Author: tirana

Për gjashtë ditë me radhë Tirana priti Kampionatin Europian të Taekëondo’s Under 21 dhe Albanian Open B2, duke bërë bashkë mbi 1000 sportistë nga 35 shtete të Europës dhe nga 55 shtete të botës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga Zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Endrit Hoxha ndoqi ndeshjet e sportistëve elitarë në Parkun Olimpik “Feti Borova”. Veliaj theksoi se zhvillimi i aktiviteteve të tilla është dhe një mundësi e shkëlqyer për ekonominë e qytetit. “Është një aktivitet që i ka sjellë Tiranës mbi 1000 e ca sportistë, duke përfshirë edhe trajnerët, familjarët, ekipin e…

Read More

Këtë të hënë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare po zhvillohet një seancë dëgjimore me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, në lidhje me sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS, dhe ndërprerjen e sistemeve kompjuterike qeveritare dhe pezullimin e shërbimeve online në muajin korrik 2022. Por kërkesa e kryetarit të Komisionit, Nasip Naço që komisioni të zhvillohej me dyer të mbyllura se kërkohet certifikatë sigurie, bëri që deputetët e opozitës, Noka dhe Xhaferri të thonin se ky është veprim si i një bande. Debati në mbledhje Nasip Naço: Do të kërkohet certifikatë sigurie për të gjithë ata që do të jenë të…

Read More

Këtë të hënë filloi mësimi në të gjitha nivelet e arsimit para-universitar në Kosovë, pas pezullimit të grevës pesë javore nga SBASHK-u. MASHTI në njoftimin për fillimin e vitit të ri shkollor ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit në vend. Ministria u ka bërë thirrje drejtorive komunale të Arsimit që të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor. “Janë shpërndarë të gjitha tekstet në komuna e shkolla sipas kërkesave të drejtorive komunale të arsimit, ndërsateksti i Gjuhës shqipe, klasa e pestë, tekst i ri i hartuar këtë vit, do të dërgohet brenda kësaj jave në shkolla”, thuhej në njoftim. Për…

Read More

Tranjeri i Kombëtares së Futbollit, Edy Reja nuk do të largohet, edhe pse ekipi ndodhet në një situatë që po nuk shkëlqen dhe që ëedhe tifozët e kanë kërkuar një gjë të tillë. Federata Shqiptare e Futbollit, hodhi poshtë zërat për arritjen e marrëveshjes me italianin Luixhi Di Biaxho, duke i cilësuar “spekulime të pavërteta”. FSHF theksoi se në krye të stolit të Kombëtares vijon të jetë Edy Reja, si cili ka kontratë dhe do të vazhdojë punën deri në fund. Marrëveshja me teknikun 74-vjeçar përfundon në muajin nëntor. Në këtë mënyrë ai do të zhvillojë miqësoret me Arabinë Saudite…

Read More

Për rreth 2 orë, ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato qëndroi në SPAK. Në një komunikim për mediat, Qato tha se ishte marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit si ish-drejtoreshë e ARRSH, lidhur me procedurat e ndërtimit të aksit Kardhiq-Delvinë. “Është një procedurë që ka filluar tre vjet më parë me dorëheqjen time, në të cilën dhashë detaje nga rrethanat e çështjes në dijeninë time. Procedura e kallëzimit është për rrugën Kardhiq-Delvinë. Me sa u njoftova, po hetohet për shkelje të barazisë në tenderë”. Ajo refuzoi të japë komente të mëtejshme, duke shtuar…

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për publikimin e të dhënave nga sistemi “MEMEX” (sistemi me informacionet për kriminelët shqiptarë), ku thotë se ky është një moment i rrezikshëm për vendin, ndërsa sipas tij dalja e këtyre të dhënave dëshmon dorëzimin e shtetit në duart e krimit. Po ashtu Berisha vijon akuzat, ku në deklaratën për mediat, pohoi edhe se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për mbrojtjen e sistemeve, ndryshe nga sa ata deklarojnë. “Sot nga sistemi MEMEX, i cili përbën kartotekën e punës 30-vjeçare të Policisë së Shtetit, janë publikuar 105 mijë emra shqiptarësh, të dyshuar, të…

