Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin që forcon edhe më shumë lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se nga sot deti ynë nuk do të jetë më i Kosovës vetëm për turizëm, por edhe për tregti. Postimi i Ramës:Jena1Ja ku ka nisur edhe zhdoganimi në Portin e Durrësit për mallrat me destinacion Kosovën dhe deti ynë nuk është më edhe i Kosovës veç për turizëm, po është edhe i Kosovës përtregti#TëBashkuarJoTëNdarë#ShqipëriaEArdhmjaJonë#SkaKohëPërPushim Bashkimi i doganave mes dy vendeve vjen si rezultat i zbatimit të marrëveshjeve në takimin mes dy qeverive.
Author: tirana
Këngëtarja e njohur nga Lezha, Mimoza Selimi, ish-vokaliste e grupit “Djemtë e detit”, ka rrëfyer në një intervistë dhënë për emisionin “Rudina” jetën e saj të re larg Shqipërisë dhe marrëdhënien me ish-partnerin, të cilin e cilëson si shokun e saj më të mirë.”Përpara se të vija në studio ishim bashkë. Kam pasur fat. Ne kemi qenë një nga çiftet e rralla shqiptare që kemi pasur një marrëdhënie miqësie, besimi. Kur njerëzit janë mendjehapur, Rudina, gjejnë gjithmonë një zgjidhje me shumë qytetari, pa i bërë keq njëri-tjetrit dhe për të ruajtur gjërat e bukura sepse kemi qenë jo pak, por…
Numri i pacientëve që kërkojnë heqjen e të pasmeve braziliane në klinikat e ndërhyrjeve estetike, ka bërë që t’i kushtohet më shumë rëndësi rreziqeve që sjell kjo procedurë. Sipas Bloomberg, por edhe burimeve të tjera mjekësore, “(brazilian) butt lift”, ngritja dhe/ose zmadhimi i të pasmeve, është ndërhyrja që mbart më shumë rreziqe. Studimet kanë gjetur së shkalla e vdekshmërisë për injeksionet e dhjamit në vithe ishte midis 1:2350 dhe 1:6241 raste – deri në 20 herë më e lartë se për procedurat e tjera kozmetike. Injeksionet e dhjamit në vithe janë padyshim më të rrezikshme sesa mund të mendohet. Nëse…
Ditën e nesërme do të nisin aplikimet për lotarinë amerikane. Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të bëjnë realitet “ëndrrën amerikane”, mund të aplikojnë për Programin DV-2024, e cila fillon prej mesditës së nesërme. Aplikimet për lotarinë do të përfundojnë në datën 8 nëntor 2022 në orën 12:00 të mesditës. (Udhëzimet për aplikimin ndiqini këtu) Njoftimi: Programi DV-2024: Periudha e regjistrimit në internet për Programin DV-2024 fillon të mërkurën, 5 tetor 2022, në orën 12:00 të mesditës, Koha Lindore Ditore (EDT) (GMT-4) dhe përfundon të martën, më 8 nëntor 2022. , në orën 12:00 të mesditës, me orën standarde lindore…
Sezoni i ri e ka gjetur me ndryshime të mëdha tregun mediatik shqiptar, ku tashmë futet një aktor i rendësishëm siç janë kompania “Devolli Group” nga Kosova, të cilët janë në negociata për blerjen e televizionit, tashmë gjeneralist, ABC. Burime bëjnë me dije se palët janë në përfundim të negociatave dhe ABC do t’u kalojë Devollëve, të cilët kanë një mori biznesesh të vendosura në Kosovë. Burime bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme, njëri prej vëllezërve Devolli ka vizituar ambientet e ABC në Tiranë dhe bashkë me Kushtrim Gojanin e Klan Kosova kanë takuar drejtorin aktual të ABC,…
Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur Shqipërinë në vend të dytë në botë përsa i përket normës së turistëve ndërkombëtarë. Në “Barometrin e Turizmit Botëror”, publikuar me të dhënat e sektorit të turizmit në nivel global nga janari në korrik të vitit 2022, OBT konfirmon Shqipërinë me një rritje 19% krahasuar me vitin 2019, duke arritur një ndër performancat më të mira të rikuperimit të sektorit pas pandemisë. Po ashtu, vendi ka tregues pozitiv edhe në të ardhurat e gjeneruara prej turistëve të huaj, ku renditet në vend të katërt, me një rritje 32% krahasuar me të ardhurat e…
