje. Ndonëse nuk e përmendi drejtëpërdrejtë, Berisha tha se çdo përpjekje e Ramës për të parandaluar fitoren e opozitës do të dështojë. A e ka kërkuar Bylykbashi takimin në Presidencë, apo kreu i shtetit? Shefi i kabinetit dhe një zyrasr tjetër i kanë telefonuar Bylyklbashit për ti komunikuar kërkesën e presidentit për takimin duke e njoftuar për datën e zgjedhjeve. Kandidatura e…
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, SPAK, ka publikuar statistikat për muajin shtator. Nëpërmjet një komunikate për mediet. SPAK bën me dije se gjatë shtatorit janë paraqitur 14 kallëzime penale, nga të cilat, është vendosur mosfillim i hetimeve për një kallëzim. Janë regjistruar 22 procedime penale, nga të cilët 11 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Janë dërguar për gjykim 2 procedime penale me 2 persona të pandehur, nga të cilat, një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me…
Në finalen e Miss Grand International që do të mbahet më 25 tetor, do të jetë edhe Olga Vasyliv, e cila përfaqëson Kievin dhe Ekaterina Astashenkova që përfaqëson Rusinë. Vajzat janë bërë objekt i një përplasje Ukrainë-Rusi. Pasi dy vajzat kaluan në finalen e këtij kompeticioni, organizatorët nuk e menduan gjatë dhe i vendosën ato të dyja në një dhomë hoteli, por kjo është shoqëruar me reagime të shumta, fillimisht nga përfaqësuesja e Ukrainës. Olga Vasyliv e cila përfaqëson Kievin shkroi menjëherë në Instagram. “Nuk dua të qëndroj në një dhomë me një vajzë nga një vend terrorist”. Organizatorët reaguan…
Filmi i cili i është kushtuar Lazaratit, “The Brave” ose “Të guximshmit”, nga dita e djeshme ka nisur të transmetohet edhe në kinematë italiane. Ai do të mund të shijohet në sallat e UCI Cinemas, në qytetet me të mëdha italiane. Filmi është produkt i një produksioni shqiptaro – amerikan që vendos në qendër ngjarjet e Lazaratit. Lazarati, një qytet shqiptar që është i njohur për prodhimin dhe trafikimin e drogës. The Brave, il film dedicato a Lazarati, presto nelle sale italiane. Dal 6 ottobre, nelle sale di UCI Cinemas, nelle maggiori città italiane.
Sulmet nga Irani në të dhënat e shqiptarëve, qofshin edhe sekrete ka ngritur shumë pikëpyetje. Këtë të premte, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami e pyetur nga gazetarët se nëse gjykatat janë prekur ose dëmtuar nga sulmet kiberentike, theksoi se të gjitha gjykatat janë vënë në alert dhe po merret çdo masë për mbrojtjen e të dhënave. “Kjo është një risi, modernizim që u bëhet shërbimeve në gjykata. Jam besimplotë që qytetarët nëse marrin shërbimin e tillë do kenë më shumë besim të gjykatat. Do kemi akses dhe një impakt shumë pozitiv. Pjesa e hakerimit, janë marrë masat…
Një“Pyetje & Përgjigje”, me ndjekësit në Instagram, Miss Universe Shqipëria 2021, Ina Dajçi, është pyetur nëse “do të rikthehej në konkurset e bukurisë”. Përgjigjja është një “jo” e prerë dhe jo pa arsye. “Është një vend i tmerrshëm për vajzat në shekullin 21”, thotë ajo.27-vjeçarja shton: “Duket si shumë qejf. Dhe ndonjëherë është, por vajzave po u ndodhin dëme serioze në prapaskenë!”
Ish-deputeti i PD-së, Gerti Bogdani thotë se aksioni i qeverisë për ndërtimet pa leje është një propagandë dhe një qokë që po u bëhet oligarkëve. “Është propagandë, ndërkohë që lejet vetë i kanë firmosur, dhe nga ana tjetër një amnisti shumë e lirë. Është një qokë që po u bëhet oligarkëve pranë pushtetit”. Po ashtu ai nënvizon edhe se nëpërmjet këtij aksioni, këto ndërtime pa leje po legalizohen lirë. “Është një debat për propagandë, se nuk mund të dalë kryeministri dhe të thotë që ka kate pa leje. Nëse janë ndërtime pa leje, janë institucionet që i kontrollon policia dhe…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim sportistë, presidentë të federatave sportive dhe përfaqësues të sportit, për të diskutuar lidhur me aplikimin e qytetit të Tiranës për të marrë titullin e Kryeqytetit Evropian të Sportit për vitin 2023. Veliaj tha se vlen çdo mendim dhe lobim që Tirana ta fitojë këtë titull, për të vijuar me suksesin e Kryeqytetit Europian të Rinisë, tanimë edhe në sport. “Shumë njerëz më pyesin pse na duhej titulli Kryeqyteti Europian i Rinisë. Mund t’i kishim bërë aktivitetet edhe pa këtë titull. Por, është prestigj për qytetin, një stimul, një mënyrë…
Bashkia e Kolonjës ka zgjidhur mënë fund shqetësimin për drutë e zjarrit, duke administruar vetë procesin e prerjes dhe tregtimit të lëndës drusore. Kjo ka bërë që çmimi i druve për ngrohje që i ofrohet qytetarëve të Kolonjës të jetë sa gjysma e çmimit që tregtohet në Korçë dhe rrethinat e saj. Edhe vetë qytetarët konfirmojnë çmimin e druve të zjarrit që është shumë më i lirë nga ai që shitet në Korçë. Bashkia Kolonjë është e vetmja e cila ka një sharrë shtetërore dhe ku nuk funksionojnë pikat private të shitjes. Dhe kjo ka bërë që të vlerësohet edhe…
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja demokrate Sorina Koti zhvilloi këtë të premte një takim me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Pas takimit, në një prononcim për mediat, ajo ka zbardhur detaje. “Ambasadorja theksoi që reformat duhet të jenë më të thella dhe agresive dhe personat që duhet të shkojnë në burg, një ditë do të shkojnë në burg. Ajo që cilësova është që pjesa e qeverisjes është ajo që mban peshën më të madhe në këtë gjë. Opozita është denoncuese, është në terren, është me qytetarët, por nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësinë pse nuk po funksionin…
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj nuk është pro që opozita të ketë një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale të 2023. Për të lëvizjet e tjera në kampin opozitar për kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë Partisë Demokratike. “PD do të hyjë në zgjedhjet lokale të 2023. Qytetarët shqiptarë mezi presin të shkojnë në zgjedhje. Shoqëria duhet të shprehë vullnetin e saj ndaj pushtetit. Ka vetëm një subjekt ligjor me emrin PD, ky subjekt ligjor që drejtoj do marrë pjesë në zgjedhje”, tha Alibeaj. I pyetur sesi bëhet bashkimi i PD-së, Alibeaj u shpreh se baza demokrate…