Author: tirana

Grupi i hakerave iranianë ka publikuar të tjera të dhëna delikate të policisë që janë marrë pas sulmit kibernetik afro një muaj më parë. Emër, foto, numër ID, data dhe vendi i lindjes janë publikuar sot për rreth 90 mijë persona të cilët dyshohen për ngjarje të ndryshme. Në mesin e mbi 90 mijë qytetarëve ka dhe emra të njohur të politikës si, Elisa Spiropali, Niko Pleshi dhe Mimi Kodheli ndërsa nuk mungojnë edhe personazhe të tjerë të politikës nga radhët e opozitës, si Gent Strazimiri. Nuk dihet se përse këta emra ndodhen në listë por materiali i publikuar në…

Read More

Maturantët e rinj apo të vjetër që për arsye nga më të ndryshmet nuk i janë bashkuar do garës në universitete kanë mundësinë e fundit për ta bërë. Ministria e Arsimit ka vendosur të rihapë portalin e Maturës për të disatën herë radhazi, e besohet se kjo do jetë e fundit për këtë vit akademik. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë thirrjen, duke bashkëngjitur vendimin e MAS për ata që duan t’i bashkohen garës për në universitete vitin e ri akademik 2022-2023. AFATI Çdo vit, pas plotësimit të formularëve A1/A1Z nisin kërkesat nga maturantë apo ish-maturantë që në një moment…

Read More

Aksident në Tiranë. Ngjarja ndodhi në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Raportohet se një kamion ka përplasur në mes të rrugës një qytetar që ishte me biçikletë duke i shkaktuar dëmtime fizike. I aksidentuari për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën. Dëshmitarët tregojnë se kamioni e mori disa metra zvarrë në asfalt. Qytetari është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës

Read More

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj foli sot për përgatitjen e demokratëve për të hyrë në zgjedhjet lokale. I pyetur nëse i njeh primarët që bën Berisha, Alibeaj tha: “PD ka strukturat e saj, modusin e saj të përcaktuar në statut e rregullore, për këto përgjigjem unë”. Pyetje: Keni pasur dje një takim me përfaqësues të PD dhe zotin Basha, a i merrni direktivat si të bëni opozitë nga Basha?Alibeaj: Janë deputetë të PD, takimi ishte me kryetarët e degëve zona e veriut, këtë javë do ketë me të jugut, ësthë momenti tani që gjithë strukturat e PD, kryesia, këshilli kombëtar…

Read More

Evi Kokalari tregoi për Euronews Albania bisedën që ka bërë për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha për zgjedhjet në FRPD. Ajo nënvizoi se i ka thënë që gara për kreun e FRPD-së duhet të përsëritet dhe duhet të përjashtohet nga partia kushdo që ka bërë manipulime. “Berisha duhet të dalë tani dhe të thotë që kjo që ka ndodhur me forumin rinor nuk është mirë dhe do e zgjidhim. Përsërit garën dhe të gjithë ata që kanë manipuluar të merren masa. Duhet të përjashtohet nga partia kushdo që ka bërë manipulime. I kam thënë privatisht dhe po i them…

Read More

Policia e Shtetit ka reaguar dhe deklaron se sistemi MEMEX nuk është prekur apo dëmtuar. Duke iu referuar disa të dhënave që janë të publikuara në media, policia thotë se nuk kanë të bëjnë me databazën e sistemit policor MEMEX. Reagimi i Pilicise se Shtetit: Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX. Policia e Shtetit njofton se, deri në këto…

Read More

Në një komunikim për mediat , Flamur Noka tha se hakerat iranianë dhe rusë kanë në dorë çdo të dhënë të qytetarëve shqiptarë duke akuzuar qeverinë Rama se nuk bënë transparencë. Më tej Noka theksoi se hackerat qeveritarë kanë ndërhyrë për të asgjësuar të dhëna. “Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë nuk njeh limit., kërkojnë të mos kenë dijeni deputetë të opozitës për gjëra që kanë dijeni sot vende dhe shërbime jo mike. E gjitha rrotullohet rreth faktit se shqiptarët nuk duhet të informohen dhe nuk duhet të kenë transparencë sa i përket cënimit të sigurisë kombëtare. Drejtori i komanduar i…

