Author: tirana

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një komunikimi për mediat u ndal tek lirimi i ish-deputetit socialist Alqi Bllako. Meta tha se arsyetimi për lirimin e Bllakos është tërësisht absurd, duke shtuar se qytetarët shqiptarë burgosen se nuk paguajnë energjinë elektrike. “Kjo bëhet për të shmangur vëmendjen nga banda e i nceneratorëve duke inskenuar lirimin e një prej të dënuarve me një arsyetim absurd,. Unë kam një pyetje. Sa qytetarë në këtë vend janë burgosur për mospagimin e faturave të energjisë apo s e kanë ndërtuar një dritare pa leje. Ato nuk kanë fmi, për ti mbajtur apo…

Read More

Autoritetet britanike arrestuan një shqiptar 30-vjeçar të dyshuar për trafikiim emigrantësh nëpër Kanalin e La Manshit pas një bastisjeje të kryer në jug-perëndim të Londrës . 30-vjeçari u arrestua në zonën e Tolworth Rise të Surbiton, me policinë që sekuestroi shuma parash dhe një tablet. Burri tani po merret në pyetje nga oficerët e NCA-së me dyshimin se është pjesë e një bande të krimit të organizuar që po dërgon emigrantë në rrugën e kryqëzimit të kanaleve ujore. Shefi Rajonal i Hetimit të NCA-së, Jacque Beer, tha: Përpjekjet për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla janë tepër të…

Read More

Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonominë shqiptare ka prekur nivelin më të ulët të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) për shtatorin pësoi një rënie të mëtejshme me 1.9 pikë në muajin shtator. TNE paraqitet në rënie për të tretin muaj radhazi, duke reflektuar kryesisht efektet negative të rritjes së çmimeve në vlerësimet e bizneseve dhe konsumatorëve shqiptarë. Rënia e TNE-së reflektoi rënien e besimit në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve, si dhe përkeqësimin e besimit të konsumatorëve. Nga ana tjetër, treguesit e besimit për sektorët e industrisë dhe tregtisë…

Read More

Komisioni Evropian u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Këshill një dokument të detajuar teknik ku konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se Komisioni konfirmon se mbetet në fuqi propozimi që BE-ja t’i liberalizojë vizat për Kosovën. Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në këtë dokument, i cili do të jetë edhe bazë për diskutimin në grupin punues për vizat në Këshill më 13 tetor në Bruksel. Ai është dërguar si një rifreskim i të dhënave për të informuar vendet anëtare të BE-së dhe nuk është raport formal për…

Read More

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim këtë të premte po zhvillon një takim me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsin dhe nënkryetaren Sorina Kotin. Më herët, Kim takoi dhe deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe atë të Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj. Para tyre, ambasadorja zhvilloi një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Read More

Nuk ka qetësi në Shkodër nga bandat. Një tjetër atentat me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit. Shtetasi A.B. njoftoi sallën operative se në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatanë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Toyota”, të cilin e kishte marrë me qira. 42-vjeçari shpëtoi pa u lënduar nga të shtënat pasi u largua me shpejtësi, ndërkohë që makina ka pësuar dëmtime të lehta. Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të…

Read More

Për sulmet kibernetike që kanë nxjerrë në shesh çdo të dhënë të shqiptarëve, për komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, është koha që të ndryshojnë kartat e identitetit të qyetarëve shqiptarë në formë “zhdëmtimi”. Ndër masat e tjera që mund të merren në mënyrë që kjo situatë të mos përsëritet më, është forcimi i sitemeve të sigurisë së infomacionit. Për ata qytetarë që aktualisht vënë re abuzim me të dhënat e tyre personale, Dervishi thekson se rrugët kryesore që duhet të ndiqen janë ankesa pranë Komisionerit dhe kërksa në Gjykatë për dëmshpërblim.

Read More

Këtë vit Nobeli për Paqen e merr një person dhe dy organizata. Avokati bjellorus i të drejtave të njeriut Ales Bialiatski dhe dy organizata nga Rusia dhe Ukraina, Memorial dhe Qendra për Liritë Civile. Në arsyetimin e dhënies së çmimit theksohet se ata, së bashku ata kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të dokumentuar krimet e luftës, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe pushtetit. Së bashku, avokati nga Bjellorusia dhe dy organizatat, kanë demonstruar rëndësinë e shoqërisë civile për paqen dhe demokracinë. Ales Bialiatski ishte një nga nismëtarët e lëvizjes demokratike që u shfaq në Bjellorusi në mesin…

Read More

Për lirimin e ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllako nga burgu, nga Memaliaj kreu i PD-së, Sali Berisha tha se Bllako kërcënoi Veliajn dhe Ramën. “Dje e liruan deputetin pasi ua kërcëlliti dhëmbët Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Bllako, që me paratë tuaj, i kishte lidhur një rrogë 10-12 milionë lekë atë atit. A do e tolerojmë ne këtë? A mund ta pranojmë ne këtë rritje të çmimit të naftës? Jo, sepse është e tëra vjedhje. Pse Kosova dhe Mali i Zi ta kenë 900 lekë më lirë? Kjo sepse Rama ka gjetur Rama ka gjetur naftën, energjinë, si një shpatë…

Read More

Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e kolegjit të vajzave “Mehmet Akif” për pezullim të urdhrit të Këshillit të Ministrave për mbylljen e shkollës. Kolegji turk u vendos të mbyllej nga një vendim i qeverisë. Nxënësit e kundërshtuan me protestë vendimin e qeverisë për heqjen e licencës me argumentin se godina e re në Mëzes nisi mësimin pa u certifikuar nga ministria. Drejtori turk i kolegjit hodhi dyshime se kjo bëhet për shkak të kërkesave të përsëritura nga Erdogan, ndërsa ministria e Arsimit i mohoi këto aludime duke marrë përsipër edhe transferimin e nxënësve në shkolla të tjera. Kryeministri Edi Rama se…

Read More

12 vite burg kërkon SPAK-u për Hekuran Markun, ish-truproja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkimi përfundimtar shkon në 8 vite burg. Marku u arrestua gushtin e kaluar në Gjermani në operacionin anti-drogë “Shpirti”, pasi ishte shpallur në kërkim. Në të njëjtën kohë, u arrestua në Francë edhe ish-truproja tjetër i Tahirit, Paul Deda. Ata akuzohen se gjatë kohës që kanë shërbyer si truproja të ministrit Tahiri kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.

Read More