Operacioni ‘Porositësi’ i zhvilluar në Durrës rezultoi me 14 të arrestuar dhe pesë persona të tjerë të shpallur në kërkim. Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me këtë ngjarje. Vrasja e dytë që kishin marrë porosi vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj kishte të bënte me ekzekutimin e një personi tjetër në Sukth, raporton BW. Mërkuri dyshohej nga policia si vrasës me pagesë dhe u vra pesë muaj më parë në biznesin e tij në zonën e Sukthit. Sakaq nuk ka ende informacion për vrasjen dhe nuk dihet nëse e kanë ekzekutuar vëllezërit Beqiraj apo dikush tjetër, megjithatë këta të fundit…
Author: tirana
Tragjedia e ndodhur në Indonezi është një nga ngjarjet më të trishta të ndodhura ndonjëherë në futboll, teksa 180 individë janë raportuar të vdekur, ndërsa disa të tjerë të lënduar. Për këtë tragjedi UEFA ka marrë vendimin që përpara çdo ndeshje të kësaj jave do të mbahet 1 minutë heshtje në kujtim të viktimave që humbën jetën në stadiumin “Kanjuruhan” në Indonezi. Champions League, Europa League, Conference League dhe para play-off-it në Kupën e Botës për femra do të mbahet një minutë heshtje përpara fillimit të sfidave.
Kryetari i Partisë së Lirisë, në një konferencë për mediat ka përsëritur edhe një herë që partia që ai drejton ka qenë gjithnjë e hapur për fuqizimin e aksionit opozitar. Bashkëpunimi me Partinë Demokratike për këto zgjedhje lokale, u shpreh Meta, do të jetë i hapur, pasi aksioni opozitar sipas tij, është me interes kombëtar. “Partia e Lirisë ka qenë e hapur për të bashkëpunuar me çdo component opozitar e veçanërisht me PD. PL është e gatshme në çdo moment të fuqizojë aksionin opozitar. Jo si ish-kryetari që e përdorte bashkëpunimin opozitar për interesat e veta, apo për t’i bërë…
Hakerimi i sistemeve elektronike shqiptare vazhdon të komentohet dhe analizohet nga prizma të ndryshëm. Ekspertët e teknologjisë janë të përçarë për sa i përket pasojave që këto sulme do të kenë në sistemet shqiptare dhe nëse ato do të mund të rimëkëmbën. Për ekspertin e teknologjisë Tomi Kallanxhi, i ftuar në studion e ABC, hakerat vazhdojnë të qëndrojnë në sistem. Sipas tij hakerat “janë akoma brenda” dhe duke iu referuar raportit të Microsoft ai u shpreh që “ishin dy açounte të komprementuara që kishin akses në TIMS.” “Hakerat kanë qenë në Root Server, në trurin që komandonte të gjithë serverat…
Kasandër Noga dyshohet se është porositësi i ngjarjes së ndodhur në 4 janar të vitit 2022 ku u vra Erjon Çela dhe u plagosën katër të tjerë. Ngjarja njihet ndryshe si “masakra e Don Boskos”. Vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj kanë rrëfyer se ka qenë vetë Kasandër Noga ai që dha urdhrin për sulmin e ndodhur në Don Bosko të Tiranës. Ndërkohë që vetë, Noga ndodhet i arrestuar në Belgjikë për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjikë. Kasandër Noga nga Patosi, në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut pas një konflikti. Vëllai i tij, Geron Hasanbelliu është vënë…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë se është krah pedagogëve që kanë lajmëruar grevë dhe bojkotim të mësimit në rast se qeveria nuk pranon rritjen e pagave. Në nëj deklaratë për mediat, Meta tha se kërkesat e pedagogëve janë shumë legjitime dhe nëse ka vullnet mund të realizohen. “Si kryetar i Partisë së Lirisë, në emër të këaj force politike po edhe si ish-kryeministër, i kërkoj qeverisë të heqë dorë nga lufta e nervave me pedagogët, studentët dhe me prindërit e tyre që janë të interesuar për një arsimim sa më cilësor të fëmijëve të tyre, por…
Është prezantuar në Vlorë drejtuesi politik i partisë Socialiste për qarkun, Blendi Klosi. Klosi zëvendësoi në këtë post Arben Ahmetajn i cili është tashmë i “zhveshur” nga çdo post që ka pasur në PS. Sot në Vlorë Ahmetaj mungoi, ndërsa për ta prezantuar e ka shoqëruar Damian Gjiknuri. Për mediat, Gjiknuri dhe Klosi kanë thënë se ky pozicion është me rëndësi. I pyetur për Ahmetajn, Gjiknuri përdori retorikën e kryeministrit i cili nga selia rozë theksoi se në kohë zgjedhjesh do të ketë lëvizje mes “lojtarëve” që PS si skuadër të performojë më mirë. “Në emër të fushatës po marrim…
Pamjet që shihni tregojnë momentin nga aksioni për arrestimin e 14 personave, mes tyre një polic, të skeduar për vepra të rënda kriminale. Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit ‘Porositësi’ u sekuestruan në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 1 kallashnikov, municion luftarak, 4 kilogramë eksploziv, fitil zjarrpërcjellës, detonator elektrik për shpërthime në distancë, 4 automjete, nga të cilat 2 blinduara, 2 motoçikleta, lëndë narkotike kokainë, 17 aparate celulare, 3050 euro, 2 armë gjahu shotgan, 1 thikë, sprajt neutralizues, 4 pistoleta sportive dhe 1 palë targa. TE ARRESTUAR1. G. B., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja…
Në presidencë është duke u diskutuar data 14 maj 2023 si datë e zgjedhjeve lokale. Mësohet se kjo është kërkesë edhe e opozitës, pasi sipas tyre i jep kohë Komisionit të Reformës Territoriales dhe i jep kohe dhe Komisionit të Reformës Zgjedhore për rregullime paraprake. Po ashtu nuk ndikon në sezonin veror.
Trajneri aktual i Kombëtares sonë, Edy Reja, i përfundon kontrata në muajin nëntor dhe nuk do ta rinovojë atë. Sipas asaj që raporton gazeta më e madhe në Itali, “La Gazzetta dello Sport”, Shqipëria po mendon për një tjetër trajner italian, Luigi Di Biagio. Ai shihet si pasuesi më i mundshëm i Reja-s dhe pëlqehet shumë nga kreu i FSHF-së, Armand Duka. Zyrat e FSHF-së kanë mohuar një akord të mundshëm me Di Biagion në një reagim të bërë së fundmi, por që nuk përjashtohet aspak mundësia që ai të jetë pasuesi i Reja-s dhe të shohim sërish një italian…
Është finalizuar këtë të martë operacioni “Porositësi”, ku Policia e Durrësit bën me dije se është goditur grupi i vrasësve, mes tyre një ushtarak. Grupi u godit pas marrjes peng të vëllezërve Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë. “Zbardhja e disa ngjarjeve kriminale dhe pengmarrja në autostradën Tiranë-Durrës. Personat që kishin marrë në automjet shtetasin I.B e kanë braktisur automjetin dhe janë larguar. Është në pranga njëri prej tyre dhe 3 janë shpallur në kërkim”, tha drejtuesi i policisë së Durrësit. Janë vënë në pranga 15 persona të dyshuar për vrasje. Grupi u godit pas marrjes peng të dy vëllezërve Indrit dhe…
Deputetë të PD-së u paraqitën këtë të martë në Gjykatën e Apelit, ku kanë kërkuar të jepet sa më parë vendimi për situatën gjyqësore ku ndodhet kjo forcë politike, se kujt i takon. Deputeti Dashnor Sula, tha për gazetarët se janë informuar që çështja nuk është planifikuar fare për gjykim, ku shtoi edhe se do të paraqesin edhe një shkresë për përshpejtimin e gjykimit. Për të nuk do të presin pa fund për vendimin, dhe nga ana tjetër nënvizoi se do të jenë pjesë e Partisë Demokratike kushdo të shpallet fitues në çështje. Sula u shpreh se PD duhet të…