Author: tirana

Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit kërkon hetim për publikimin në media të videos së vrasjes së tij pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Në një deklaratë për mediat avokatja Rezarta Tahiraj shprehet se video është parë edhe nga vajza e Pjerin Xhuvanit, së cilës i është shtuar stres dhe dhimbje. “Ato imazhe të vrasjes të shpërndara në mënyrë të paligjshme janë parë në mënyrë të pavullnetshme edhe nga e asistuara ime”,-bën të ditur avokate Rezarta Tahiraj, duke iu referuar vajzës së viktimës dhe kjo situatë i ka shtuar stres dhe dhimbje në konstatimin që babai i saj…

Read More

Që nga dita e parë e luftës, Rusia kurrë nuk ka harruar që të përmend edhe armët bërthamore. Ndaje edhe frika që Rusia mund të përdorë armë atomike në luftën e saj në Ukrainë sa vjen e shtohet. Nëndetësja ruse me energji bërthamore “Belgorod” po lëviz në detet e Arktikut dhe ekziston dyshimi se misioni i saj është të testojë raketën silurë “Poseidon”, e aftë të mbajë koka bërthamore. Rrezja e goditjes është dhjetë mijë kilometra. Kështu thuhet në një raport të NATO-s, të cituar nga media italiane “La Repubblica”, sipas të cilit Aleanca është në gatishmëri dhe po monitoron…

Read More

Nga shkolla “Adem Sheme” në Sarandë, deputetja e PD-së Ina Zhupa thotë se nuh dihet se çfarë do të bëhet me 1200 nxënës,ku pohon edhe se ende ata nuk e dinë se ku do të shkojnë. “Në fakt në të gjithë Shqipërinë, siç e kemi denoncuar këto ditë me fakte dhe prova, kudo gjendja është e mjerueshme dhe është një nga arsyet e shumta pse të rinjtë emigrojnë dhe pse familjet shqiptare, për arsimin e fëmijëve të tyre, zgjedhin që të ikin nga Shqipëria. Sepse arsimi është në rrezik, Shqipëria është në rrezik”. Deklarata e plotë Ndodhem në qytetin e…

Read More

Akuzat ndaj qeverisë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk i ka kursyer as këtë të dielë. Sipas tij, qeveria “Rama 3” nxit sektorin e ndërtimit, aty ku ka pastrim të parave nga grupet kriminale. “Sipas raportit të Nismës Globale kundër krimit të Organizuar Ndërkufitar vetëm në tre vite 2017-2019 në Shqipëri u pastruan 1.2 miliardë euro në sektorin e ndërtimit”. Postimi i plotë Të fundit në rajon për ardhjen e investitorëve të huaj. Të fundit në rajon për industrinë prodhuese. Të fundit në rajon për eksportet e mallrave dhe shërbimeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Kompanitë…

Read More

Të shtunën Forumi Rinor i Partisë Demokratike mbajti zgjedhjet për kreun e ri, post të cilin e fitoi Besart Xhaferri. Por zgjedhja e tij ka sjell kundërshti nga demokratët, ku një prej demokrateve, Fatmira Neziri ka denoncuar votimet në FRPD duke thënë se janë manipuluar. Ajo ka publikuar dy foto nga lista e votuesve, në të cilat vihet re se kanë votuar persona të moshës 38 dhe 39 vjeç, gjë e cila shkel statutin e FRPD-së. Sipas statutit të forumit, konkretisht në nenin 6 thuhet se lejohet anëtarësimi deri në moshën 35-vjeçare. Besart Xhaferi u rendit i pari në zgjedhjet…

Read More

Bashkia e Tiranës do të rifuqizojë programin e banesave sociale. Përveç kredive të buta, ku çdo vit përfitojnë 1000 çifte të rinj, fluksit të rritjes së kryeqytetit do t’i vijë në ndihmë edhe programi tjetër i strehimit. Për realizimin e këtij projekti, Banka Europiane e Investimeve dhe Bashkia e Tiranës firmosën një marrëveshje të përbashkët. Drejtuesi i BEI-t, Matteo Rivellini, i cili u prit nga kryetari Erion Veliaj, tha se Tirana u përzgjodh e para ndër qytetet e tjera të Ballkanit për marrëveshjen e financimit të këtij projekti social. Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i…

