Author: tirana

Gjermania është mjaft e njohur për saktësinë dhe rregullin. Gjithçka dokumentohet dhe analizohet. Por se sa xhami ka në Gjermani, nuk e di askush saktë. Sipas llogaritjeve nga 2350 deri në 2750. Në vitin 2019 këto xhami u vizituan të paktën një herë në javë nga 24% e 5,5 milionë myslimanëve, që jetojnë në Gjermani, sipas studimit të Konferencës Gjermane të Islamit. Në Ditën e Xhamisë së Hapur që zhvillohet nga Gjermani nga viti 1997 më 3 Tetor, rreth 1000 xhami hapin portat për t’u vizituar nga myslimanë e jomyslimanë. Motoja këtë vit ishte: Burime të pakta, përgjegjësi e madhe.…

Read More

Ish-Kryeministri i bëri thirrje grupi të Alibeajt që opozita të dalë me një draft të përbashkët. Berisha tha se Rama nuk e do reformën, por megjithatë opozita e ka një draft që do ta diskutojë edhe me aleatët. “Në punën për reformën territoriale janë mbajtur parasysh ndryshimet e thella që ka pësuar vendi këto vite. Por janë marrë për bazë, dy projekte serioze të specialistëve shqiptarë dhe të huaj, të sponsorizuar nga qeveria e Zvicrës. Sot dëgjoj që një grup deputetësh të po kësaj partie, në mënyrë të pavarur, kanë dorëzuar një draft me 94 bashki. Unë mendoj se ky…

Read More

Gazetari Arjan Çani shprehet se ka disa arsye përse opozita nuk po i nis protestat e paralajmëruara në shtator. Duke folur në “Pikat mbi i”, ai tha se Berisha nuk ka rreth 20 deputetë me vete dhe nuk mund të futet “në luftë” me një “këmbë të thyer”. Në të njëjtën kohë sipas tij, termometri që Berisha ka vënë për të matur temperaturën e qytetarëve, nuk tregon shifra të larta. Pse nuk pati protesta në shtator? Ne nuk kemi termometrin që ka doktori. Ai ka një termometër 30 vjeçar, një termometër që mesa duket vazhdon të funksionojë. Termometri nuk i…

Read More

Nga dëshmia e vëllezërve Beqiraj të arrestuar dy ditë ë parë në Durrës, është zbërthyer edhe një tjetër attentat, që ishte planifikuar të kryhej ditët e ardhshme. Mësohet se po planifikohej vrasja e dy personave, njëri i liruar pak kohë më parë nga burgu, ku vuajti dënimin për trafik të 100 kilogramëve kanabis. Sipas dëshmisë së tyre , vrasjen e tyre e kishte kërkuar punonjësi i burgjeve Flamur Bejko duke u dhënë 3500 euro paradhënie. Vëllezërit Beqiraj tregojnë se Bejko, u ka thënë se i do të dy personat e vdekur pasi kanë pasur një konflikt në një lokal dhe…

Read More

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Tiranë. Bëhet e ditur pas një konflikti për motive të dobëta, 42-vjeçari Robert Doka ka plagosur në këmbë Denis Kukën me të cilin po konfliktohej. Policia njofton se autori është vënë në pranga pas ngjarjes dhe është shoqëruar në komisariat. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga Doka. Ndërkohë, i plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe…

Read More

Moderatorja Erla Mëhilli thotë se primaret nuk janë mënyra e duhur për të zgjedhur kandidatët për zgjedhjet lokale nga PD, në situatën në të cilën ndodhet partia. Sipas Mëhillit, PD nuk është në kushtet për të dhënë leksione demokracie pasi është në konflikt të brendshëm prej vitesh. “Sado primaret mund të jenë një moment i mirë demokracie për SHBA, PD nuk është në kushtet të japë leksion demokracie pasi është në konflikt të brendshëm prej vitesh. Në këtë mënyrë i zgjon edhe më tej konfliktet, kjo mund të çojë në përçarje të mëtejshme. Më mirë të jenë vendimmarrje të drejtuesve,…