Read More

Garda Civile e Vinaros në Spanjë ka arrestuar dy shqiptarë të moshave 39 dhe 32 vjeç, për kryerjen e disa grabitjeve në banesat e zonës Baix Maestrat. Në muajin maj, në shtëpitë e qyteteve në veri të provincës Castellón, janë kryer akte kriminale ku autorët vepronin gjithmonë natën ose herët në mëngjes, duke hyrë në shtëpi me metoda të ndryshme, si ngjitja ose thyerja e dritareve. duke përfituar nga fakti se banorët ishin në gjumë. Autoritetet i përqendruan dyshimet e tyre tek të arrestuarit tani, banorë në qytetin e Alcalá, duke kryer monitorim dhe mbikëqyrje midis atyre, të cilat rezultuan në…

Read More

Duma ruse ka ratifikuar në mënyrë unanime ligjet për aneksimin e katër rajoneve ukrainase në Rusi. The Guardian raporton se asnjë deputete nuk votoi kundër projektligjit të Presidentit Vladimir Putin dhe ndryshimeve kushtetuese për të inkorporuar rajonet Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk në Rusi. Ligjvënësit në dhomën e lartë dhe këshilli i federatës së Rusisë, pritet të zyrtarizojnë nesër aneksimin e paligjshëm të katër territoreve ukrainase në Rusi.

Read More

Ushtria norvegjeze tha të hënën se ka dërguar ushtarë për të ndihmuar në ruajtjen e impianteve kryesore të përpunimit të naftës dhe gazit. Kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të rritur nivelin e sigurisë mes dyshimeve se sabotimi shkaktoi rrjedhje në tubacionet e gazit Rrjedha Veriore. Katër rrjedhje – dy në zonën e Danimarkës dhe dy në zonën e Suedisë – janë zbuluar javën e kaluar në dy tubacione të mëdha ruse, Rrjedha Veriore 1 dhe Rrjedha Veriore 2. Norvegjia, furnizuesi më i madh i gazit në Evropë dhe një eksportues i madh i naftës, javën…

Read More

Pas disa orësh kërkime ka rënë në prangat e policisë, shqiptari që rrëmbeu dhe përdhunoi ish-bashkëshorten e tij greke në Korinth të vendit fqinj. Sipas denoncimit të 28-vjeçares, autori kishte parkuar automjetin jashtë banesës së saj në Almyri Korinthia dhe sapo 28-vjeçarja doli jashtë, ai raportohet ta ketë marrë me forcë dhe ta ketë futur në makinë. Pasi e futi në automjet ai e ka goditur të renë më grusht në kokë dhe në trup. Më pas, ai e ndaloi makinën në një rrugë të shkretë dhe e detyroi vajzën të zhvishej duke e kërcënuar për jetën dhe për pak e…

Read More

Nuk kanë të ndaluar publikimet me të dhënat e shqiptarëve. Hakerat iranianë që sulmuan sistemet qeveritare verën e këtij viti dhe më vonë ndërhynë në sistemin TIMS, kanë publikuar këtë të hënë të dhëna të tjera. Fjala është për dhjetëra dokumente me emra dhe foto shqiptarët, ku në fund të çdo faqe të secilit dokument shkruhet “Albanian suspects”. “Shqiptarët e dyshuar”, por se për çfarë bëhet fjalë nuk specifikohet. Kjo listë disponohet nga Policia e Shtetit dhe bëhet fjalë për persona që janë ndaluar në vendin tonë, ose jashtë shtetit për vepra të caktuara në shkelje të ligjit.

Read More