Author: tirana

Një foto ku Enkelejd Alibeaj shfaqej entuziast, jo vetëm me deputet te zonës së veriut, por edhe me Lulzim Bashën, i cili e ka fituar mandatin nga lista e Tiranës, provokoi sërish demokratët. Pyetja që mundon ende shumë demokratë është nëse ish-kryetari po përgatit rikthimin duke nisur nga “kalaja” e Krujës”. Enkelejd Alibeaj nuk ndihmoi shumë në qartësimin e  enigmës.

Read More

Nelson Hysa, boksieri nga Shkodra, ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites” me Ermal Peçin për të folur mbi karrierën e tij por dhe situatën e boksit në vend. Teksa bisedonte me Ermalin mbi kampionët e Shqipërisë në boks, Nelson Hysa dhe këtë mendim mbi Florian Markun: “Nuk di çfarë të të them. Çfarë kampioni? Mua nuk më pëlqen të flas për sukseset e askujt. E kanë trumpetuar edhe në media. Mund të jetë shumë sportist i mirë, i uroj gjithë të mirat. Nuk e njoh personalisht. Por kampion bote Shqipëria nuk ka. Nuk e ka as afër atë kampion…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin që zhvilloi këtë të hënë me disa persona të larguar nga puna, hodhi akuza ndaj punonjësve të policisë. Lideri historik i të djathtës pretendon se janë të implikuar në aktivitete kriminale. Sipas tij, në vend që t’i shërbejnë qytetarit, efektivët shpërndajnë kokainë. “Kjo politikë klasiste e ndjekur ndaj jush, kryekëput klasiste, ka qenë një traumë jo vetëm për ju, por për të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila defakto përballet me një administratë të dominuar nga njerëz të papërgjegjshëm. Por marr një shembull. Në krye të policisë bashkiake të Tiranës, vendoset një trafikant droge.…

Read More

Gazetari i njohur Flavio Qarri, në një intervistë televizive që ka dhënë së fundmi, ka bërë bujë me disa komente lidhur me personazhet publikë shqiptarë. I ftuar në “E diell”, në kuadër të një loje, gazetari duhej t’u përgjigjej disa pyetjeve pikante në të kundërt do të pranonte dënimin. I pyetur se kush nga personazhet e njohur shqiptar është “arrogant/arrogante” dhe “delirant/delirante”, ai nuk nguroj të përgjigjej. Sipas tij, një ndër personazhet më arrogantë ishte Tuna Sejdi, teksa cilësoi Bleona Qerretin si më deliranten, e po ashtu si të tillë cilësoi edhe gjithë artistët e kinemasë shqiptare. Ndërkohë i pyetur…

Read More

Një çantë dore Hermes arriti një çmim rekord në një ankand të Sotheby’s. Çanta Himalaya Retourne Kelly 25, me lëkurë krokodili në të bardhën e perlës, u shit për 352,800 euro në një ankand në Paris, pothuajse tre herë më shumë se vlerësimi i para-shitjes së Sotheby. Morgane Halimi, drejtuese globale e çantave dhe aksesorëve në Sotheby’s tha se: “Ky model shihet si një investim i vërtetë për një afat të gjatë. Është gjithashtu një nga çantat më të vështira për t’u marrë në një butik Hermes, duke ndihmuar në shpjegimin e çmimit të rishitjes”. “Hermes International” po përpiqet të…

Read More

Refuzimi shihet si një pengesë në rrugën drejt suksesit, por folësi motivues Darryll Stinson beson se mund të përdoret si burim frymëzimi. “E mbani mend herën e fundit kur u ndjetë i refuzuar? …Ndoshta ishte një shef që të ka anashkaluar për një rritje në detyrë, ose dikush në jetën tënde që kurrë nuk mendoi se ishe mjaftueshëm i mirë, pavarësisht se gjithçka bërë për t’i bërë përshtypje”, tha Darryll, duke shtuar se “ne të gjithë e dimë se refuzimi dhemb. Por unë ju parashtroj se refuzimi është diçka nga e cila nuk duhet të keni frikë. Përkundrazi, refuzimi është miku ynë”.…

Read More

Gjatë fjalës së tij në Foltoren e Parlamentit, Kryeministri Rama është shprehur i bindur se PD është financuar se para ruse sepse sipas tij ky është një fakt i ditur botërisht. “Për sa kohë ju do të keni njerëz të cilët besojnë çdo gjë, jeni në të drejtën tuaj që të ushqeni iluzionin se mund të talleni me të gjithë këtë popull, por siç nuk iu ka ecur asnjëherë, përsëri nuk do të ju ecë kjo tallje e madhe me të gjithë sepse do të bënte sens gjithë kjo vijë logjike nëse nuk do të kishit qenë po ju që…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar në Taulant Balla u shpreh sot në seancë plenare se çështja se e lobimit rus është një shqetësim nga SHBA. Balla u shpreh me siguri se lobimet ruse përpos se kanë qenë brenda Partisë Demokratike për aq kohë sa mediat e huaja kanë publikuar shumë herë për 3 orë protestat e tyre. Balla gjithashtu u shpreh se Berisha ka qenë i përfshirë pasi Basha nuk do mundej kurrë të vepronte pa aporovimin e ish-kryeministrit. “Na ka ardhur një shqetësim nga Kim që lidhet me ndërhyrjen e aktorëve të huaj. Përfshirja e Rusisë me financimet e drejtpërdrejta…

Read More

Sali Berisha ka komentuar marrëdhëniet Rama-Veliaj duke thënë se ka një betejë mes tyre, por balancat janë drejt kryebashkiakut. Sipas Berishës, ai nuk pret konfirmimin e Ramës për të kandidatuar sërish për bashkinë e Tiranës, por ndodh e kundërta. “Ju e shihni që Rama është në 2 hetime ndërkombëtare dhe kjo është e vërteta. Njëri nuk di për fatin e tij, tjetri është në vazhdim e sipër. Në këtë mes nuk besoj atë që Rama konfirmoi Veliaj. Veliaj jo presion, por e vërteta është që mbetet Rama të konfirmohet nga Veliaj. Ju garantoj që ajo çka ndodhi dhe u konsiderua…

Read More

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku seancën e sotme parlamentare u ndal te çështja e fashës së energjisë elektrike. Duke marrë shkas se qeveria shtyu pak ditë më parë aplikimin e fashës 800 kWh për konsumatorët familjarë, ka ironizuar opozitën duke thënë se qeveria nuk vihet në presion nga ata, por ka vlerësuar situatën hidrike në vend. “Sa i përket energjisë, e di që jeni mërzitur shumë që nuk u aplikua fasha 800 kWh. Nuk jemi këtu për të vlerësuar mëziteni ju apo jo, por ju sigurojmë se, nuk jemi nga ata që vihemi në presion nga ju,…

Read More