“Nuk është tragjedi që nuk fitohet Shkodra”! Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat, së bashku me Elisa Spiropalin, e cila u prezantua drejtuese politike e këtij qarku. I pyetur nga gazetarët se çfarë nuk shkon më socialistët e Shkodrës, Gjiknuri u shpreh se si forcë politike përpiqen që të bëjnë më të mirën, në mënyrë që Shkodra të drejtohet nga një socialist, por theksoi se në fund e vendosin qytetarët dhe nuk është “tragjedi që të mos fitohet Shkodra”. Pyetje: Çfarë nuk shkon me PS në shkoder? Gjiknuri: Jeta na mëson që…
Author: tirana
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thotë se po vjen “një betejë tjetër e Stalingradit”. Vuçiç, duke folur në prezantimin e librit “Vepra të mbledhura ta Milorad Ekmeçiçit”, ka thënë se po vjen beteja e re më shpejt sesa pritej, teksa i referohet mundësisë së një lufte të re botërore. “Kam frikë se beteja e Stalingradit do të vijë me të vërtetë dhe më shpejt se që pritej nga kushdo dhe jam i shqetësuar për rezultatin e asaj beteje”, ka thënë Vuçiç, raporton “Euronews Serbia”.“Mbetet të shihet, ku do të jemi ne serbët, çfarë do të bëjmë me veten, a do…
Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Opinion” se hakerat iranianë kanë arritur të kenë në duar edhe informacione që lidhen me regjistrin banker të Shqipërisë. Duke ju referuar një liste të publikuar nga vetë faqja Homeland Justice, Hoxha tha se se megjithatë ne nuk kemi dijeni se çfarë informacioni është tashmë në duart e hakerave iranianë. “Ditën e parë kur kanë hakeruar të dhënat kam parë serverat e institucioneve shqiptare të goditur nga hakerat iranianë. Ata çdo javë hedhin diçka. Midis atyre serverave janë serverat e institucioneve kryesore, tatime, gjykata, Avokati i Popullit, bashkia Tepelenë, Pogradec, të dhëna të Fondit…
Kryeministri, Edi Rama deklaroi se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk ka ndikuar në vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit dhe kopshtit turk, teksa shtoi se ai nuk mund të japë urdhra në një vend sovran. Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Rama u shpreh se Erdogan ka bërë një kërkesë dhe në rastet konkrete, është vepruar sipas ligjeve në vend. “Këtu në Shqipëri ka shumë institucione që i përkasin të gjithë këtij zinxhiri. Presidenti Erdogan nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe nuk jep asnjë urdhër. Nuk e jep dot në një vend sovran. Nuk…
Një sportiste e vaterpolit në Chania zgjodhi të mos linte pas dore dashurinë për sportin dhe as fëmijën e saj. Kështu sportistja Markela Ploumi vendosi të merrte beben e saj të porsalindur dhe të kujdesej për të në momentet e pushimit të ndeshjes. Në orët e fundit, notarja është bërë virale në rrjetet sociale teksa është fotografuar në stol duke ushqyer foshnjën e saj disa muajshe pak para se të zhytej në ujë, për ndeshjen miqësore me NO Rethymnon.E veshur me rroba banje dhe kapelë dhe pak minuta para ndeshjes ajo nuk humbi mundësinë për t’u kujdesur për fëmijën e…
Trajneri i Aston Villa-s, Steven Gerrard ka “rrëmbyer” titujt kryesorë të medieve britanike, ndërsa i është publikuar një video duke festuar me bosin e drogës dhe mafies irlandeze, Liam Byrne. Vajza 18 vjeçe e Gerrard raportohet se është në një lidhje dashurie me djalin 23-vjeçar të kriminelit, Lee. 42-vjeçari shihet nga pamjet e telefonit celular se është duke folur me një tifoz në një “video-call”. Në video, Gerrard shfaqet duke puthur ekranin dhe Liam Byrne, e përshëndet me një “ok”. Byrne e fton për darkë, ndërsa Gerrard ia kthen duke i thënë se do ta çojë në një ndeshje me…
Në reagimin e parë për mediat pas largimit nga kabineti qeveritar, Arben Ahmetaj thotë se vendimin e kryesisë së Partisë Socialiste për t’i hequr së fundmi edhe drejtimin politik të qarkut të Vlorës, e priti me kënaqësi. Madje largimin e radhës edhe nga detyra drejtuese brenda partisë, pasi në korrik u shkarkua nga zëvendëskryeministër dhe ministër shteti për rindërtimin, Arben Ahmetaj thotë se është proces i zakonshëm riorganizimi. “Me shumë kënaqësi. Riorganizimi është normal, ndodh shpesh, ka ndodhur, do të ndodhi, nuk ka ndonjë gjë të re”- ka thënë ai. I pyetur nga gazetarja Mema , nëse zhveshja e tij…
Eurostat ka publikuar së fundmi të dhënat ku theksohet se në 6 muajt e parë të vitit kanë marrë urdhër për dëbim nga një vend i BE-së gati 11.905 shqiptarë, me një rritje prej 23% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri më i lartë i urdhrave për largim për shtetasit shqiptarë ka ardhur nga Greqia, me 35% të totalit, i ndjekur nga Franca me 28.5%, Gjermania 12% dhe Suedia me 3%. Për të gjithë vitin e kaluar, kanë marrë urdhra largimi rreth 22 mijë shtetas shqiptarë. Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se…
Berisha zhvilloi një takim sot me të larguarit nga puna. Një prej demokratëve akuzoi fillimisht Ramën dhe Veliajn se e kishin hequr nga puna në vitin 2014 nga Bashkia e Tiranës. Por në fakt, në atë kohë, Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, ndërsa Veliaj e mori drejtimin vetëm në vitin 2015. Mbështetësi i Berishës tha se më 13 tetor 2014 nga Bashkia e Tiranës u hoqën brenda ditës 308 nëpunës civilë. “Sot në këtë sallë sjell nëpër mend datën 13 tetor të vitti 2014. Unë kam punuar në Bashkinë e Tiranës, Kryeinspektor i auditit të…
Taksisti Uljan Kolgjegja ka folur për zhdukjen e mbretit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj dhe vrasjen e kushëririt të tij Brilant Martinaj. Ai ka treguar se ka parandjenjë që Martinaj është gjallë dhe se nëse ai ka vdekur, Kolgjegja nuk do të ketë më jetë. Për sa i përket vdekjes së Brilantit, ai është shprehur se atë e kanë ekzekutuar 3 persona që do të japin shumë shpejt llogari para drejtësisë. “Brilantin e kam pasur si vëllain e vogël. Visin e kam mbretin tim. Pa Visin nuk kam frymë. Atë ditë që do vdesë Visi, atë ditë do jem…
Një libër i ri për psikologjinë e nënave pas lindjes sugjeron frazat që duhet t’i thoni nënave lehona për të përmirësuar humorin e tyre. Libri ka dalë nga Orange Rhino, një nënë dhe një blogere, e cila ka shkruar librin e titulluar “Bërtit më pak, duaj më shumë”. Në të janë të shkruara të gjitha frazat që mund të inkurajojnë dhe të ndihmojnë nënat në këtë fazë kaq delikate. Më poshtë ju tregojmë 6 nga propozimet që ajo sugjeron për t’u shprehur nga babai i fëmijës, gjyshërit dhe gjyshet por edhe miqtë e mikeshat. “Të admiroj. Ku e gjen gjithë…
Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të hëne në fshatin Zvërnec të Vlorës. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve. Zjarri ka përfshirë një sasi shkurresh, Deri tani, nuk ka asnjë reagim nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo jo.