Read More

Ish-ambasadori Flamur Gashi, thotë se Bosnje Hercegovina përveçse një shtet në tërësi ka disa nën ndarje të tjera që e ngatërrojnë çështjen. Ai thotë se bëhet për një shtet të ndarë në dy entitete: federativ Bosnje Hercegovinë ku bëjnë pjesë boshnjakët dhe kroatët dhe Republika Serbska ku bëjnë pjesë serbët. “Ka edhe një distrikt të tretë që quhet distrikti Brçkos. Kjo është e përzier dhe administrohet nga një administrator ndërkombëtar”. Ish-ambasadori tregoi se vetë federata është e ndarë në 10 kantone. “Në përfundim kur mblidhen të gjitha ne kemi një kryeadministrator që është ndërkombëtar, një administrator që është kombëtar i…

Read More

Nga: Ben Blushi Shkova te Helidon Haliti. Në studioDo më fotografosh,thaDo të fotografoj,i thashëKu të rri, më pyetiRri mes dy portreteve të tua,i thashëJam mirë kështu?Je mirë por nuk ka dritë sa duhet, thashë unëDritë ka po se ke gjë aparatin,tha HelidoniAparati është i mirë po këtu ska dritë, thashë unëMerr aparatin tim është Nikon, tha HelidoniEdhe unë Nikon kam,thashë unëPo si tja bëjmë,tha HelidoniDalim jashtë në diell,thashë unëSi të duash ,tha HelidoniUnë do marr karrigen ti merr dy portrete dhe katër goxhda,Po goxhdat pse,me pyetiTi varim portretet aty te muri i autostradës, thashë unëI varim,tha HelidoniGjithmone kaq i urtë…

Read More

Një tragjedi e vërtetë është kampionati i futbollit në Indonezi. Derbi Malangas i fituar nga Persebaya Surabaya kundër Arema FC (3-2) degjeneroi sapo u dëgjua bilbili që sinjalizoi mbylljen e ndeshjes. Ka tre versione për këtë tragjedi që trondit botën e futbollit për herë të parë. I pari fajëson për tragjedinë veprimet e policisë, e cila hyri në fushën e lojës duke përdorur shkopinj dhe gaz lotsjellës ndaj tifozëve. E dyta, fajëson mbipopullimin e stadiumit. Kishte vend për 38 000 njerëz dhe në të ishin më shumë se 42 000. E treta, fajëson mangësitë në siguri. Këto gabime në protokoll…

Read More

Çfarë do të ndodh në këto 5 vitet e ardhshme në botë? Bill Gates thotë se në periudhën afatshkurtër një të ardhme të ndërlikuar, përballë situatës aktuale të krijuar nga lufta në Ukrainë dhe nga pasojat që ka lënë pandemia e Covid-19 në nivelin ekonomik. “Pesë vite të komplikuara janë përpara sepse kemi borxhet e pandemisë, kemi luftën në Ukrainë dhe cikli ekonomik po ndryshon”, u shpreh Gates. Për të gjatë periudhës së pandemisë, deri në 95% e kërkimeve në internet kishin të bënin me teori konspirative në lidhje me Covid-19. Objektivat më imediate të fondacionit të drejtuar prej tij…

Read More

Afrimi i sezonit të vjeljes, sidomos të ullirit, ka rritur sfidat për fermerët grekë që nuk po gjejnë më fuqi punëtore për shkak të interesit të ulët të emigrantëve për të punuar në fermat greke prej pagave të ulta dhe kushteve minimale të trajtimit. Një faktor tjetër që ka ndikuar këtë vit, sipas ekspertëve grekë, është edhe largimi i fuqisë punëtore ekzistuese në vendet e tjera, kryesisht të Veriut të Europës apo Britanisë se Madhe. Sipas autoriteteve vendore greke kërkesat më të larta për punëtorë sezonalë janë në zonën e Verias dhe Imathias, ku çdo vit punësohen qindra shqiptarë nga…

Read More

Pas fundit të zisë për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, “Buckingham Palace” ka publikuar një foto të parë zyrtare të mbretit Charles III dhe bashkëshortes Mbretëreshës Camilla, së bashku me trashëgimtarin e fronit William dhe Princeshën e Uellsit Kate. Fotoja sipas Daily Mail, daton në prag të varrimit. Në foto, mbreti ka një qëndrim të relaksuar, me dorën e majtë në xhepin e xhaketës dhe me krahun e djathtë duke përqafuar gruan e tij Camilla. Në të majtë William, duke mbajtur gruan e tij për dore. Të katër protagonistët janë veshur me të zeza, sipas diktatit të zisë, burrat me…

Read More