Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar në parim për paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, e cila përfshin edhe ndalimin e importit të disa prodhimeve të këtij shteti dhe vendosjen e një çmimi tavan për naftën e papërpunuar ruse që transportohet në vendet e treta. Risi në paketën e re është se edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të lejohen të importojnë naftë të papërpunuar ruse. Në BE thanë se në muajin dhjetor do të ndalohet në tërësi importi i naftës së papërpunuar nga Rusia, që transportohet përmes detit. Në kuadër të sanksioneve të reja është edhe…
Author: tirana
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me gratë e mbijetuara nga kanceri i gjirit. Në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Muajit për Ndërgjegjësimin mbi Kancerin e Gjirit, diplomatja amerikane ka dhënë mesazhin për gratë që të kujdesen për shëndetin, duke kryer kontrolle dhe mamografi të rregullta. Postimi i ambasadës: Ambasadorja Yuri Kim u bashkua me të mbijetuara të kancerit të gjirit, doktorë dhe zyrtarë publikë këtë paradite, në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Muajit për Ndërgjegjësimin mbi Kancerin e Gjirit. “Qoftë…
Grupi i hakerave “Homeland Justice” ka publikuar një dokument në grupin e hapur në Telegram, përmes të cilit paralajmëron zhvillime në Shqipëri. Krah dokumentit, ata shkruajnë se njerëzit në Shqipëri i pret fati i irakianëve se ata do të shtypen nga pushtetarët njësoj siç bëri si ish-diktatori irakian Saddam Hussein me popullin e tij. Sipas dokumenteve: “Siç e dini, dhe siç thamë, korrupsioni sistematik i pushtetarëve po e bën më të ngatërruar popullin shqiptar. Ashtu si ish-diktatori irakian Saddam Hussein përdori MEK për të vrarë dhe shtypur njerëzit e tij si ushtrinë e tij private, një fat i tillë me…
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique dhe partnerja e tij e re Clara Chia Marti nuk e fshehin më romancën e tyre në publik. Duke krahasuar marrëdhenien e tij të mëparshme me Shakirën dhe të asaj që po përjeton me Clara-n, sipas “Caras”, Pique iu ka thënë miqve të tij se “ndihet më i ri” Pak ditë më parë, Pique dhe Clara Chia u fotografuan duke u puthur në një restorant në Paris. Sa i përket kujdestarisë së fëmijëve, duket se lufta mes Pique dhe këngëtares nuk ka fund. Që kur ata njoftuan ndarjen e tyre, janë përfolur shumë se çfarë…
Gazetari Basir Çollaku thotë se rasti i agjentit që ndihmoi Ervis Martinajn të largohej nuk është i pari rast që policia bashkëpunon me krimin. Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari u shpreh se Ervis Martinaj kishte 16 mijë të punësuar kur bastet ishin zyrtare dhe paguante dhjetëra milionë euro për buxhetin e shtetit. Sipas tij, kryeministri ka pasur dijeni për shumë nga zhvillimet që kanë ndodhur madje arsyeja kryesore pse u shkarkua drejtori i policisë ishte zhdukja e Martinajt. “Dhe ka jo pak të akuzuar në oborrin e kryeministrit që janë të interesuar për biznesin e basteve. Nuk është…
Organizata e shteteve eksportuese të naftës ra dakord për shkurtime të reja të prodhimit të naftës në një takim në Vjenë këtë të mërkurë, duke tkurrur ofertën në treg tashmë të ngushtë për ‘arin e zi’, pavarësisht presionit nga SHBA për të prodhuar më shumë. Ulja mund të nxisë një rritje të çmimeve të naftës që kanë rënë në rreth 90 dollarë nga 120 dollarë në tre muaj nga frika e një recensioni ekonomik. Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë OPEC mos të vazhdojë me shkurtimet që pritet të ulen me 2 milionë fuçi në ditë. Mbetet e paqartë nëse shkurtimet…
Aktorja Hilary Swank dhe bashkëshorti i saj, Philip Schneider do të bëhen prindër. 48-vjeçarja zbuloi se është në pritje të binjakëve gjatë një interviste që dha për “Good Morning America”. “Kjo është diçka që unë e kam dashur për një kohë të gjatë. Do të bëhem nënë dhe jo vetëm me një, por dy. Është shumë bukur të jesh në gjendje të flasësh për të dhe ta ndajmë atë”.
