Nekid Arapi dyshohet se është një prej të arrestuarve në Angli, për pengmarrjen dhe torturimin e shqiptarit Nertil Buzi, në këmbim të 400 mijë paundëve. Arapi është një emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare, ndërsa rezulton i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 302/1, 25 të Kodit Penal, për një ngjarje të vitit 2018, në Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Vasil Dervishaj. Më pas çështja ndaj tij është pushuar me vendim të shkallës së parë. “Rrethanat e çështjes Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka…
Author: tirana
Avokati Spartak Ngjela njihet për komplimentet e shumta që bën shpeshherë publikisht për vajzat e ekraneve shqiptare. Politikani është parë gjithë jetën si një burrë beqar dhe nuk i ka zbuluar asnjëherë romancat e tij, madje gjatë një interviste të bërë disa kohë më parë, Ngjela refuzoi të tregonte nëse ishte i dashuruar, por pranoi se ka raporte erotike me dikë. “Është një pyetje që nuk flitet. Që kam raport erotik nuk diskutohet. Ajo është një çështje që e dimë vetëm unë dhe ajo tjetra. Jo të gjitha dashuritë janë sëmundje. Janë kënaqësi”, u përgjigj ai. Paparaci i “Panorama Plus”…
Partizani 0-2 Tirana Kryeqyteti mban frymën. Partizani dhe Tirana po sfidojnë njëra tjetrën në derbin që vlen për javën e gjashtë të kampionatit. Atmosfera në Air Albania është elektrizuese. Minutë pas minute: 70- GOLL. Xhixha realizon pas një kundërsulmi vrasës. Goditja e tij nuk ka fund tjetër veç rrjetën. 60- Ekip i Collelas rrit presionin. Tirana duket mirë e vendosur në prapavijë. Murataj kroson dhe topi shkon ngjitur me shtyllën. 55- Partizani i afrohet golit, me topin që shkon në vijën fatale. 48- Rrotullim i mirë i Hotit brenda zone, por nuk godet siç duhet. 46- Nis pjesa e dytë.…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se përfshirja e banorëve të kryeqytetit është e rëndësishme, dhe se zëri i tyre duhet të dëgjohet. Pas takimit që ka zhvilluar me disa banorë të Tiranës, Meta, bashkangjitur disa fotove të postuara në Facebook, shkruan se PL do të garantojë rikthimin e llogaridhënies. “Çdo ditë pranë banorëve të kryeqytetit për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Përfshirja aktive e tyre, vendimtare që zëri i tyre të dëgjohet. Ndryshimi do të nisë nga Tirana! Partia e Lirisë do të garantojë rikthimin e Llogaridhënies!”, shkruan kreu i PL.
Nikos Dendias thotë se Turqia duhet të zgjedhë nëse “do të vijë në një dialog të tillë apo jo”, duke shtuar se “përbërësi bazë duhet të jetë një de-përshkallëzimi”. Ministri i Jashtëm i Greqisë thotë se vendi i tij është i hapur për bisedime me Turqinë, por vetëm nëse Ankaraja ndal provokimet e saj. “Turqia duhet të zgjedhë nëse do të arrijë në një dialog të tillë apo jo, por përbërësi bazë duhet të jetë një de-përshkallëzimi”, tha Niko Dendias për mediet greke. Dy armiqtë historikë kanë një listë të gjatë ankesash, duke përfshirë kufijtë detarë, të drejtat e fluturimit,…
7 vajzat e huaja, të arrestuara disa ditë më parë në Tiranë, për ushtrim prostitucioni, kanë lënë qelitë. Me kërkesë të organit të akuzës, gjykata vendosi për to masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, si dhe bllokimin e pasaportave për të mos u larguar nga vendi ynë deri në fund të hetimit. Një faqe online në internet iu shërbente vajzave të huaja që ushtronin prostitucion në Shqipëri për të marrë rezervime nga klientë të interesuar për shërbimet e tyre. Kështu ka funksionuar gjetja e punës për 6 vajzat e huaja që u kapen disa ditë më parë nga policia shqiptare, deri…
Në Pakistan është inauguruar “qyteza” me e re në vend me tenda, e cila do të mbajë emrin e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Kjo për shkak të ndihmës dhe mbështetjes që Turqia i ka dhënë Pakistanit, në periudhën e përmbytjeve masive në vend, ku u prekën mijëra qytetarë. AFAD, në bashkëpunim me Shoqatën e ndihmës Baitussalam të Pakistanit, Forcat Ajrore të Pakistanit dhe Bankİslami formoi qytetin tendë për të prekurit nga përmbytjet në Pakistan. Qyteza e përbëhet nga 200 tenda dhe ndodhet në afërsi të qytetit Hyderabad.
