Author: tirana

Pak ditë më parë Policia e Shtetit zbuloi një rrjet prostitucioni në Tiranë. Gjykata ka caktuar edhe masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 7 vajzat e arrestuara në flagrancë. Mësohet se vajzat që u shfrytëzuan si eskortë janë me origjinë ruse, ukrainase dhe polake. Për to çmimi niste nga 200 eruo deri në 1000 euro. Nga kontrollet u zbuluan 4 baza në Tiranë. Tutorët shqiptarë sillnim vajzat në Tiranë si turiste e më pas i shfrytëzonin. Vajzat e shfrytëzuara qëndron deri në një muaj e më pas largoheshin për tu zëvendësuar me të tjera.

Read More

Policia e Shtetit ka parandaluar një vjedhje në Kamëz. Të dy të arrestuarit janë të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Njoftimi i plotë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Parandalimi”. U kapën në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri në automjet, vihen në pranga 2 shtetas që dyshohet se do të vidhnin në një banesë. Të dy të arrestuarit, të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, dy krehra, një automjet, veshje dhe sende të tjera që dyshohet se autorët do t’i përdornin për të kryer…

Read More

Për herë të dytë, pedagogët do të ngrihen në protestë. Nesër në orën 11:00 do të zhvillohet protesta e pedagogëve përballë Universitetit Politeknik të Tiranës. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka publikuar thirrjen për mbështetjen e protestës. “Misioni ynë akademik nuk ka njësi matëse! Ju bëjmë me dije se do të qëndrojmë fort për të konkretizuar kërkesat tona legjitime në vlerësim të dinjitetit profesional, që ka për qëllim t’i shërbejë vetëm të mirës publike, larg interesit të politikës së ditës”. Njoftimi i plotë Të dashur kolegë të IAL-ve publike! Të dashur Profesorë të IAL-ve publike! Të dashur pedagogë…

Read More

Pas takimit në Pogradec që u mbajt në korrik, kryeministri Rama do të mbledhë më 7 dhe 8 tetor në Durrës kryetarët e bashkive. Fokusi do të jetë tek analiza e investimeve të kryera nga secili prej kryebashkiakëve dhe investimeve të tjera që pritet të fillojnë. Në këtë mbledhje 2 ditore do të bëhet edhe një analizë politike pas zgjedhjes së 61 kryetarëve të degëve të kësaj force politike. Po ashtu në këtë analizë do të përfshihet angazhimi që secili prej kryebashkiakëve socialistë merr në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Në këtë takim do të jenë edhe drejtuesit politikë…

Read More

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se ERE (Enti Rregullator i Energjisë), është thirrur në Parlament për t’u përgjigjur në lidhje me pesëfishimin e çmimit të energjisë. Përmes një postimi në facebook, Vasili shton se aksioni opozita për llogaridhënie dhe nxjerrjen e përgjegjësve nuk do të ndalet. “Menaxhimi mafioz i energjisë nga Edi Rama dhe qeveria është fakt që nuk e luan topi dhe i provuar me dokumente dhe të dhëna pa fund, të cilat vetëm ERE bëri sikur nuk i pa dhe sikur harroi.Provokimet neveritshme të Edi Ramës ndaj qytetarëve dhe presioni i tij me energjinë gjetën…

Read More

Është shtyrë seanca e planifikuar për tu mbajtur këtë të martë në Gjykatën Administrative, pasi u paraqit kërkesa e Fondacionit Gylistan për sigurimin e padisë për kolegjin Mehmet Akif Ersoy. Seanca u shty për saktësimin e prokurës së përfaqësimit të avokatit të “Mehmet Akif” dhe kërkesën e tij për të qenë të pranishëm si palë edhe përfaqësues të Këshillit të Ministrave. Në këtë proces do të shqyrtohej kërkesa e kolegjit, pjesë e fondacionit “Gylistan”, për të mos zbatuar vendimin për heqjen e licencës deri në shqyrtimin e padisë në themel.

Read More

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj ka folur për lajmet se është hakuar edhe sistemi MEMEX i policisë kriminale në vend. Për të nëse është e vërtetë, tashmë nuk guxon më njeri ë bashkëpunojë me policinë se i del emri. ”Sistemi MEMEX ka të gjitha të dhënat e policisë kriminale, që përdoret nga persona të autorizuar. Është i ndarë nga TIMS. Unë nuk mendoj se hakerat nuk arrijnë ta çajnë këtë sistem. MEMEX ka të gjitha informacionet që i shkruan informatori ose agjenti i policisë. Policia bën investigim dhe jo hetim, në momentin që info ka bazë…

Read More

Presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden përsëriti edhe njëherë tjetër synimin e tij për të kandiduar për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, nëse shëndeti e lejon. Shëndeti është vazhdimisht objekt debati në SHBA, për shkak të disa episodeve konfuzuese të dukshëm që e kanë bërë atë protagonist muajt e fundit.

Read More

Një revoltë e shkaktuar në një burg në Ekuador, u ka marrë jetën 15 të burgosurve. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga administrata e burgjeve të vendit të Amerikës së Jugut. Forcat e Armatosura ofrojnë mbështetje në perimetrin e jashtëm të burgut që ndodhet në periferi të qytetit jugor të Latacunga, i cili strehon rreth 4300 të burgosur dhe është një nga më të mëdhenjtë në Ekuador. Që nga shkurti i vitit 2021, struktura ka qenë skena e shtatë masakrave midis të burgosurve, ku kanë vdekur mbi 400 persona. Autoritetet deri më tani kanë rezultuar të paaftë…

Read More

Njerëzit në veri të Japonisë, duke përfshirë ishullin Hokkaido, thuhet se u zgjuan nga zhurma e sirenave dhe sinjalizimeve me tekst që shkruanin: “Koreja e Veriut duket se ka lëshuar një raketë. Ju lutemi evakuoni në ndërtesa ose nëntokë”. Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë mbi Japoni, në atë që duket të jetë një përshkallëzim i qëllimshëm për të tërhequr vëmendjen e Tokios dhe Uashingtonit. Raketa balistike udhëtoi rreth 4,500 km (2,800 milje) përpara se të binte në Oqeanin Paqësor. Kjo është raketa e parë që Koreja e Veriut lëshon mbi Japoni që prej vitit 2017. Ndërsa raketa u…

Read More

Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga kantieri i rinovimit të flotës së anijeve të peshkimit. Teksa ka uruar ndjekësit në facebook për një ditë të mbarë, kreu i qeverisë shkruan se kjo industrin ka rilindur edhe falë mbështetjes së qeverisë. “MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i rinovimit të flotës së anijeve të peshkimit, falë edhe mbështetjes së qeverisë për këtë industri të rilindur, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Dashi Në dashuri duhet të qartësoni zemrën sepse këtë të martë dhe të mërkurë, këto dy ditë do të jenë paksa të vështira. Në punë, përpiquni të jepni më të mirën tuaj dhe prishni marrëdhëniet me njerëz jo bashkëpunues! Demi Mëngjesi është interesant për dashurinë, por kini kujdes nga tensionet pasdite. Në punë, një lajm i mirë po vjen, ndaj mos u dorëzoni. Binjakët Hëna është në anën tuaj, ndaj pasditja premton gjëra të mira në dashuri dhe ditët më pas janë të favorshme. Në punë, përpiquni të ecni përpara dhe të thoni atë që mendoni. Propozimet tuaja do të…

Read More