Author: tirana

Gjykata e Dibrës ka dënuar me 71.6 vite burg në total, 13 të arrestuarit e operacionit “Kepi i Vozajve”. Në janar të vitit 2022, Policia zhvilloi një operacion të madh pas informatave për kultivim droge në Dibër, ku ranë në pranga personat e mëposhtëm dhe u provuan disa raste kultivimi. Gëzim Koleci, kryetar i fshatit Lam i Madh në Dibër dhe i cilësuar nga Policia si organizator i veprimtarisë kriminale, bashkë me persona të tjerë kanë kultivuar drogë në 5 episode, përgjatë periudhës kohore 2019 – 2021. Seanca maratonë e nisur të premten e kaluar është mbyllur pasditen e sotme…

Read More

Shumë drogë, armë dhe para për t’u zhvendosur nga një llogari rrjedhëse në tjetrën, kupona për kompani financiare fiktive të krijuara vetëm si lavatriçe për pastrimin e parave të pista. Njëqind milionë biseda kanë rënë tashmë në duart e një grupi magjistratësh në Napoli, të cilët kanë një detyrë që nuk është aspak dytësore, të rindërtojnë rrugët e trafikut të drogës, të bllokojnë burimin kryesor të furnizimit ekonomik për klanet napolitane dhe jo vetëm. Asnjëherë më parë një zyrë hetimore nuk ka pasur një burim të tillë (por edhe një sasi kaq të madhe pune) në luftën kundër krimit të…

Read More

Blogerja e njohur, Sara Karaj shprehet se po kalon një shtatzëni jo të lehtë. Ajo ndau me ndjekësit momentin e saj të vështirë që iu desh që kalonte mbrëmjen e djeshme, duke u detyruar që të shkonte në spital. Blogerja shtoi se e pa të arsyeshme që ta bënte publike situatën në të cilën ndodhet, pasi shumë gra të tjera po kalojnë të njëjtën gjendje. Postimi i plotë: Nata e djeshme nuk ishte me e zakonshmja per ne. Pas plasjes se ujrave, u deryruam te kalonim naten nen survejim, dhe ky do te jete vazhdimi i ketij rrugetimi, derisa bebi…

Read More

Një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë Metropolitane në Londër, pasi i ka dërguar foto nudo një “vajze 12 vjeçe” dhe ka kërkuar prej saj që po ashtu t’i dërgonte pamje të ngjashme mbrapsht. Në fakt e gjitha ka qenë kurth, pasi vajza nuk ekzistonte në të vërtetë. Erisad Kritaj është “ngacmuar” nga një ekip i “End Game” që gjurmojnë pedofilët në Angli dhe në bashkëpunim me policinë ndihmojnë në arrestimin e tyre. Më datë 2 tetor ai kishte dalë për të takuar vajzën me të cilën kishte folur, por është përballur me policët. Siç shihet dhe nga pamjet,…

Read More

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI), tha se dhjetëra persona janë vrarë nga forcat e sigurisë iraniane në qytetin Zahedan, në juglindje të vendit, teksa protestat në mbarë Iranin po vazhdojnë. Në raportin e publikuar më 6 tetor, AI tha se forcat e sigurisë së Iranit jashtëligjshëm kanë vrarë të paktën 66 persona, përfshirë fëmijë. Po ashtu, janë plagosur qindra të tjerë, të cilët janë qëlluar me plumba të vërtetë, teksa sipas kësaj organizate, policia iraniane po përdor edhe gaz lotsjellës dhe fishekë metalikë ndaj protestuesve. Vrasjet e demonstruesve ndodhën pasi policia shtypi protestat e mbajtura pas…

Read More

Prokuroria Tiranë ka vendosur mos fillimin e procedimit penal ndaj Autoritetit të Dosjeve i bërë nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Prokuroria arsyeton se është regjistruar kallëzimi i Metës me datë 6 shtator 2022, ku ish-presidenti ka paraqitur pretendimet e tij se veprimet e anëtarëve të AIDSSH-së janë kryer në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë, Prokuroria pohon se baza ligjore mbi të cilën ka operuar Autoriteti i Dosjeve, bën të mos gjendemi para rrethanave për regjistrimin e procedimit penal. “Në vlerësimin tonë, nisur nga çka përmban kallëzimi penal nr.11409 viti 2022 dhe për më tepër baza ligjore mbi të…