Partizani 0-0 Tirana Kryeqyteti mban frymën. Partizani dhe Tirana po sfidojnë njëra tjetrën në derbin që vlen për javën e gjashtë të kampionatit. Atmosfera në ‘Air Albania’ është elektrizuese. Minutë pas minute: 32’ Xhixha me një kombinim me Hasanin dhe Patrik mundohet që të hyjë në zonë, por ndalet në kufijtë e zonës së rreptësisë. 30’ Presing i lartë i Tiranës e cila po mundohet të mbajë Partizanin sa më larg katërkëndorit të Bekajt. 26- Redon Xhixha gabon nga pika e bardhë. Rexhepi e pret. 21- Patrick rrëzohet në zonë, Tirana kërkon penallti. Arbitri Juxhin Xhaja komunikon me VAR dhe…
Ish-sulmuesi i Partizanit, Xhevahir Sukaj ka dhënë mendimin e tij për derbin me Tiranën. “Kujtimet janë të bukura, është emocion. Derbi është gjëja më e bukur në futbollin shqiptar. Kam peng që nuk kam luajtur në këtë stadium.Partizani e ka nisur mirë, Tirana me ato lëvizjet e veta te ekipët por e ka nisur mirë. Unë jam ajo gjeneratë që nuk kam humbur asnjë derbi. Nëse luaja sot do godisja portën nga 25 metra”, tha Sukaj.
Partizani 0-0 Tirana Kryeqyteti mban frymën. Partizani dhe Tirana po sfidojnë njëra tjetrën në derbin që vlen për javën e gjashtë të kampionatit. Atmosfera në ‘Air Albania’ është elektrizuese. Formacionet zyrtare PARTIZANI: Rexhepi, Buxhelaj, Sota, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Murataj, Da Silva, Hoti, Skuka.Trajner: Xh. Kolela TIRANA: Bekaj, Toshevski, Behiratçe, Lulaj, Ismajlgeci, Aleksi, Deliu, Hasani, Kallaku, Xhixha, Patrik.Trajner: O. Shehi Minutë pas minute:’2- Tirana e fillon menjëherë “zjarr”. Mundësi e mirë për Kallakun, por nuk ia del dot të shënojë. ‘1- Nis ndeshja.
Feriku e ka nxjerrë Marjanën, gruan e tij nga shtëpia për shkak se e fajëson që i lejoi motrat e saj të jetonin e ndërtonin aty. Marjana e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar ta lejojë të kthehet në shtëpi sepse ajo endet rrugëve teksa mosha bën të vetën. Me shumë kokëfortësi, Feriku thotë se ajo nuk do të kthehet nëse nuk rregullon situatën. E prekur, Marjana përlotet dhe nis t’i bëjë një thirrje të dhimbshme. Eni Çobani: Zotëri, gruan pse e ke nxjerrë nga shtëpia? Ferik: Gruan e kam nxjerrë se i ka dalë për zot këtij muhabeti,…
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në Selanik. Teksa i informoi për zhvillimet në vendin tonë, Gjiknuri theksoi se kjo mazhorancë ka bërë shumë për shqiptarët jo vetëm në Shqipëri, por dhe për komunitetin në Greqi. Ai theksoi se alternative politike përballë përfaqësohet nga Saliu dhe nga Iliri të cilët i kanë shkaktuar shumë fatkeqësi këtij vendi. “Po bashkohen Saliu me Ilirin. E vjetra janë ata, fatkeqësi që i vijnë nëpër këmbë këtij populli. Ti nuk i ndryshon dot mendjen. Ai është një fakt me të cilin ne duhet të…