Ministria e Infrastrukturë dhe Energjisë, përmes Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, nis programin për suvencionimin me 70% të shumës së investimit për çdo familje që do të aplikojë për instalimin e njësive diellore me qëllim ngrohjen e ujit në banesat e tyre. Përmes këtyre paneleve çdo abonent familjar kursen në faturën e tij të energjisë 20%. Konsumatorët familjarë që do aplikojnë për përfitim mase mbështetëse do mund të marrin shërbimin vetëm në një nga subjektet e publikuara nga Agjencia e Eficencës së Energjisë. Zëvendëskryeministrja, njherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një postim në rrjetet sociale ka publikuar…
Author: tirana
Kryeqyteti mban frymën. Partizani dhe Tirana do sfidojnë njëra tjetrën në orën 19.00, në derbin që vlen për javën e gjashtë të kampionatit. Ekipi i Collelas vjen në këtë takim si kryesuese e kampionatit, me 12 pikë. Skuadra e Orges Shehit gjendet e pesta, me 8 pikë. Atmosfera në Air Albania pritet të jetë elektrizuese, me tifozëritë e të dy ekipeve që janë gati të brohorasin për 90 minuta. Se kush do ia dalë në fund, na duhet të presim deri në fund.
Kryeministri Edi Rama ka vizituar bashkë me bashkëshorten e tij Lindën dhe djalin e vogël Zahon qytetin e Vlorës. Tashmë siç dihet Vlora është në qytetet e preferuara të kreut të qeverisë, i cili zgjedh shpesh të kalojë fundjavën bashkë me familjen në jug të vendit. Por ajo që bie në sy në foton e kryeministrit Edi Rama, është veshja e tij dhe familjes. Siç shihet edhe në foto Edi Rama, Linda dhe Zaho janë veshur të tre me të zeza.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa…
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë. Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt.
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me aktivitetin e bandave që strehoheshin në Universitetin Politeknik në zonën e Zografou, që drejtohej nga shqiptari i njohur si “Esko” Sipas dëshmitarëve, autorët kishin aq guxim sa shfaqnin forcën e tyre edhe brenda ambienteve të universitetit ku strehoheshin. Sipas dëshmisë së një 42-vjeçar, ai është dhunuar rëndë në maj të vitit 2022, në afërsi të Universitetit Politeknik pasi dyshuan se mos ishte polic. Ata ndiheshin të paprekshëm brenda ambienteve të universitetit. “Çështja s’ka mbaruar këtu, as zbulimit. Dhe kjo pasi nga e hëna do të nisë hetimi për 20 celularët e…
Dita pa makina jep efektet pozitive, cilësia e ajrit në Tiranë vlerësohet shumë e mirë -Nisma e Bashkisë së Tiranës për “Ditën pa makina”, është reflektuar edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka publikuar të dhënat për kryeqytetin shqiptar, ku cilësia e ajrit në Tiranë vlerësohet shumë e mirë me 9. Ndërkaq, një vëmendje, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar dhe transportit alternativ, duke përfshirë jo vetëm autobusët elektrikë, por dhe shtrirjen e korsive të biçikletave.
Një qendër e votimit në Grabavicë të Sarajevës është mbyllur përkohësisht, pasi një 81-vjeçare ka vdekur në hyrje të qendrës, raporton “Dnevni Avaz”. 81-vjeçarja ka vdekur pas një sulmi epileptik. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ndihma e shpejtë dhe Policia. Mjekët bënë të pamundurën për ta shpëtuar gruan, por fatkeqësisht nuk pati asnjë mënyrë për ta shpëtuar, shkruajnë mediet vendase.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Kavalën, Greqi, ku një blegtor 56-vjeçar ka vrarë me armë gjahu partneren 31-vjeçe dhe foshnjën e tyre vetëm 11 muajshe e më pas ka vrarë veten. Mediat greke bëjnë me dije se ai i ka qëlluar nga një distancë e afërt, dhe sipas mjekut ligjor që ka bërë ekspertizën, gruaja është qëlluar me plumb për derra të egër, ndërsa foshnja, me plumb për shpendët. Mjeku tha se në 40 vite që punon në mjekësinë ligjore, nuk ka parë kurrë një krim kaq gjakftohtë mbi një foshnjë. Ndërkohë në ceremoninë e varrimit të autorit,…
Kampioni aktual i Formula 1, Max Verstappen, mund të humbasë titullin që fitoi sezonin e kaluar, për shkak të shkeljes së rëndë të rregullave nga ekipi i tij Red Bull, sipas disa mediave britanike. Pretendohet se është tejkaluar buxheti i lejuar, gjë që dënohet rëndë, shkruan abcnews.al. Gjatë sezonit të kaluar, Red Bull shpenzoi 4.5 milionë paund më shumë se sa lejuan rregullat në Formula 1, kështu që Max mund të mbetet pa titullin që fitoi në Abu Dhabi duke kaluar Lewis Hamilton. Mediat britanike theksojnë se dënimi është zbritja e pikëve nga shoferi, çka nënkupton humbjen e titullit. E…
Derbi kryeqytetas mbetet një nga të paktat sfida që arrin “të ndezë” stadiumin “Air Albania”. Partizani kërkon të rikthehet te fitorja në derbi, teksa nuk ka asnjë fitore në 5 përballjet e fundit, ndërsa Tirana kërkon të ruajë pathyeshmërinë e vitit të fundit ku në 4 përballje, siguroi 3 fitore dhe 1 barazim. Atmosfera në këtë derbi të parë pritet të jetë e zjarrtë. Deri në orën 16:00, tre orë përpara startit janë shitur mbi 13 mijë bileta. Organizatorët e sfidës, theksuan se interesimi mbetet i lartë, me numrin e tifozëve që pritet të rritet akoma më shumë në orët…
Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë 3 adoleshentë që shpërndanin lëndë narkotike përfshirë kanabis dhe kokainë në kryeqytet. Si rezultat i operacionit policor është vënë në pranga 18 vjeçari me iniciale L. D., i cili u kap në flagrancë me dhjetëra doza cannabis sativa gati për shitje. Po ashtu u bë i mundur arrestimi i dy 17-vjeçarëve K. A. dhe M. C. të cilët u kapën po në flagrancë me disa doza kokainë të cilat i shisnin në lagjet e Tiranës. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Supplier 4”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP…