Author: tirana

Paçka se procesi i zgjedhjeve për kreun e ri të FPRD-së ende nuk është zyrtarizuar, pasi brenda dy ditëve mund të ankimohet, Sali Berisha ka “legjitimuar” fituesin. Nga një njoftim nga zyra e shtypit bëhet me dije se Sali Berisha ka pritur në zyrë, fituesin Besart Xhaferi. Berisha i uroi atij suksese për përgjegjësinë e re që ka marrë në dorë. Sipas statutit të vetë PD-së, në forumin rinor bëhen pjesë të rinjtë nga 15-35 vjeç. Xhaferi është 32 vjeç dhe në përfundim të mandatit 4-vjeçar ai do të ishte 36-vjeç, pra do ta ushtronte mandatin në shkelje të statutit.…

Read More

Ditët kalojnë dhe ende nuk ka një vendim nga Gjykata se kujt i përket Partia Demokratike. Enkelejd Alibeaj i ka dërguar një letër gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit, Elona Toro, për përshpejtimin e gjykimit të ankimimit të bërë prej tij kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri në Shkallën e Parë. Kjo pasi u njoh Kuvendi Kombëtar i PD më 11 dhjetor 2021, ku u shkarkua Lulzim Basha si kryetar dhe nisën procedurat që çuan në zgjedhjen e Sali Berishës në krye të partisë. “Me pretendimin se ky vendim gjyqësor është dhënë në shkelje flagrante të ligjit, PD ka depozituar…

Read More

Arrestimi i dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj, pas incidentit në autostradë ditën e dielë ka sjellë zbulimin e një grupi kriminal në Durrës. Të paktën 15 persona, të dyshuar për vrasje, raportohet se kanë rënë në prangat e policisë. Dyshohet se ky grup kriminal është përfshirë në disa ngjarje në Tiranë dhe Durrës, dhe një prej tyre është ekzekutimi i Erion Çelës në 4 janar të këtij viti në Don Bosko. Pak para se të vritej, viktima me origjinë nga Dibra dhe banues në Maminas, kishte qenë në tavolinë me bashkëshorten e tij shtatzënë. Ajo ishte larguar nga lokali…

Read More

Për të caktuar datën për zgjedhjet lokale 2023, Presidenti Bajram Begaj do të takojë të gjithë faktorët politikë në vend. Pas takimit që pati me kreun e shtetit, Ilir Meta tha për gazetarët se kërkon që data të vendoset sa më shpejt. “Ishte një kënaqësi që të takohesha me Presidentin me kërkesën e tij sot për të diskutuar për zgjedhjet e ardhshme vendore. Qëndrimi im është shumë i qartë që të shpallet sa më parë kjo datë në respekt të gjitha afateve kushtetuese e ligjore. E besoj se kështu do të ndodhë sepse një orë e më parë qytetarët e…

Read More

Gjykata e Posaçme u detyrua të shtyjë për të disatën herë nisjen e gjyqit ndaj Emiliano Shullazit, Lulzim Berishës dhe pesë të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në dy ngjarje të veçanta në vitin 2005. Shkak u bë mungesa e të pandehurit Luftar Reçi, i penduar i drejtësisë në proces, si edhe mosnjoftimi për gjyqin i Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishajt. Mungesa e Reçit ngjalli revolte tek i pandehuri Viktor Imeraj. “Pse nuk vjen Luftar Reçi? Kemi dy vjet që rrimë në burg prej tij, s’ka ardhur në asnjë seancë, të vetme. Ç’është ky…

Read More

Muaji tetor, është i njohur edhe si tetori rozë, një fushatë një mujore që gratë dhe vajzat të kryejnë kontrollet për kancerin e gjirit. 1 në 8 gra preken nga kanceri i gjirit në Shqipëri ndërkohë që ka një tendencë në rritje të shpeshtësisë së prekjes grave nga kjo sëmundje cila nëse kapet në kohë shpëton jetën e një gruaje. Mjekët thonë se ka një rritje me 30% të shtrimeve në spital, por në vitin e parë të pandemisë kur e gjithë vëmendja ishte te covidi, bëri që 80 gra të moshës 40 deri ne 50 vjeç të mos diagnostikohen…