Spanja dhe Portugalia kanë bërë prej javësh kërkesën e tyre për të mirëpritur Botërorin e vitit 2030, për të cilën në garë ndodhen shumë shtete. Së fundmi, së bashku me dy vendet iberike është bashkuar edhe Ukraina, e cila do të jetë shteti i tretë pritës për këtë event, duke e zyrtarizuar kandidaturën së bashku me Spanjën e Portugalinë. Në garë për të marrë Kupën e Botës gjithashtu janë edhe Maroku, që konkurron i vetëm, Argjentina, Uruguaji, Paraguaji dhe Kili, të cilat mendojnë të bëjnë Botërorin e Parë në katër shtete dhe Egjipt, Greqi dhe Arabi Saudite, të cilat do…
Arben Ndoi ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të degës së Partisë Demokratike në Lezhë. Ndoi sqaroi se dorëheqja ka ardhur si shkak i frymës negative që sipas tij pengonte mbarëvajtjen e punës nga “demokratët e kapur në PD-në e Lezhës”. Statusi i plotë: Të nderuar Anëtar të PD dega Lezhë!Në pamundësi t’ju kontaktoj secilin prej jush, po ju komunikoj se dje i kam kërkuar zyrtarisht Kryetarit të PD së Shqipërisë z.Sali Berisha Dorëheqjen nga pozicioni i Kryetarit të degës Lezhë.Të nderuar miq! Disa muaj më parë kërkova prej jush besimin për të qenë Kryetari i PD Lezhë.Situata në të…
Një familje shqiptare ka shpenzuar mesatarisht vetëm 1.3% më shumë në vitin 2021, sesa një vit më parë, ndërkohë që rritja e çmimeve ka qenë më e lartë. Ushqimet vijojnë të zënë peshën kryesore, një tregues indirekt ky i nivelit të ulët të të ardhurave, që krijon pak mundësi për shpenzime të tjera, pas atyre të domosdoshme. 41.3% e shpenzimeve shkojnë për t’u ushqyer Sipas INSTAT, sa i përket strukturës së shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve (për një njësi ekonomike familjare), sipas 12 grupeve kryesore të konsumit, peshën më të madhe e zënë grupet: Grupi “Ushqime dhe pije…
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi e ka cilësuar aleancën Berisha-Meta, si koalicioni i prapakthimit. Në një intervistë për ATSH-në, Koçi tha se ky koalicion nuk ofron më asnjë shpresë për të ardhmen, teksa tha se përballë një opozitë të tillë socialistët janë të pakonkurrueshëm. “Çiftëzimi politik Meta Berisha e njollos imazhin dhe besueshmërinë e opozitës. Ky koalicion është koalicioni i prapakthimit. Nuk ofron shpresë për përparim. Ofron bashkim të simboleve të korrupsionit dhe kriminalizimit të politikës. Bashkëpunimi i vjetër ilegal Meta Berisha u legalizua fillimisht në 2009 dhe tani nuk përben më lajm. Është vetëm një ricertifikim. PS është…
Një 82-vjeçar është gjetur i pajetë në një arë në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. I ndjeri, i identifikuar me inicialet K. B. ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët. Prej tetë ditësh, i moshuari kishte humbur kontaktet me familjen e tij. “Rreth orës 15:11, është gjetur në një arë, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. B., 82 vjeç, banues në Barkanush, Krujë. Paraprakisht, dyshohet se 82-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas ishte larguar nga banesa më datë 27.09.2022. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon…