Author: tirana

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka mirëpritur në Tiranë grupin informal të punës të Këshillit të Sigurimit të OKB, për dokumentacionin dhe çështjet e tjera procedurale (IWG). “Është për të ardhur keq që në shumë raste Këshilli i Sigurimit duket si jofunksional. Nganjëherë është i paralizuar dhe bëhet i pafuqishëm, i paaftë për të vepruar pikërisht atëherë kur bota ka më shumë nevojë për të. E kam fjalën për agresionin e paprovokuar kundër Ukrainës, që po bëhet nga një anëtar i Këshillit të Sigurimit, i cili, kjo është vërtet një ironi shumë e hidhur, po abuzon…

Read More

Mëngjesin e kësaj të enjte, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbërritur në ambientet e Presidencës. Balla po zhvillon një takim me Presidentin Bajram Begaj. Takimi ka në fokus daën e zgjedhjeve të ardhshme vendore. Data më e përfolur është 14 maj 2023.

Read More

Që prej të mërkurës ka nisur një peticion i cili e ka fokusin që të nxisë qeverinë të marrë në shqyrtim projektligjin e minimumit jetik. Sipas nismëtarit të këtij projektligji, Arlind Qori, minimumi jetik është premtuar vit pas viti nga një politikan tek tjetri dhe tashmë duhet patjetër që të merren në konsideratë qytetarët dhe firmat e tyre. Për të propozimi për minimumin jetik duhet të bazohet tek metoda, jo te shifra duke qenë se çmimet lëvizin nga muaji në muaj. Ai shpjegoi se vendosja e një minimumi jetik është shumë e rëndësishme, pasi mbi bazën e kësaj shifre llogaritet…

Read More

I dënuar me 25 vjet e 8 muaj në Itali për trafikim të lëndëve narkotike, Edmond kanakçiu është kapur në Durrës me qëllim ekstradimin. 55-vjeçari ishte i kërkuar ndërkombëtarisht. “Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinatat”, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar: Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55 vjeç, banues në lagjen nr., 13 Durrës, pasi autoritetet gjyqësore të Perugia-s, Itali, pas dhënies së vendimit për dënimin e 55-vjeçarit me 25 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi…

Read More

Mëngjesin e kësaj të enjte, një 30-vjeçar është gjetur i pajetë në liqenin e Farkës. Policia informon se në trup nuk kishte shenja dhune, duke hedhur poshtë aludimet se ai mund të jetë dhunuar. Po ashtu, forcat blu, dyshojnë se 30-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read More

16 vajza refugjate me origjinë afrikane, u ”hodhën” në det të trazuar për të arritur tek një vend i lirë, por humb jetën pasi varka u fundos në zonën Petalidi në Greqi. 9 gra janë arritur të shpëtohen dhe janë dërguar në spitalin e Mutilinit për të marrë ndihmën e parë. Mësohet se varka që mbante emigrantët është larguar mbrëmjen e së mërkurës nga zona e Ayasmat pranë Ayvali, por në kushte të pafavorfshme moti. Të paktën 80 emigrantë janë shpëtuar pas përplasjes. Sipas të dhënave të deritanishme të autoriteteve, në varkë ndodheshin 95 persona.

Read More

Lajmet dimensionale dhe të çuditshme dalin nga familja mbretërore që përjetoi humbjen e madhe të Mbretëreshës Elizabeth II, pas 70 vite në fron në moshën 96-vjeçare. Mbreti Charles III ka një pseudonim për nusen e tij, Meghan Markle, dhe është i çuditshëm. Ekspertja dhe gazetarja e Royals, Katie Nicholls thotë se mbreti i ka vënë pseudonimin “Tungsten”. Thuhet se mbreti Charles III i vendosi këtë nofkë për shkak të ashpërsisë dhe elasticitetit të saj, si dhe karizmës dhe çiltërsisë që e shoqëronte në media. Tungsteni, sipas fjalorit anglex të Oxford, është “elementi kimik i numrit atomik 74, një metal i…

Read More

Në Pragë këtë të enjte do të mbahet takimi i Komunitetit Politik, ku do të diskutohet për ekonominë, sigurinë dhe situatën energjetike. Mes pesë folësve do të jetë kryeministri Edi Rama, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensy, kryeministrja e Britanisë, Liz Truss, kryeministri i Norvegjisë, Gahr Store dhe kryeministri i Çekisë, Petr Fiala. Më parë, kryeministri Rama tha se komunitetit do t’i parashtrohet një propozim konkret lidhur me situatën në Ukrainë, krizën e klimës dhe situatën energjetike. Në një intervistë për “Politico.com”, Rama dhe homolgu nga Holanda Mark Rutte, thanë se do të bëjnë çdo gjë për të ndihmuar Ukrainën dhe theksoi…

Read More

Me pamje nga transformimi i godinës së ish-NSHRAK, kryeministri Edi Rama shkruan në një postim në facebook, që tashmë një qendër në zemër të Tiranës nuk do të jetë më skandaloze. Teksa i ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, Rama thekson edhe se kryen 300 mijë shërbime në vit për rreth 100 mijë mjete rrugore. “MIRËMËNGJES dhe me transformimin si nata me ditën të godinës së ish-NSHRAK, Qendra e Dytë e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në zemër të Tiranës, ku kryhen rreth 300 mijë shërbime në vit, për rreth 100 mijë mjete rrugore, aty ku qytetarët deri dje merrnin…

Read More

Dashi Në jetën në çift do jeni më të motivuar për të bërë gjithçka që partneri të ndihet mirë. Atmosfera do jetë e ngrohtë dhe emocionet që do përjetoni do jenë të shumta. Demi Dielli do ua bëjë ditën më të lehtë dhe më të bukur në dashuri. Jeta në çift do jetë edhe më harmonike dhe më e ngrohtë. Beqarët duhet të përgatitën për një takim shumë të rëndësishëm. Binjakut Të enjten do kërkoni paqen në jetën tuaj dashurore. Duhet të tregoheni më tolerant dhe të dashur më partnerin. Mos provokoni debate. Beqarët duhet të bëjnë më shumë kujdes…

Read More

Këtë të enjte moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore në të gjithë vendin. Temperaturat minimale do të luhaten 7-16 gradë në veri në mëngjes, gjatë ditës do të jenë me rritje 22-23°C ne veri deri në 24-28°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Read More

Ka qenë e ashpër Evi Kokalari në emisionin “Me Xhaxhiun” për të folur rreth akuzave që ajo ka bërë ndaj PD dhe anëtarëve të saj. Ajo tha se sot njerëzit në PD duan vetëm karrigen dhe disa prej tyre vetëm vegjetojnë. Po ashtu ajo shtoi se nuk e donin në Këshillim Kombëtar. “Sot është një PD e qendrës që duan karrigen, që mua nuk më donin në Këshillin Kombëtar. Ata po bënin listat e tyre por e kanë forcuar grupin e qendrës dhe shtynin Berishën në drejtimin e kundërt. Edith Harxhi është ngritur dhe Berisha ndjen presion e tyre dhe…

Read More