Read More

Në kuadër të zgjedhjeve lokale 2023, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka thirrur në takim krerët e grupeve parlamentare, për të caktuar bashkarisht një datë. Në Presidencë është rikthyer Ilir Meta, ku qëndroi për 5 vite dhe po zhvillon një takim me kreun e shtetit. Begaj pritet të takohet mesditën e sotme me Fatmir Mediun, Dashamir Shehin, Vangjel Dulen dhe Agron Dukën, ku në fokus do të ketë diskutime për datën e zgjedhjeve vendore. Kurse nesër në orën 18.00 pritet të zhvillohet takimi i kreut të grupit demokrat Enkelejd Alibeaj me presidentin. Para takimit me Begajn, Meta u takua mëngjesin…

Read More

Indrit Beqiraj u mor peng për disa minuta të dielën, por sot që bashku me vëllain, Gentianin, ata janë arrestuar nga prokuroria e Durrësit për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Aleksandër Lahos, “Rrumit”. Të njëjtët kanë pretenduar se për llogari të Kasandër Nogës kishin marrë përsipër të kryenin vrasjen e Geron Hasanbelliut. Por kanë arritur që ta kryejnë dhe për të vrarë Hasanbelliut ka shkuar një grup tjetër që kanë vrarë gabimisht kamerierin Erion (Adriatik) Çela dhe plagosën 4 të tjerë. Ata kanë bashkëpunuar me policinë, ku kanë dhënë detaje të rëndësishme për disa atentate të kryera…

Read More

Për sulmet kibernetike që kanë nxjerrë në shesh çdo të dhënë personale të shqiptarëve, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të qeverisë. Për të ende nuk ka një hetim se çfarë ndodhi me patronazhistët, pasi për të bomba nuk filloi me Iranin, por në prill të 2021. “Ju thoni na ka sulmuar një shtet “gangster” si Irani! Po ju si qeverisje jeni “sivllaznit gangsterë”; sepse ndërkohë që kanë dalë gjithë të dhënat e shqiptarëve sheshit, s’ka më asgjë personale, mund t’i intimidoni dhe kërcënoni me çfarë të doni, e ndërkohë që do duhej…

Read More

4 humbje në 8 ndeshjet e para në këtë sezon në Seria A kanë verë realisht në rrezik pozicionin e Simone Inzaghit në krye të Interit. Strategu i zikaltërve tashmë mund të shkarkohet nëse vijon me rezultateve negative. Në mediat italiane së fundmi ka pasur shumë zëra për pasuesin e tij. Në Milano është parë Paulo Sousa duke darkuar me disa nga miqtë e tij, por mund të jetë dhe një indicie se së shpejti mund ta shohim në krye të Interit. Sportmediaset shkruan se Inzaghi luan fatin e tij në ndeshjen kundër Barcelonës, teksa nëse dështon, atëherë më shumë…

Read More

Për të dytin vit radhazi një nga muralet më të bukura të MurAL Fest Tirana është pretendente për të marrë çmimin e parë botëror nga faqja e mirënjohur Street Art Cites. Mural Fest Festival ka kaluar tashmë kufijtë dhe e ka kthyer Tiranën në një pikë të ngrohtë pritëse të artit, ku pallatet e vjetra të Tiranës, po lakmohen nga artistët më të mirë botërorë të muraleve. Drejtor i Përgjithshëm i Dekor Tirana dhe ideator i Tirana Mural Fest, Henril Çule thekson se Tirana ka hyrë me kokën lart në hartën e muraleve me famë botërore. “Jemi entuziast që për…

Read More

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka folur mbi kërkesat e pedagogëve dhe protestën e tyre në prag të nisjes së vitit të ri arsimor universitar. Sipas saj “pedagogët kanë qenë një shtresë e cila është goditur përherë nga politikat e padrejta të qeverisë” dhe se “sa herë qeverisë i janë dashur para për PPP-të ka shkurtuar buxhetin në Arsim”. Tabaku deklaroi se pedagogët janë harruar dhe kanë mbetur pa rritje page ndërsa kriza ka rritur çimet e produkteve kryesore të shportës. Deklarata e plotë: Dhjetëra kolegë të Fakultetit të Ekonomisë, kolegë dhe bashkëpuntorë të mitë deri para pak vitesh, sot…

Read More