Read More

Autokolona e zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris u përfshi në një aksident të hënën. Harris po shkonte për në Shtëpinë e Bardhë pak para orës 10:30 të mëngjesit të së hënës, kur shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një bordurë, konfirmoi zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi. Në videon e filmuar nga dëshmitarë të rastit dallohen roje të armatosura që qëndronin rreth automjeteve të bllokuara në hyrje të një nënkalimi, ndërsa po bëhej transferimi i Harris. Kamala Harris in a car accident today!! pic.twitter.com/DSjGhOJkjq— 🌺 Lori 🌺 (@lorijean333) October 4, 2022

Read More

“Origjina është e ardhmja” është performanca koreografike më e madhe e organizuar ndonjëherë në Tiranë me veshje të stampuara të trashëgimise kulturore. Në performancë do marrin pjesë 100 të rinj, 20 balerinë, 10 persona me daulle. Do të jetë performanca e ritmit, lëvizjes dhe simboleve të të parëve tanë. Kështu që nesër më 7 Tetor në orën 19.30, shijoni performancën e mrekullueshme të të rinjve në “Sheshin Skënderbej”.

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë. Një lojtar ka rënë pre e mashtrimit me premtimin se do të transferohej te klubi legjendar, Ajax. Bëhet fjalë për një lojtar nga Prishtina siç raporton Gazeta Sinjali përmes burimeve të veta brenda Prokurorisë, tashmë kanë nisur hetimet lidhur me rastin të cilin e ka denoncuar vetë 18-vjeçari i cili luan futboll aktiv për njërin nga ekipet më të njohura në Prishtinë. 18-vjeçari pretendon se i ka dhënë të dyshuarit mbi 100 mijë euro para të ndara në disa pjesë, por ky tranferim nuk ndodhi kurrë. Me urdhër të prokurorit rasti është…

Read More

Partia Demokratike përmes deputetit Belind Këlliçi ka reaguar për lirimin nga burgu për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako, për të cilin gjykata vendosi ta çojë në “arrest shtëpie”. Sipas Këlliçit, Bllako u lirua nga burgu me urdhër të kryeministrit Edi Ramës, ndërsa pretendon se ky i fundit ka marrë garanci se ish-deputeti nuk do të flasë dhe se “nuk do të prishë punë”. Deklarata e plotë: Edi Rama e çoi sot në konvaleshencë Alqi Bllakon, pasi u sigurua se nuk do “të këndonte” nga qelia. Deputeti socialist, i përfshirë në aferën e inceneratorëve me këmbët e veta dhe të të…

Read More

Detektivja Shkënda Lili, theksoi se ata që tradhtojnë më shumë janë burrat e martuar familjarë dhe biznesmenët. E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, Lili theksoi se burrat që tradhtojnë janë të moshave 35 e lartë. “Më shumë që tradhtojnë janë burrat e martuar. Nuk vijnë vajzat e reja që duan të shohin nëse i dashuri i tyre i tradhton apo jo. Meshkujt që janë në gjendje ekonomike dhe futen te pjesa e biznesmenëve, të cilët duan të hapen pak të shokët e tyre që kush e ka më të mirë. Nëse këta tipa nuk kanë një…

Read More

Tre projektligjet që kanë qenë në rend dite sot, në punimet e Kuvendit të Shqipërisë, janë votuar me shumicë votash. Kështu 96 deputetë kanë votuar PRO, të tre projektligjet ndërkohë nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. I pari ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë; i dyti me caktimin e anëtarëve të komisioneve të përhershme në Kuvend; dhe i treti për ngritjen e Nënkomisionit për Mjedisit dhe Bujqësinë.

Read More