Ekspertët e opozitës, po prezantojnë raportin e tyre final për Reformën Territoriale. PD e Berishës dhe grupimi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, kanë bërë tashmë të ditur se do të propozojë rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 92 bashki dhe uljen e numrit të qarqeve nga 12 në 6 rajone. Rithemelimi i Berishës, nga krahu tjetër kërkon 95 bashki dhe 5 rajone. 1- Modeli i pushteti vendor. Bazuar në analizën tonë rekomandojmë që Shqipëria të vazhdojë të mbajë qeverisje vendore me dy nivele dhe të përforcojë qeverisjen me shumë nivele 2- Organizimi territorial I nivelit të parë, riorganizimi…
Author: tirana
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho nisur edhe nga protesat e fundit nga ana e pedagogëve, kërkon një seancë pyetje-përgjigje urgjente në Kuvend me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Sipas saj, nisur nga fakti që nisja e vitit akademik fillon pas dy javësh dhe mund të vihet në rrezik për shkak të përshkallëzimit të protestës, “kam kërkuar urgjent seancë pyetjeje-përgjigje me ministren e Arsimit, për t’u informuar jo vetëm unë, por pedagogët dhe gjithë opinioni publik se kush janë hapat që po ndiqen për plotësimin e kërkesave të drejta të tyre”. Postimi i plotë Seancë urgjente pyetje-përgjigje me ministren…
Gjatë natës një farmaci u dogj në farmaci. Ngjarja ndodhi në në bulevardin “Ismail Qemali” , ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Një banore e pallatit ku ndodhet farmacia, ka përshkruar momentin kur ra zjarri një kat poshtë shtëpisë së saj. Sipas saj, në fillim shpërtheu diçka me zhurmë e më pas u përhapën flakët. Zonja shprehet se kishte shumë tym në pallat sa po I merrej fryma dhe u panikos. “Kishte shumë tym nuk merrnim dot frymë. Ishte një zhurmë si bombë, kur dola këtu u bllokova, vdiqa, qeni e nuhati para nesh. Orën nuk e mbaj mend nuk…
Të dielën u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari. Bojko Borisov dhe partia e tij Gerb, duket se janë fituesit. Gerb ka marrë 24.6% të votave ndërsa rivalja e tij “Vazhdojmë ndryshimin” e cila kishte fituar zgjedhjet e mëparshme, është në vendin e dytë me 18.9%. Zgjedhjet e së dielës, janë të katërtat që mbahen në vend brenda 2 vitesh. Partia nacionaliste Vazrazhdane (Rilindja) është në rritje, me mbi 10% të preferencave, ndërkohë që mbeten dyshimet për mundësinë e formimit të qeverisë.
Një sherr mes disa personash u regjistrua të dielën në autostradën Tiranë-Durrës. Vëllezërit Beqiraj, po udhëtonin me motor, kur një makinë u ka prerë rrugën. Vëllezërit kanë shkuar në drejtim të makinës që u preu rrugën, në të cilën ndodheshin 4 persona dhe janë konfliktuar fizikisht me ta. Por Indrit Beqriaj, i skeduar si trafikues lëndësh narkotike është marrë peng për rreth 500 metra, por më pas 4 personat e kanë nxjerrë nga mjeti dhe janë larguar. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personat që u përfshinë në sherr. Burime bëjnë me dije se ata njihen me njëri-tjetrin dhe…
Në kuadër të muajit rozë që është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mesazhin që përçon kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega së bashku me ministren e Shëndëtësisë, Ogerta Manastirliu, që gratë dhe vajzat të kryejën kontrollet. “MIRËMËNGJES dhe me këtë thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat, që në këtë #TetorRozë🌸 të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë, si dhe një kujtesë për të gjitha familjet, që të kujdesen që nëna, gruaja, motra, vajza, të kryejë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore, ju…
“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, kanë sjellë një festë të çuditshme që zhvillohet për të tretin vit radhazi në Shqipëri, bëhet fjalë për “Ilegal Techno”. Çdo shtator në plazhin e Vilë Bashtovës, të rinj nga e gjithë bota vijnë në Shqipëri për të bërë jetë të shfrenuar, ku droga, alkooli dhe mbi të gjitha muzika e lartë janë kryefjala e festës.
Dashi Këtë të hënë do të duhet të bëni pak durim, siç ndodhi edhe mbrëmjen e ditës së shkuar, sidomos për ata që janë në një lidhje. Nga ana tjetër situata është interesante për projekte të reja pune. Demi Një situatë rikuperimi në dashuri është në mbërritje e sipër. Do të ketë investime në shtëpi, ndaj është mirë të vazhdoni të punoni shumë. Binjakët Hutimet e lindura në ditët e fundit mund të kapërcehen këtë të hënë, përpiquni të flisni me partnerin/en. Ditë e favorshme nëse duhet të bëni propozime të reja në punë. Gaforrja Kjo ditë e hënë fillon…
Sistemet e policisë kanë probleme pas goditjes kibernetike, dhe kjo u pa në komisariatin e Gjirokastrës. Shërbimet e policisë Gjirokastër kanë ndaluar një person duke udhëtuar me një mjet luksoz “benz G class”. Pas verifikimeve kanë konstatuar se mjetit i mungonte dokumentacion çka solli dhe procedurat e bllokimit të tij, por për sa përket drejtuesit policia nuk kishte informacion. Pavarësisht se ai u dha dokumentat dhe gjeneralitetet në mungesë të sistemit ADAM policia nuk e kuptoi se personi që drejtonte makinën ishte me rrezikshmëri të lartë i dënuar për tentativë vrasje dhe në atë momente kishte thyer masën e sigurisë…
Këtë të hënë, moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në veri dhe në verilindje, ndërsa zona qendrore dhe jugu do të jetë me diell dhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat minimale do të jenë të larta në mëngjes nga 10-19 gradë në veri, ndërsa gjatë ditë do të jenë me rritje nga 21-23 gradë. Sakaq në zonat e ulëta dhe bregdet temperaturat do të jenë 24-26 gradë C.
Trajneri i Partizanit, Giovani Colella nuk ka fshehur dot zhgënjimin pas humbjes 0-2 në derbin ndaj Tiranës, në intervistën e dhënë pas ndeshjes. “Çfarë ka funksionuar ditën e sotme? Unë do të thoja asgjë, bëmë një ndeshje shumë të mirë në pjesën e parë, por Tirana na ndëshkoj dhe pastaj erdhi dhe i dyti. Unë nuk isha i bindur për lojtarët këtë ndeshje. Kërkova që ekipi të ishte agresiv dhe të sulmonte gjatë gjithë ndeshjes për të sulmuar menjëherë mbrojten e Tiranës, por ato nuk e bënë jo vetëm këtë por asgjë nga çfarë thash unë. Nuk e komentoj ndeshjen…
Presidenti i Tiranës, Refik Halili është shprehur tejet i lumtur, pas fitorss 0-2 ndaj Tiranës në derbi. “Do Zoti që në Shqipëri të kemi ndeshje të tilla, sepse bukurinë ja japin tifozët ndeshjeve. Merita është e lojtarëve dhe stafit dhe në veçanti tifozëve sepse janë mbështetje e madhe. Unë e kam thënë se kjo skuadër do shënojë më shumë se e vjetshmja. VAR është aty dhe besojmë te vendimet. Kemi lojtarë me kualitet brenda dhe shpresojmë të luajnë sa më mirë”, tha Halili.