Author: tirana

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi tentoi të fusë doza kokaine në burgun e Fushë-Krujës për të birin, institucion në të cilin vuan dënimin. Njësia operacionale e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, gjatë kontrollit të familjarëve, i gjetën 53-vjeçarit të identifikuar me inicialet G.G. një palë atlete “NIKE”, brenda të cilës u konstatuan tre paketime me lëndë të butë. Dozat e kokainës ishin mbështjellë në formë rrethore me celefon.

Read More

Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në një intervistë televizive, tha se shoferët që humbasin pikët e patentës do të duhet të rikthehen sërish në auto-shkollë, për të dhënë provimet e teorisë dhe praktikës. Gonxhe theksoi ndër të tjera se pikët e patentës, hiqen për shkelje të rënda të përsëritura. “Çdo njeri që humb pikët e patentës për shkelje të përsëritura të rënda do të kthehet sërish në autoshkollë. Kontrolli i pikëve të patentës është i kollajt, është në e-albania. Ata që janë korrekt kanë shtesë pikësh, ndërsa kush bën shkelje humb…

Read More

Vrasja e Arben Mërkurit, të njohur si “Maneci”, më 18 Maj të 2022, u porosit nga një person të cilit viktima dyshohej se i kishte ekzekutuar një të afërm. Ky version është rrëfyer nga vëllezërit Gentjan e Indrit Beqiraj, të cilët mes dëshmisë së dhënë zbuluan detaje dhe nga atentati mafioz ndaj Mërkurit. Në dosjen hetimore, të cilën Tv Klan e disponon, dy vëllezërit kanë treguar se personi i interesuar për vrasjen e Mërkurit ka ardhur nga jashtë vendit dhe shuma e premtuar për këtë ekzekutim ishte 150.000 Euro. Komunikimi bëhej me anë të një aplikacioni. “Personi interesuar komunikonte me…

Read More

Joe Biden ka falur të gjithë amerikanët që janë dënuar në nivel kombëtar për posedim të sasive të vogla të marjuanës. Zyrtarët vlerësojnë se do të përfitojnë rreth 6,500 persona me dënime federale për këtë vepër penale. Ai kërkoi ndryshimin e klasifikimit të marijuanës në ligjin federal, ku aktualisht klasifikohet së bashku me LSD-në dhe heroinën, por kërkoi që të mbeten kufizimet në transport, shitje dhe ndalim për të miturit. “Mijëra njerëz që ishin dënuar më parë për posedim të marijuanës dhe që mund të kenë qenë të papunë, pa strehim apo mundësi arsimimi, tani do të çlirohen nga pasojat…

Read More

Prokurorët në Spanjë po hetojnë një grup studentësh meshkuj të një universiteti që janë filmuar duke ofenduar dhe hedhur fjalë seksiste ndaj vajzave në Madrid. Videot janë bërë virale, ku djemtë kanë mbushur dritaret në godinën studentore Elías Ahuja. “Krva, dilni nga vrimat, lepurueshe, ju jeni krva nimfomane”, dëgjohet një nga studentët duke thënë. Më pas studentët e tjerë në dritare, bashkarisht, nisën të bërtasin. “Ne nuk mund t’i tolerojmë këto sjellje që gjenerojnë urrejtje dhe sulmojnë gratë”, shkroi kryeministri Pedro Sánchez në Tëitter. “Është veçanërisht e dhimbshme të shohësh se ata që janë përfshirë janë të rinj.” Ai bëri…

Read More

Luana Vjollca ka ndarë një video shumë të ëmbël në Instatory. Ajo shihet shumë e lumtur, teksa mban në krahë mbesën e saj, Marget. “Shplodhja ime, mbesa ime, Marget”, ka shkruar Luana përmbi videon, në të cilën dëgjohet që vogëlushja bëlbëzon. Theksojmë që Marget është ende “e panjohur” për publikun, pasi prindërit e saj, Marina dhe Getoari, kanë zgjedhur që portretin e vogëlushes ta mbajnë larg vëmendjes mediatike.

