Rruga “Mustafa Haska”, e cila lidh Njësinë 5 me Njësinë 6, në zonën e njohur si ‘ish tregu i rrobave të përdorura’, është kantieri i radhës që po transformohet nga Bashkia e Tiranës. Rehabilitimi i këtij aksi të rëndësishëm rrugor do të përfundojë brenda dy ditësh. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punën gjatë orëve të natës dhe u shpreh se me përfundimin e segmentit, komuniteti që jeton në këtë zonë do të qarkullojë lirshëm. “Këtu kemi pasur një komunitet ku shiteshin rroba të përdorura. Por, shitja e rrobave në rrugë nuk shkon, prandajm kemi bërë një zhvendosje të tyre në një…
Author: tirana
Sali Berisha thotë se të gjithë mund të marrin pjesë në primaret për zgjedhjet lokale 2023, por përveç një emri, të cilën ai e shpall “non-grata”. Po ashtu Berisha foli edhe për vendimin që do të japë Gjykata e Apelit më 3 nëntor për fatin se kujt i takon PD-ja. “Të gjithë të ftohen përveç njërit, e merrni me mend vetë ju mos më bëni të përmend emra. Unë i them Zotit Alibeaj që nuk është e përshtatëshme që të bëhet zëdhënësi i tij. Vendimi i Gjykatës së Apelit, ku deputetët e Alibeajt nuk janë palë. Gjykatësja është mercenare politike.…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat në lidhje me zgjedhjet lokale 2023, ku thekson se mbetet i hapur për negociata, si edhe tregoi se vijojnë takimet me grupin e Alibeajt. “Do të takoj të gjitha forcat politike kundër Edi Ramës. Çdo deputet që ka dëshirë të kandidojë po të dojë dhe të inkurajojë të tjerë që të kandidojnë. Nuk do të ketë, kryesia përveç rasteve më të jashtëzakonshme, nuk do bëjë përzgjedhje eliminuese. Do jenë primaret. Ne kemi premtuar ndryshimin. Ne po sjellim ndryshim. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë është i ftuar të kandidojë. Çdo…
Nga Praga, kryeministri Edi Rama ka folur për Takimin e Komunitetit Politik Europian. “Nuk është një ide e re, është ide e vjetër. Takimi do të vazhdojë dhe shpresoj të ndërtojmë diçka për njerëzit tanë. Kjo ide rilindi pasi pati një krizë, shpresoj të mos ketë një krizë tjetër për të pasur një tjetër takim”. Praga do të jetë qendra e politikës sot dhe nesër, kur 44 udhëheqës europian mblidhen në takimin inaugurues të komunitetit politik europian, por paqartësi të shumta mbeten mbi atë që organizata përfaqëson dhe që mund të arrijë. Samiti do të përfshijë 27 shtetet anëtarë të…
Këtë vit çmimin Nobel për Letërsinë e merr shkrimtarja franzece, Annie Ernaux. Akademia thotë se çmimi i jepet “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”. Annie Ernaux është një shkrimtare dhe profesoreshë franceze e letërsisë. Vepra e saj letrare, kryesisht autobiografike, mban lidhje të ngushta me sociologjinë. Ajo e filloi karrierën e saj letrare në 1974 me Les Armoires vides (Cleaned Out), një roman autobiografik. Në vitin 1984, ajo fitoi çmimin Renaudot për një tjetër nga veprat e saj autobiografike La Place (Vendi i një burri), një rrëfim autobiografik…
Sulmet kibernetike nga Irani, sipas ministres së Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, nuk kanë shkatërruar të dhënat. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Xhaçka shtoi se sulme ndodhin dhe në SHBA dhe në vende të BE-së. “E mirëkuptoj një pjesë të kolegëve këtu dhe publikut për sulmin kibernetik, por kërkoj mirëkuptim se një pjesë e madhe e informacionit të kërkuar për këtë ngjarje është e klasifikuar dhe nuk mund të bëhet publike. Kjo po përdoret për debate publike. Pavarësisht sponsorimit shtetëror që iu bë, sistemet jo vetëm që nuk u shkatërruan, janë dhe funksionale. Si mund të thuhet…