Read More

Për 41 vjetorin e lindjes, Zlatan Ibrahimovic ka marrë një mesazh të veçantë edhe nga Milani, klub të cilin e “ringjalli” me rikthimin e tij në Milanello në janarin e vitit 2020. “Nuk ka më lojtarë të tillë. Me një fjalë: unik. Paç një ditëlindje hyjnore”, shkruajnë kampionët e Italisë. Ibra vazhdon të punojë fort për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e blertë dhe për të dhënë kontributin e tij me kuqezinjtë e Stefano Piolit, të cilët rikthehen të mërkurën në fushë për duelin vendimtar ndaj Chelsea në Champions League.

Read More

Shkencëtari Svante Paabo është shpallur fituesi i çmimit Nobel për mjekësinë për vitin 2022. Paabo u vlerësua për zbulimin e tij mbi gjenimin e hominidëve. Ceremonia e vlerësimit të biologut suedez u zhvillua në institutin Karolinska në Stokholm.

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gjatë një konferencë për shtyp, iu përgjigj kritikave për Bordin e Karburanteve për të cilat PD-ja ka bërë thirrje të vazhdueshme për shkrirjen e tyre në Gjykatën Kushtetuese. Ibrahimaj tha se me ngritjen e Bordit, kompanitë e hidrokarbureve në vendin tonë kanë regjistruar fitime më të ulëta. “E them me përgjegjësi dhe bindje të plotë që bordet kanë zbatuar aktin normativ që parashikon formulën e përllogaritjes së çmimeve në çdo rast. Çmimi ndryshon në bazë të bursës për çmimin e naftës ë rafinuar dhe jo bruto. Kam bindje të bazuar në shifra që…

Read More

Edhe pse po luftohet nga Rusia, Ukraina pohon se më shumë se 60 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën në luftën mes dy shteteve, që prej nisjes së saj më 24 shkurt të këtij viti. Në një njoftim zyrtar, autoritetet ukrainase thanë gjithashtu se kanë shkatërruar më shumë se 2300 tanke armike. Kurse në 24 orët e fundit janë vrarë 500 ushtarë rusë, teksa ushtria vendase po përparon në territoret e pushtuara, pavarësisht se Rusia i ka aneksuar disa prej tyre përmes referendumeve, që nuk njihej nga asnjë shtet tjetër përveç saj. Shifra bie ndesh me raportimet nga pala ruse.…

Read More

Laprakës dhe gjithë komunitetit të njësisë në 11 në kryeqytet i shtohet një tjetër ambient sportiv. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar fotot nga fushat e reja sportive të shkollës “Kolë Jakova”. “Fusha e re sportive në Laprakë. Shkollës “Kolë Jakova” , por dhe komunitetit të Njësisë nr. 11 , i shtohet një tjetër ambient sportiv, ku nxënësit dhe fëmijët e lagjes mund të stërviten e të luajnë . Ta gëzoni kampionë”, shkruan Veliaj. Më herët, Bashkia e Tiranës rehabilitoi dhe fushën e vjetër të Laprakës e cila ishte zgjedhur si vend ndërtimi për pallate nga qeverisja…

Read More

Nga jashtë ambienteve të shtëpisë së Fëmijës, “Zyber Hallulli”, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e quajti një dështim të qeverisë, Ministrisë për çështjet Sociale dhe zinxhirit të kontrollit, përfundimin e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit që nuk ka patur një ushqyerje korrekte. Referuar raportit të KLSH, që kishte analizuar të dhënat dhe faktuar se fëmijët merrnin më pak kuotë ushqimore nga sa ishte përcaktuar nga shteti, Zhupa tha se të miturit marrin ushqim jocilësor. “Unë kam kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor. Është përgjegjësia jonë, e parlamentit që të vendosin pikat mbi i, të thonë kush janë…

Read More