Një rrjet kriminal i akuzuar për vrasje në Tiranë dhe në Durrës është goditur nga policia dhe prokuroria e qytetit bregdetar me arrestimin e 15 personave dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve. Pikënisja e hetimeve ka qenë dëshmia e dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj të cilët u sulmuan disa net më parë në autostradën Durrës-Tiranë, madje njëri u mor peng. Mes të arrestuarve është edhe Flamur Bejko, punonjësi i policisë së burgjeve i cili ka paguar vëllezërit Beqiraj për të kryer vrasjen e dy shtetasve të identifikuar me inicialet S.Z dhe I.H. Vëllezërit Beqiraj janë paguar paraprakisht…
Nëna e këngëtares Britney Spears i ka kërkuar falje publikisht vajzës së saj për çdo “dhimbje” që ylli i popit duroi përgjatë 13 viteve nga kontrolli i babait të saj. “Më vjen shumë keq për dhimbjen tënde. Të dua shumë dhe më mungon! Britney, thellë brenda vetes ti e di se sa shumë të dua dhe më mungon! Kërkoj falje për çdo gjë dhe gjithçka që të ka lënduar”, shkroi Lynne Spears në rrjetet sociale. 67 vjeçarja i kërkoi gjithashtu që t’ia hiqte bllokun në “Instagram” në mënyrë që ato “të mund të komunikonin privatisht”.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj do të shkojë nesër në Shkodër për të zhvilluar një takim me kryebashkiakun Bardh Spahia. Kreu i shtetit do të ketë një takim me kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia në orën 09.45 në Bashki. Më pas, do të takohet edhe me autoritete të tjera të Shkodrës. Kjo vizitë e Begajt vjen pak orë pasi presidenti ka nisur konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen vitin që vjen. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri…
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë kryer 852 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 47 qytetarë, në këto bashki: 27 në Tiranë, 7 në Sarandë , 5 në Shkodër, 3 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Durrës, Mat, Mallakastër, Elbasan, Gramsh. Janë 398 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 81 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,204…
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel është nderuar me çmimin prestigjioz të OKB-së për vendosmërinë që ka treguar për të mbrojtur azilkëruesit gjatë periudhës që ajo ishte në detyrë. Komiteti përzgjedhës i UNCHR-së vlerësoi “udhëheqjen, guximin dhe dhembshurinë” e Merkelit. Merkel hapi dyert gjatë viteve 2015-2016 për më shumë se 1.2 milionë refugjatë dhe azilkërkues nga Siria të cilën largoheshin nga lufta. Shefi i UNHCR-së, Filippo Grandi përshëndeti vendosmërinë e Merkelit për të mbrojtur azilkërkuesit dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut, parimet humanitare dhe ligjin ndërkombëtar.
Nga Blendi Kajsiu Ideja se në Shqipëri është e pamundur të sendërzohet një alternativë politike jashtë dyshes PS-PD dhe satelitëve të tyre buron nga konceptimi thellësisht elitist i politikës. Sipas narrativës elitiste një elitë e keqe mund të zëvendësohet vetëm me një elitë më të mirë. Ndaj për sa kohë nuk del një alternativë bindëse ndaj PS dhe PD – së jemi të detyruar të votojmë për këto të fundit, edhe pse janë banda. Duhet pritur dalja e një elite superiore ndaj kësaj që kemi që elektorati të ndryshojë mënyrën se si voton. Sipas kësaj llogjike ndryshimi në Shqipëri mund…