Author: tirana

Sherret brenda PD-së nuk po shuhen. Deputeti demokrat Gazment Bardhi, në një reagim të gjatë në facebook, i është përgjigjur akuzave që sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka adresuar ndaj tij. Sipas Nokës, Bardhi denoncon oligarkët për t’u vendosur gjoba atyre. Bardhi thekson se nuk ka vila të fshehura, as para të investuara në bizneset e oligarkëve, por mbi të gjitha që nuk është peng i asnjë financuesi apo krimineli, që ditën punon me qeverinë, ndërsa natën financon flamurin e opozitarizmit të rremë. “Kujt i paskam vendosur gjobë unë, oligarkut të farmaceutikës pas emrit të të cilit Flamur…

Read More

Presidenti Bajram Begaj është takuar mëngjesin e sotëm me kryetarin e bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia, ku gjatë takimit ka vlerësuar bashkëpunimin politik në nivel lokal. “Vlerësoj bashkëpunimin politik në nivel lokal”. Takimi zgjati rreth një orë dhe kreu i shtetit e sheh bashkëpunimin si një mesazh për zhvillimin e qytetit. “Një mesazh i shkëlqyer i bashkimit të forcave për të mirën e komunitetit dhe zhvillimin e qytetit”. Më pas Presidenti Begaj pritet të vijojë me dekorimin e shkollës ’28 Nëntori’ me titullin ‘Nderi i Kombit’. Postimi i plotë Takim shumë i mirë me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës z.…

Read More

Grupi i hakerave iranianë kanë arritur që të përvetësojnë sistemin MEMEX, një nga sistemet kyç brenda Policisë së Shtetit. Materiali i publikuar përfshin të gjithë informacionin policor për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale. Nga mediat doli edhe emri dhe fotografia e këngëtarit të muzikës popullore, Spartak Xhaferraj, i cili u bë i njohur me këngën “Qejf o qejf o qerrata”. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se në momentin kur doli lajmi të gjithë i shkruanin dhe kjo e shqetësoi. Ai tregoi se në polici është shoqëruar dy herë, për ndërtim pa leje dhe…

Read More

Nga Belgjika, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, ka dhënë një sinjal për kriminelët. Sipas tij, SPAK-u është i vendosur që bashkëpunimin që ekziston me Prokurorinë Federale belge ta vazhdojë duke dhënë më shumë rezultate konkrete. Mesazhi duket se ishte i qartë për shqiptarët me precedent në Belgjikë. Vendosja e kontakteve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar ndërmjet prokurorive të posaçme është e domosdoshme për të arritur suksesin. Gjithashtu, u theksua fakti që lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është një betejë e gjatë dhe e vazhdueshme, që duhet realizuar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet strukturave të zbatimit të ligjit.…

Read More

Sot në orën 11:00, pedagogët do të zhvillojnë një protestë para Universitetit Politeknik. Ndaj dhe sindikata e punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, i bën thirrje të gjithë pedagogëve që të mbështesin protestën, ndërsa rithekson edhe njëherë kërkesat kryesore të pedagogëve. 9 kërkesat 1-Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës-akademik e administrativ.2-Rritjen e financimit për kërkimin shkencor.3-Rivendosjen e shtesave mbi pagë për “Dëmshmëri shëndeti në punë”.4-Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë.5-Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare.6-Rivlerësimin e orës mësimore.7-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.8-Amendimin pikës C të VKM Nr. 112 për…

Read More

Vendosja e datës së zgjedhjeve vendore 2023 është në fokus të politikës. Një ditë më parë në presidencë u zhvilluan takime intensive, ku kreu i shtetit, Bajram Begaj priti përfaqësues të partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve. Alternativa më e mbështetur është data 14 maj 2023. Takimet do të vijojnë edhe këtë të mërkurë, ku në zyrën e Begajt do të shkojnë kreu i grupit socialist Taulant Balla dhe Shpëtim Idrizin i PDIU-së. Të martën presidenti takoi Ilir Metën, Oerd Bylykbashin, Vangjel Dulen, Dashamir Shehin, Fatmir Mediun dhe Agron Dukën.

