Për lirimin e ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllako dje nga burgu, Edi Paloka e lexon si pazar mes tij dhe Edi Ramës. Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, thotë se as kryeministri, apo edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim nuk kanë hedhur akuza ndaj drejtësisë për këtë vendim skandaloz. Postimi i plotë Vendimi për të liruar Bllakon është marrë ditën që ai është dorëzuar. Pazari është i thjeshtë, ai i përhershmi i Ramës me ushtarët e tij të krimit e korrupsionit, na ka dalë boja prandaj ti do bësh pak burg dhe do heshtësh, unë me drejtësinë “e…
Author: tirana
Këtë të premte dhe të shtunën, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takime me kryebashkiakët, në kuadër të zgjedhjeve lokale 2023, ku më shumë mundësi do të mbahen më 14 maj. Në fokus të takimit do te jetë analiza për çdo kryebashkiak në raport me punën e bërë, por edhe objektivi për zgjedhjet vendore pak muaj më pas. Pas takimit në Pogradec, ky është takimi i dytë që Rama pritet të zhvilloj me kryebashkiakët.
Nga Vetting-u është “djegur” gjyqtarja e Tiranës, Arjana Caco, e cila ka qenë pjesë e trupit gjykues në procesin e 21 Janarit.
Ish-ministri i Mjedsit Lefter Koka do të vijojë që të qëndrojë në burg. Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë të 4 zyrtarëve të arrestuar për inceneratorin e Fierit. Në këtë mënyrë anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk kanë pranuar rekursin e Lefter Kokës, Arenc Myrtezanit, dhe Pëllumb Abeshi, të cilët do vijojnë të qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve. Anëtarët e gjykatës së Lartë vendosën mospranim të rekursit edhe për Etleva Kondin, për të cilën do vijojë masa e arrestit shtëpiak. Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme e vendosi…
Presidenti rus Vladimir Putin, këtë të premte feston ditëlindjen e tij të 70-të. Jubileu vjen në një kohë kur lideri gjithnjë e më autoritar përballet me disa nga sfidat më të frikshme të dy dekadave të tij në pushtet. Putin ka mbi 23 vjet si president apo kryeministër në Federatën Ruse.
Viktima e aksidentit të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në orët e para të mëngjesit të së premtes është Hektor Psatha. 44-vjeçari, ish-lojtar i Teutës dhe ekipit kombëtar u arrestua në 2017 për prostitucion dhe kokainë. I njohur ndryshe si “Tori” ose “Psatha i tmerrshëm” shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt 50 eurove dhe shpërndante kokainë në lokalet e zonës së Plazhit. Ironia e fatit është se viktima do të festonte sot ditëlindjen. Ai ka dalë nga burgu rreth dy vjet më parë.
Për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini, që ka ngritur gratë dhe vajzat e Iranit në këmbë, ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vendosin sanksione ndaj shtatë zyrtarëve të lartë iranianë lidhur me kufizimin e qasjes në internet dhe “dhunën e vazhdueshme kundër protestuesve paqësorë”. Në mesin e atyre ndaj të cilëve janë vendosur sanksione, më 6 tetor, është Yadollah Javani, shefi i Policisë së zbatimit të ligjit në Teheran. Amini u arrestua më 13 shtator nga Policia e moralit për mbajtjen e pahijshme të hixhabit, shaminë që gratë duhet të mbajnë në publik sipas ligjit iranian. Departamenti…
Pa kaluar 24 orë nga vdekja e të burgosurit Azem Dauti, një tjetër i dënuar ka ndërruar jetë. Gëzim Qepa 49-vjeç ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta. Mësohet se viktima ishte i dënuar për grabitje dhe ishte i lindur në Berat. Trupi pritet që t’i nënshtrohet një ekspertizë mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakun e vdekjes.
Nga: Deutsche Welle Bashkësia Politike Evropiane me 44 shtete dërgon sinjal të qartë se Rusia është e izoluar në Europë. Edhe vendtakimi i ardhshëm i samitit është sinjal drejt Moskës. Në Pragë të Çekisë u mblodhën liderët e 44 vendeve evropiane për t’i dërguar një sinjal të qartë Rusisë se Evropa është e bashkuar dhe pa të. Emanuel Macron, ideatori i Bashkësisë Politike Evropiane, tha nga Praga se samiti përurues i Bashkësisë Politike Evropiane “tregon unitetin e kontinentit evropian, teksa ai po përballet me pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë”. Sipas tij synimi, pikë së pari, është “të këmbehen…
Në prangat e Policisë së Sarandës ka rënë një 37-vjeçar, pasi u cilësua si autor i tre vjedhjeve në Sarandë. Personi me iniciale, A.G., banues në Prishtinë, dyshohet si autor i disa vjedhjeve në lagjen nr 1 të Sarandës. Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte në momentin e ndalimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 thika. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Në shtatë vite në Tiranë janë mbjellë 550 mijë pemë të reja. Në një postim në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj uron 7-vjetorin e krijimit të Agjencisë së Parqeve, e cila është përkujdesur jo vetëm për rritjen e gjelbërimit në kryeqytet, por dhe për këndet e lodrave. “Gëzuar ditëlindjen Agjencia e Parqeve! Në këto 7 VITE kemi 550 mijë pemë më shumë, 81 kënde lodrash dhe ambiente sportive e jo vetëm. BRAVO! Ecim para, për punë edhe më të bukura”, shkruan Veliaj. Bashkia e Tiranës synon që gjer në vitin 2030, në kryeqytet të mbillen 2…
Athina u bllokua për disa orë pas një proteste të qindra pensionistëve të mbledhur në sheshin para parlamentit. Më pas ata janë drejtuar nga Kryeministria duke hedhur parulla e duke mbajtur pankarta. Në kërkesat kryesore të tyre veçohet rritja e të gjitha pensioneve, pensioni më i ulët të jetë 650 euro nga 384 që është sot, rikthimi i disa taksave të mbajtura padrejtësisht, etj. Përfaqësues të shoqatave të pensionistëve që kanë folur me ministrin e Shtetit kanë mundur të sigurojnë pas 3.5 vitesh një takim me kryeministrin Mitsotakis në datën 14 tetor.