Read More

Teatri 110 vjeçar i Operës dhe Baletit në kryeqytetin e Hungarisë do të mbyllet këtë dimër. Shkak janë bërë çmime të larta të energjisë elektrike të cilat po prekin tashmë dhe institucionet kulturore në të gjithë Evropën. Teatri 111-vjeçar Erkel në Budapest, një nga tre hapësirat prestigjioze të performancës së Operës Shtetërore të Hungarisë do të mbyllë dyert e tij në nëntor pasi rritja eksponenciale e faturave të energjisë e bëri ngrohjen e ndërtesës me 1800 vende të pasigurt. “Duhet të vendosnim se si mund të kursenim,” tha Szilveszter Okovacs, drejtor i Operës Shtetërore Hungareze. “Edhe pse dhemb të vendosësh…

Read More

“Tetori esëll!”. Kjo është fushata që kërkon të motivojë këdo në sfidën për të qëndruar pa alkool. Gjithnjë e më shumë, njerëzit po reflektojnë për rolin që luan alkooli në jetën e tyre. Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, e klasifikon konsumimin e një ose dy pijeve alkoolike në ditë, si pirje të moderuar. Në të dhënat e grumbulluara, rezulton që dy të tretat e konsumuesve e kapërcejnë këtë cak, të paktën një herë në muaj. Gjatë pandemisë, ky fenomen u thellua edhe më shumë dhe u vu re se njerëzit po konsumonin mesatarisht deri në 4-5 pije…

Read More

Kryeministrja britanike Liz Truss ka deklaruar se Ukraina “do të fitojë dhe se asnjë marrëveshje paqeje nuk duhet të përfshijë lëshimet territoriale gjatë fjalimit të saj në konferencën vjetore të partisë konservatore, sipas The Guardian. “Populli ukrainas nuk po lufton vetëm për sigurinë e tij, por për të gjithë sigurinë tonë. Kjo është një luftë për liri dhe demokraci në mbarë botën. Aneksimi i paligjshëm i territorit ukrainas nga Putin është vetëm akti i fundit në fushatën e Putinit për të përmbysur demokracinë dhe për të shkelur ligjin ndërkombëtar. Ne nuk duhet të dorëzohemi para atyre që duan një marrëveshje që…

Read More

Moderatorja Fjodora Fjora ka kujtuar e mahnitur një nga dasmat më të njohura ku ajo ka qenë e ftuar, ajo e Behgjet Pacollit me Ana Oksën. Teksa ishte e ftuar në emisionin “Opinon”, ku tema e diskutimit ishin dasmat dhe traditat, Fjora tha se asokohe i kishte thënë vetes se nëse nuk do të bënte një dasmë të tillë, më mirë s’do bënte fare. Madje, teksa ishte duke folur me humor moderatorja i “bëri një propozim” Pacollit. Fjodora Fjora: Unë për rastësi shumë të madhe kam qenë prezente në dasmën që Behxhet Pacolli ka bërë me Ana Oksën. Është shumë…

Read More

Ministrja e Energjisë dhe njëkohësisht zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u pyet mbi miratimin e vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për hyrjen në fuqi nga 1 tetori të fashës prej 800kw. Në deklaratën për mediat, Balluku tha se qeveria kishte të drejtën të merrte një tjetër vendim në varësi të situatës dhe të kushteve të prodhimit të energjisë elektrike në hidrocentrale. Ndërsa shpjegoi se rritja nuk kishte hyrë në fuqi nga 1 Tetori. “Fasha 800kw, kur shprehet ERE, shprehet për miratimin e çmimit. Ne i kemi bërë kërkesën dhe ERE ka marrë vendimin që çmimi miratohet. Tani qeveria shqiptare ka të…

Read More

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë të ditur pas mbledhjes së qeverisë se sot u vendos që paga e pedagogëve të rritet me 15 për qind. Më konkretisht, shpjegoi ajo, 7 për qind rritja do të jetë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër më pas do të realizohet nga buxheti i vetë Universiteteve. “Sot kemi vendosur që pagat e pedagogëve të rriten me 15 për qind, 7 për qind mbulohet nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga Universiteti,” tha ministrja Kushi. Po ashtu, ministrja theksoi se pedagogët duhet të rrisin përpjekjet e tyre që të rrisin performancën e…

Read More