Në seancën e kësaj te enjte në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në fjalën e saj u ndal edhe tek paga e pedagogëve, e cila me vendim qeveria u rrit me 15%, por jo aq sa kërkojnë pedagogët. Sipas Dumës në vendin tonë pedagogët kanë pagat më të ulëta në rajon. Po ashtu ajo ndau edhe historinë e një pedagogu që ka paguar mbi 60 mijë euro për kualifikime në Francë, dhe sot merr rrogë 650 mijë lekë të vjetra. “Ka pedagogë që kanë përfunduar studimet jashtë vendit i është dashur gjithë ato kohë që tu njihet doktoratura…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi denoncon dhe akuzon Ministrinë e Financave, që sipas tij ka shpallur një tender prej 380 mijë euro, kjo vetëm për “shërbime propagane”. “Shpenzimet e turpshme për “makiazhin” dhe kurimin e fytyrës së urryer të Qeverisë nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën dhe ministrat e tij nga llogaridhënia! Për çdo abuzim dhe çdo qindarkë të vjedhur do të përgjigjen para popullit dhe drejtësisë”,-shkruan Blushi. Postimi i plotë Skandali/ Ministria e Financave shpall tender 380 mijë euro për “shërbime propagande”, baraz me pagën e 364 profesorëve. Në kulmin e krizës ekonomike dhe të…
Nga Agron Gjekmarkaj Seanca filloi me vonesë ! Babo nuk ka ardhur ende dhe kjo mungesë topitje shkakton. Doktori dhe Gaz Bardhi ende jo. Se ata te dy vinë në të njëjten kohe. Ministrushet ishin disi si të zymta dhe pa gajret. Vetem ardhja e Ulsiut në podium ktheu të qeshurat në atë perzhitje. Në sallë u degjua kënga “O erdhi Ulsiu o erdhi në lëmë çu gezuan ministrushet kur i degjuan zënë”! Bela duket e mvrenjtur me dertet e vatanit mbi shpine dhe pleudarinë e Tit Vasilit perballë. I takojnë të shkuares pa kthim ato kohë kur muhabeti mes…
Liderët e 44 vendeve europiane, sot do japin një sinjal të qartë nga Praga për izolimin e Rusisë dhe se do të përpiqen të krijojnë një rend të ri pa të, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell. “Në takim do të bëhen përpjekje për të krijuar një rend të ri pa Rusinë. Kjo nuk do të thotë se ne duam ta përjashtojmë Rusinë përgjithmonë, por kjo Rusi, Rusia e Putinit, nuk ka vend”, u tha Borell gazetarëve në Pragë. Kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala paralajmëroi për samitin e parë të 44…
Ishte një kohë kur Vladimir Putin do të kishte festuar ditëlindjen e tij duke shkuar në shkretëtirën e Taigës siberiane me një shok të vjetër, Sergei Shoigu, për peshkim. Nesër, megjithatë, ai mbush 70 vjeç, dhe duket se ka pak mundësi që ai të shoqërohet me ministrin e tij besnik të Mbrojtjes. Jo ndërsa ushtria ruse lufton në Ukrainë dhe jo pasi forcat e vijës së ashpër bëhen gjithnjë e më të zemëruar me dështimet e ushtrisë në vijën e frontit dhe bëjnë thirrje për kokën e Shoigut. Pasi kaloi pothuajse tre vjet në izolim, thuajse total në rezidencat e…
Tirana do të presë Laçin në stadiumin “Selman Stërmasi”, Laçin, të premten e 7 tetorit, sfidë e vlefshme për javën e shtatë të Superiores. Në konferencën përpara sfidës, trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, u shpreh se skuadra duhet ta harrojë suksesin në derbi dhe të përqendrohet te përballja me kurbinasit. Përballë Laçit të vendit të fundit? – Kundërshtar që ka lojtarë cilësor. Kundërshtar që në vitet e fundit është faktor në futbollin shqiptar. Kundërshtar që ka koeficientin më të lartë nga të gjitha klubet shqiptare në Europë. Do ta hiqja këtë vendi i fundit. Mendoj që është një skuadër që meriton…