Mediat italiane i bëjnë jehonë lindjes së një “ylli” të ri në ski, pikërisht Lara Colturit, që falë Federatës Shqiptare të Skive është natyralizuar në shqiptare dhe garon për ngjyrat kuqezi, duke arritur disa suksese të rëndësishme se fundmi. Në shkrimin e faqes italiane të specializuar për skitë, është evidente keqardhja që Colturi përfaqëson Shqipërinë, duke pranuar se e kanë të vështirë ta konsiderojnë shqiptare. Sipas tyre, vajza e re piemonteze po djeg etapat, duke arritur rezultate të mëdha, dhe tani është gati për të debutuar në Kupën e Botës. Për të do të jetë një debutim drithërues në Kupën…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama, nga Praga, ku u mbajt takimi Komunitetit Politik Evropian, ka bërë me dije se edhe vendet e Ballkanit do të jenë pjesë e bisedimeve të Bashkimit Europian për përballimin e krizës energjetike. Rama tha se ministrat e Energjisë së Ballkanit do jenë pjesë e takimit të BE që do të mbahet sëshpejti në Pragë për krizën energjetike. “Lajmi i mirë është që me kërkesën time drejtuar kryetares së komisionit është pranuar që të thirren edhe ministrat tanë të energjisë në takimin që do zhvillohet në Pragë për të trajtuar çështjen e energjisë si një çështje europiane dhe…
Enti Rregullator i Energjisë bën me dije se ditën e premte, 7 tetor, do të zhvillohet mbledhja e Bordit. Në njoftim theksohet se pritet një ndryshim mbi vendimin e disa ditëve më parë, ku ERE miratoi çmimin 42 lekë/kWh për konsumin e mbi 800kWh për abonentët familjarë. MBLEDHJA Nr. 44, Datë 07.10.2022, ora 14:00 e Bordit të ERE-s Në zbatim të (i) nenit 13 dhe 16, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; i ndryshuar, ligjit Nr.8480, date 27.5.1999 për “Funksionimin e organeve kolegjiale te administratës shtetërore dhe enteve publike, (ii) të Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe…
Meteorologia Lajda Porja bën me dije se 10 ditëshi i parë i muajit tetor duhet shijuar, pasi mesi i këtij muaji rikthen kushtet tipike të motit të vjeshtës. Për tre ditët në vijim mbetemi në të njëjtën tablo sinoptike ku kthjellimet janë prezente herë pas here. Vranësirat do të jenë të lehta dhe kalimtare. Kryesisht ditën e shtunë dhe gjatë ditës së diel ka një rritje të lehtë në vlerat termike të mëngjesit. Ndërsa në vlerat e mesditës kemi një luhatje më të ndjeshme. 29 gradë celcius do të jetë temperatura maksimale e ditës së premte, ndërkohë ditën e shtunë…
Një 54-vjeçare nga Korça po procedohet penalisht në gjendje të lirë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së saj. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se autorja me iniciale V. M. po hetohet për veprën penale “Dhuna në familje”. Nga lëndimet që ka marrë në trup, e ka motra është dërguar në spital për mjekim. Nuk dihet ende arsyeja e këtij konflikti që ka degraduar dhe në dhunë fizike.
Një aksident me pasojë plagosjen e një të riu është shënuar pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Dobranj. Një 28-vjeçar i cili udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për shkak të plagëve të marra, K.B. është nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Deputeti i PD, Edmond Spaho u përshi edhe në këtë seancë plenare në debat me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për ministren e Shtetit për marrëdhëniet më Parlamentit, Elisa Spiropali. Spaho iu drejtua ministrit duke i thënë që ” të tregohet aq burrë” sa ministrja Elisa Spiropali, e cila debatoi me Berishën, kur ky i fundit është i pranishëm në Kuvend. Deputeti Spaho i kërkoi ministrit të Drejtësisë të nxjerrë emrat e kompanive dhe tenderave që denoncohen pasi e ka për detyrë. Manja iu kundërpërgjigj, duke i thënë Spahos se nuk është i duhuri për të gjykuar burrërinë e tij,…
Në seancën e sotme parlamentare, janë shënuar debate mes deputetes Jorida Tabaku dhe Belinda Balluku. Në përgjigje të deklaratës së Tabakut se qeveria nuk po mbron qytetarët me çmimet e energjisë, zv.kryeministrja u shpreh se vota dëshmon besimin e qytetarëve dhe punën që po bën Partia Socialiste. “Nëse qeveria vendos të mbrojë qeverinë dhe mos të aplikojë çmimin se ERE nuk ndërhyn në politikat tona. Nëse ne kemi kushte me të mira dhe kursejnë, atëherë ne nuk e miratojmë por ERE e ka lënë në fuqi çmimin e vetë deri në 31 dhjetor. Të flisni ju për drejtësi që i…
Përpjekjet e Shqipërisë për të nxjerrë naftë dhe gaz nga Shpiragu u rikthyen në muajin shtator, kur kryeministri Edi Rama foli për zhvillime të reja që mund të shndërrojnë vendin tonë në një fuqi energjetikë në rajon. Vetë historia e bllokut të Shpiragut, që dyshohet se fsheh sasi të konsiderueshme hidrokarburesh nis që para viteve ‘90, por për shkak të mungesës së teknologjisë mbeti hipotezë deri në vitin 2001. Gjërat ndryshuan në 2001, kur kompania “Occidental Petroleum” arriti që të zbulonte naftë dhe gaz, por në thellësi mbi 5 mijë metra. Kompania, që për hapjen e pusit testues kishte shpenzuar…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është shprehur se ka qenë kundër lirimit të ish-deputetit socialist Alqi Bllako. Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se SPAK ka theksuar se nuk ekzistojnë kushtet për të liruar ish-deputetin e PS. “Ne kemi qenë kundër lirimit në gjykatë sepse nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar. Do bëjmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit.”, thuhet në reagimin e SPAK.
Një i dënuar ka humbur jetën këtë të enjte në burgun e Shënkollit në Lezhë. Behet fjalë për Azem Dautin, 55-vjeç, i cili mbërriti pa shenja jete në spitalin rajonal të Lezhës. Për të zbuluar shkakun e vdekjes, trupi i viktimës pritet që t’i nënshtrohet një ekspertizë mjekoligjore.
Beteja ligjore e Angelina Jolie dhe Brad Pitt për fabrikën e verës e cila ishte në pronësi të të dyve dikur, ka zbuluar një tjetër sherr të tyre të vitit 2016. Së fundmi, Jolie ka paraqitur në gjykatë një akuzë të rëndë ndaj Pitt-it. Ajo e akuzon atë se ka dhunuar fëmijët e saj gjatë një udhëtimi në avion. Por, burimet pranë aktorit thanë për mediat amerikane se Angelina Jolie ka shpifur kundër Brad Pitt , duke ripërsëritur të njëjtat akuza prej vitesh, pretendime të cilat kanë rënë në kundërshtim me autoritetet. Burimet për TMZ thonë se përpjekjet e përsëritura…