Read More

Këtë të mërkurë Liga e Kampionëve vijon me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e tretë të fazës së grupeve të këtij edicioni. Programin do ta hapin dy ndeshje që zhvillohen nga ora 18:45, ku RB Leipzig pret në shtëpi Celticun, kurse Dinamo Zagrebi është mysafir i RB Salzburgut. E gjithë vëmendja do të jetë te përballja mes Chelsea dhe kampionit italian, AC Milan. “Blutë” e Londrës do të synojnë me çdo kusht fitoren në stadiumin “Stamford Bridge”, në mënyrë që të arkëtojnë tre pikët e para të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. Ndeshjet e programit…

Read More

94 bashki kërkojnë deputetët e grupit “Alibeaj”, dhe sot disa prej tyre dorëzuan në Kryesinë e Kuvendit, projektligjin për Reformën Territoriale-Administrative. Dhurata Çupi, bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Territoriale, tha se ky projektligj mbron interesat e qytetarëve shqiptar. Çupi nga ana tjetër u bëri thirrje deputetëve të PS-së që ta miratojnë. “Mendojmë se ky projekt përfaqëson interesat e qytetarëve shqiptarë. Janë të interesuar për të pasur qasjen e bashkive sa më pranë dhe mendojmë se ky projektligj mbron interesat e qytetarëve shqiptar, pasi janë të interesuar të kenë pranë shërbimet publike. Uroj që deputetët e PS të miratojnë një reformë…

Read More

Për emigrantët që mbërrijnë në Angli me gomone nga Franca, sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman thotë se do të ndryshojë ligjin për ti ndaluar. Ajo thotë edhe se do të parandalojë “abuzimin” e ligjeve moderne të skllavërisë nga kontrabandistët. Sipas planeve, emigrantët që qëllimisht hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nga një vend i sigurtë, duhet të kthehen me shpejtësi në vendin e tyre ose të zhvendosen në Ruandë. Qeveria ka thënë se skema do të dekurajojë të tjerët që të kalojnë Kanalin. Fluturimi i parë u anulua disa minuta para nisjes, në qershor, pas një…

Read More

Sot në orën 12:00 në mesditë, çelen aplikimet për Lotarinë Amerikane. Linket dhe rregullat e reja i gjeni në faqen e programit të vizave. Afati i fundit për të aplikuar do të jetë 8 nëntori, po në mesditë. Njoftimi në faqen e Ambasadës Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2024 do të rifillojë të mërkurën, më 5 tetor 2022 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 8 nëntor 2022, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5). DV-2024 Udhëzimet në Anglisht (PDF 339 KB) · DV-2024 Udhëzimet në Shqip (PDF 410 KB) Shikoni këtë faqe për…

Read More

Këtë të mërkurë, pedagogët do të protestojnë për herë të dytë. Protesta këtë herë do të mbahet përballë Universitetit Politeknik në Tiranë. Prej disa ditësh, ata janë shprehur se po ushtrohet presion direkt dhe indirekt ndaj kolegëve të tyre për mos të marrë pjesë në protesta. Në orën 11:00, ata do të kërkojnë dhe një herë të drejtat e tyre, duke kërkuar rritje page dhe kushte më të mira në punë. Me protestën e tyre rrezikohet edhe nisja e viti të ri akademik që është vendosur të nis më 17 tetor. Kërkesat e pedagogëve -Rritja e pagave për pedagogët dhe…

Read More

Çifti Harry-Meghan, sipas ekspertëve janë përpjekur të duken si një “çift i fuqishëm”, në mes të trazirave në familjen mbretërore. Buckingham Palace publikoi një foto në të cilën shfaqej mbreti Charles III dhe Camilla duke pozuar përkrah Princit William dhe Kate Middleton, por që mungoi Harry dhe Meghan. Fotoja shënoi edhe fundin e zisë për Mbretëreshën Elizabeth II. Por nuk vonoi shumë dhe Harry dhe Meghan postuan dy portrete të tyre, të kapur ëmbël për dore. Ata që janë të përfshirë në qarqet mbretërore, thonë se kjo lëvizje e veçantë është një përgjigje ndaj fotos së babait dhe vëllait, William-it.…

Read More