Read More

Ish kryeministri Sali Berisha është pyetur se si qëndron e vërteta, nëse e ka kërkuar vetë deputeti Oerd Bylykbashi takimin me Presidentin Barjam Begaj për të folur për datën e zgjedhjeve lokale. Berisha tha se Bylukbashi është kontaktuar për të shkuar me ftesë të Presidentit. Jo një por dy zyrtarë të lartë të presidencës, njëri shef kabineti, i kanë telefonuar Bylykbashit për t’i komunikuar kërkesën e Presidentit për takim duke i komunikuar se bëhet fjalë për zgjedhjet lokale. Cdo variant tjetër ëshë gënjeshtër. Cdo përpjekje e Edi Ramës për të parandaluar fitoren e opozitës e rikthimin e saj në pushtet…

Read More

Princi Harry, Elton John dhe njerëz të tjerë të famshëm britanikë kanë vendosur të marrin masa ligjore kundër botuesit të gazetës Daily Mail, pasi ankohen për përgjime dhe shkelje të tjera të privatësisë. Lajmi u zbulua sot nga një firmë ligjore që i përfaqëson ata, ndërsa të famshëm që paditin Daily Mail përfshijnë edhe aktoret Elizabeth Harley dhe Sadie Frost, producentin e filmit David Furnish, partneri i Elton John dhe Dorin Lorens, nëna e adoleshentit Steven Lorens që humbi jetën në një sulm racist në 1993. Grupi Associated Neëspapers, i cili zotëron Daily Mail, mohoi pretendimet, duke i quajtur ato…

Read More

Erling Haaland ka zaptuar skenën e futbollit botëror. Golat e tij me Manchester City kanë bërë që mediat sportive dhe jo vetëm ta kenë kryeartikull. Me këtë ritëm së shënuari me siguri që në fund të sezonit do të thynte të gjitha rekordet në Premier League dhe në ligat kryesore evropiane. Por jo vetëm gola, suksese dhe famë. Haaland do të përfitonte mbi 50 milionë euro deri në qershor, edhe pse ai nuk e ka pagën e tillë. Sipas mediave të ndryshme britanike, kontrata e sulmuesit norvegjez përfshin bonuse që do ta çonin pagën e tij javore deri në një…

Read More

Bordi i Transparencës ka vendosur sot që të rritë ndjeshëm çmimin e naftës pas zhvillimeve në tregjet globale, ku karburantet u shtrenjtuan pas vendimit të OPEC+ për uljen e prodhimit. Bordi e ka çuar çmimin me pakicë të naftës në 245 lekë, me një rritje rekord prej 22 lekësh që nga fillimi i funksionimit të tij në mars të këtij viti. Në vendimin e fundit të datës 1 tetor, nafta ishte ulur në 223 lekë për litër. Me rritje është dhe benzina, që do të tregtohet me 204 lekë, nga 198 lekë që ishte në vendimin e 1 tetorit. Gazi…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar të gjtihë qytetarët t’i bashkohen “Maratonës së Tiranës” që do të zhvillohet më 23 Tetor. Gjatë një takimi me përfaqësues të sportit, ku merrnin pjesë edhe atletë e sportistë kampionë si Luiza Gega, ai kujtoi se maratona, e cila deri dje as nuk perceptohej nga qytetarët si event sportiv, sot është kthyer në ngjarjen më të madhe sportive të vitit në qytet. “Maratona e Tiranës shihej thjesht si një aktivitet i bukur sportiv. Qyteti nuk ishte mësuar me të tilla ngjarje, kur e organizuam vitin e parë. Njerëzit ecnin në mes të vrapuesve,…

Read More

Kreu i PD Sali Berisha në takimin e tij të përjavshëm me gazetarët foli mbi mungesën e sigurisë në vend ku tha se vendi nuk ka qenë kurrë kaq i pasigurt. Sipas tij shkatërrimi i sistemeve TIMS dhe Memex ka bërë të mundur largimin dhe futjen në vend të qindra kriminelëve për qëllimet e tyre. Berisha po ashtu tha se ky sulm ndaj sistemeve ishte një operacion i kryer nga brenda sistemit dhe kishte si qëllim fshehjen e gjurmëve të thasëve me euro që kriminelët i kanë dorëzuar politikanëve. Sakaq, Berisha foli edhe për shkarkimin e ish kreu të Policisë…

Read More