Author: tirana

Sindikata e punonjësve të universiteteve ka dalë me një deklaratë për mediat këtë të hënë duke paralajmëruar për protestën që do të mbahet ditën e mërkurë më 5 tetor në Universitetin Politeknik. “Le të bëhemi këtë herë të gjithë bashkë në emër të misionit tonë akademik për ta bërë këtë profesion misionarë të mirëpaguar. Të mërkurën 5 tetor ora 11 të bëhemi bashkë mnisioni ynë nuk mbetet vetëm brenda mureve të auditoreve. Të jemi bashkë për një vlerësim dinjitioz. Do qëndrojmë fort për të realizuar kërkesat tona legjitime.Larg interesit politik. Kolegët e unuiversiteteve në mbarë Shqipërinë të mbështesin protestën të…

Read More

Kryeministri Edi Rama është parë në ambientet e Presidencës, ku mësohet se po zhvillon një takim joformal me kreun e shtetit, Bajram Begajn. Ky është takimi i parë mes Ramës dhe Begajt, që kur ky i fundit ka marrë detyrën e presidentit.

Read More

Detaje të reja janë mësuar nga sherri që shkaktoi edhe një pengmarrje disa minutëshe në mes të autostradës Tiranë-Durrës. Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj po udhëtonin me motor, kur një makinë i ka prerë rrugën dhe janë përplasur. Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë peng Indrit Beqirajn, të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar. Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, shtetasit G. B. dhe I. B. (vëllezër), duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë…

Read More

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë gati propozimet që do ti paraqiten komisionit të posaçëm parlamentar. Deputetët që nuk i janë bashkuar Berishës, por që janë “grupi Alibeaj” kanë propozuar rritje të numrit të bashkive. Konkretisht nga 61 bashki që janë aktualisht, ata kërkojnë që të ndahen në 94 bashki. Ndërkohë numri i banorëve për njësi vendore ulet nga 75 mijë në 50 mijë. Rrjedhimisht rritja e numrit të bashkive do të rrisë edhe numrin e këshilltarëve bashkiakë në të gjithë vendin. Propozimet 1-Ulet nga 75 mijë në 50 mijë numri i banorëve për njësi vendore. 2-Ulet nga 471…

Read More

Partia Demokratike, këtë të hënë ka publikuar dy opsionet për ndarjen e rajoneve në kuadër të propozimit të draftit për Reformën e re Territoriale. Opsioni 1: 6 Rajone/ Rajoni Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajoni Kukës-Dibër; Rajoni Gjirokastër-Berat; Rajoni Fier-Vlorë dhe Rajoni Elbasan-Korçë. Opsioni 2: 3 rajone/ Rajoni Adriatikut (Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës) Rajoni Adriatiko-Jonian(Tiranë, Durrës Elbasan), Rajoni Jonian (Vlorë, Korçë, Gjirokastër).

Read More

Në 24 përvjetorin e shkollës së Magjistraturës, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim u ka dhënë një mesazh të rinjëve sidomos magjistrantëve të rinj, që të jenë të guximshëm. “Ju uroj ju të diplomuar. Po mendoja çfarë bëj unë çdo mëngjes, zgjohem, dal para pasqyrës dhe përpiqem t’i kujtoj vetes pse jam këtu. Pse jam në këtë punë, pse e zgjodha këtë profesion e shpresoj që ju të bëni të njëjtën gjë. Të shiheni çdo ditë në pasqyrë e t’i thoni vetes unë do jem pjesë e arsyes pse Shqipëria është më e mirë, pse Shqipëria është në BE,…

Read More

Paraditen e kësaj të hëne u mbajt ceremonia e 25-vjetorit të shkollës së Magjistraturës. Të pranishëm në ceremoninë ishin presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Constanze Hohmann si dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Në përvjetorin e shkollës së Magjistraturës, presidenti Begaj ka kërkuar pavarësi dhe paanshmëri në punën e tyre me formimin e magjistratëve të rinj, kjo për të rritur besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë në tërësi dhe të garantohet që brezat e rij të gjyqtarëve e prokurorëve të japin vendime të drejta. “Me ndryshimet…

Read More

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konferencën Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji (TNT2022), në fjalën e tij ndër të tjera, tha edhe se do të propozojë që diplomat e universiteteve shqiptare të jenë të barasvlershme me ato të universitetet europiane. Këtë Rama do ta kërkojë gjatë takimit për diskutimet mbi komunitetin e ri politik europian, që do të mbahet më 6 tetor. Por kreu i qeverisë, pranoi se ky proces do të jetë i vështirë dhe do të kërkojë kohën e vet. “Të gjithë liderët e kësaj gjeografie, që përfshin vendet e BE, vendet e Ballkanit, vende që janë shumë…

Read More

Këtë të hënë, ish-drejtoresha e ARRSH-se dhe ish-ministrja e Shtetit Sonila Qato ka mbërritur në SPAK. Nuk dihen arsyet e thirrjes së saj në strukturën Antikorrupsion, ku Qato ka qenë e shoqëruar nga avokati i saj.

Read More

Akademia e Shkencave risolli këtë të hënë për herë të dytë një nga konferencat më mëdha të shkencës. Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji (TNT2022) po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij u shpreh optimist për mbarëvajtjen e arsimit të lartë në Shqipëri, teksa thekson se Universiteti i Tiranës ka hyrë në një fazë të re, pasi fondet europiane janë 4-fishuar. Po ashtu Rama pohoi edhe se qeveria do të vazhdojë të mbështesë të rinjtë dhe botën universitare. “Akademia e Shkencave është kthyer në pikë referimi. Dalë ngadalë po çel dyer të cilat më…

Read More

I ndodhur në burgun e Lushnjes, ku po vuan dënimin prej 3.4 vitesh, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka zhvendosur përballjen e tij me drejtësinë në Gjykatën e Elbasanit. Përmes avokatëve të tij mbrojtës, Tahiri i kërkon Gjykatës njohjen e dënimit të dhënë më datë 19 shator 2019 nga Gjykata e Shkallës së Parë. Në atë kohë, ai u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite 4 muaj heqje lirie, por Gjykata e pezulloi dënimin dhe e konvertoi në shërbim prove. Ish-ministri pretendon se ai e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri…

Read More

Këtë të hënë po mbahet dita e dytë e Konferencës Ndërkombëtare të Nanoteknologjisë. Ministrja e Arsimit e Sportit Evis Kushi, teksa vlerëson iniciativën e Akademisë s Shkencave thotë se teknologjia është një zgjidhje që nga kujdesi shëndetësor, tek mjedisi, përmes monitorimit të ndotësve, ndryshimet klimatike. Ministrja zbuloi edhe se do të jenë rreth 1.5 milionë euro që do të financohen në vit në laboratorë dhe mjete për kërkimin. “Sot sfidat janë më të mëdha dhe më të vështira. Lufta, kriza energjetike, dhe shumë të tjera, Nano teknologjia është një zgjidhje që përmirëson jetën tona. Që nga kujdesi shëndetësor, tek mjedisi,…

Read More