Në pranga të Policisë së Durrësit, ka rënë një 65-vjeçar pasi ka tentuar të përdhunojë një 50-vjeçare. Gjatë kontrollit në banesën e 65-vjeçarit, Muharrem Shehu policia ka gjetur 2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, si edhe 28 bimë narkotike kanabis të kultivuara.
Author: tirana
Këtë të dielë do të mbahet zgjedhjet në Bullgari. Kjo është hera e katërt në dy vjet që bullgarët shkojnë në zgjedhje. Zgjedhjet e përgjithshme janë lënë në hije këtë herë nga lufta në Ukrainë, rritja e kostove të energjisë dhe inflacioni. Anketuesit presin që lodhja dhe zhgënjimi i votuesve me sistemin politik do të rezultojë në një pjesëmarrje të ulët dhe një parlament të fragmentuar ku grupet populiste dhe pro-ruse mund të rrisin përfaqësimin e tyre. Boiko Borisov, ish-kryeministri dhe pesha e rëndë politike për më shumë se 10 vjet, pritet të rikthehet pasi u largua nga funksioni i…
Në “Air Albania”, sonte në orën 19:00 do të luhet derbi Partizani-Tirana. Të kuqtë pritës do të kërkojnë të thyejnë “mallkimin” pasi kampionët aktualë të Shqipërisë nuk mposhten nga Partizani prej pesë ndeshjesh. “Demat e kuq” vijnë në këtë supersfidë si kryesues të kampionatit me 12 pikë, + 4 nga bardheblutë e vendit të 5-të. Kampionët në fuqi të Orges Shehit do të luajnë këtë ndeshje pas fitores ndaj Teutës, teksa nuk mposhten prej 3 ndeshjesh, disfata e parë dhe e fundit ishte kundër Vllaznisë në stadiumin “Selman Stërmasi” me shifrat 1-2.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i shoqëruar nga Sekretari Organizativ Blendi Klosi, Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore Eridian Salianji, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, zv. Ministrja e Jashtme Artemis Dralo zhvilluan një takim me strukturat e PS dhe mbështetës që jetojnë e punojnë në Selanik. Pasi njohu bashkëbiseduesit me reformat e ndërmarra në Shqipëri, Gjiknuri shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të mbështetur emigrantët kudo që ata janë. “Diskutuam mbi problematikat me të cilat ndeshen emigrantët dhe atë çka ne mund të bëjmë që në bashkëpunim me autoritetet greke të mund t’i adresojmë. Qeveria shqiptare ka…
Pas dasmës së bujshme, Armina Mevlani u dha mundësinë ndjekësve që të bënin pyetje, ku kurioziteti vijon që të jetë i madh. Pyetjet kanë qenë të shumta dhe kurioziteti i fansave të saj ka qenë i madh. E një ndër pyetjet që iu bë blogeres ishte nëse fëmijët e Shkëlzen Berishës ndodheshin në dasmë. “Sigurisht që po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”, u përgjigj modelja.
Lufta ruse në Ukrainë, ka bërë që 1 303 000 qytetarë rusë të hyjnë në Bashkimin Evropian përmes kufijve tokësorë. Në të njëjtën kohë, më shumë se 1 273 000 qytetarë rusë janë kthyer në Rusi përmes kufijve tokësorë me BE-në. Pasi Putin bëri me dije mobilizimin e pjesshëm, vendet fqinje anëtare të BE-së kanë parë një rritje të pikave kufitare. Për një javë afro 66 000 qytetarë rusë hynë në BE, më shumë se 30% krahasuar me javën e kaluar. Shumica e tyre mbërritën në Finlandë dhe Estoni. Gjatë katër ditëve të fundit, 30 000 qytetarë rusë kanë mbërritur…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Dom të Klosit, ku 5 persona të armatosur kanë dhunuar nënë e bir dhe po ashtu kanë grabitur familjen. Sipas burimeve policore është grabitur familja e Përparim Lleshit. Grabitësit kanë shqyer dyert e shtëpisë dhe kanë rrahur me qytat e armëve Përparim Lleshin dhe nënën e tij, ku më pastaj i kanë lidhur edhe me litar. Personat e paidentifikuar kanë ushtruar kontroll banesës dhe mendohet të kenë grabitur 8 mijë euro dhe 1 milion lekë. Drejtori i policisë Dibër, si edhe efektivë policie kanë mbërritur në…
Dashi Marrëdhëniet romantike me Bricjapin dhe Gaforren janë momentalisht në një situatë nervoze. Në aspektin profesional tani mund të jeni të zënë në punë, është koha më e mirë për t’i parë frytet. Demi Jeni më të fortë, edhe nëse muajt e fundit kanë qenë të pakta çiftet që kanë rishikuar lidhjen e tyre. Në punë, edhe nëse dikush ju ka penguar, së shpejti do të jeni në gjendje të ktheheni në normalitet. Binjakët Përpara se të nxirrni përfundime të nxituara është më mirë të prisni, gjithçka që lind në këto ditë do të jetë e rëndësishme. Mos nënvlerësoni dikë…
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele ka publikuar foto nga Oborri i Shtëpisë Muze të Pavarësisë në Vlorë. Teksa i ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, Rama thekson se ka përfunduar plotësisht një aset i yver publik i Vlorës së Rilindur. “MIRËMËNGJES dhe me disa pamje nga Oborri i Shtëpisë Muze të Pavarësisë në Vlorë, zemra e Parkut të Ri, tanimë i përfunduar plotësisht si një tjetër aset i vyer publik i Vlorës së Rilindur, ju uroj një të diel të qetë”,-shkruan Rama.
Kampionati i futbollit në Indonezisë është pezulluar pas një tragjedie. Derbi Malangas, i fituar nga Persebaya Surabaya kundër Arema FC (3-2) degjeneroi me ty dëgjuar bilbili i fundit. Fusha u pushtua nga qindra tifozë. Policia ndërhyri me gaz lotsjellës, duke shkaktuar lëvizje të turmave. Do të ishin të paktën 129 të vdekur sipas policisë, e cila dha një konferencë për shtyp: 34 vdiqën në stadium, 95 në spital. Rreth 180 persona janë ende në spital.
Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e Berlinit për të kundërshtuar ndërhyrjen e Gjermanisë në konfliktin Rusi-Ukrainë, që ka çuar në një krizë energjetike, por po e çon vendin drejt një recesioni. Protestuesit shprehen se fatura e ngrohjes me gaz natyror për këtë vit është të paktën 50 përqind më e lartë se vitin e kaluar. “Çmimi i energjisë vazhdon të rritet. Ne përdorim gaz natyror për ngrohje, por askush nuk e di se sa do të shkojë çmimi”, tha një protestues. Në një tjetër protestë, njerëzit i bënë thirrje qeverisë gjermane të kërkojë zgjidhje paqësore për këtë luftë. Protestat…
Moti në këtë ditë të dielë do të jetë me vranësira e reshje shiu në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me diell dhe vranësira mesatare në juglindje. Temperaturat minimale do të jenë të larta në mëngjes 12-18 gradë në veri në mëngjes, gjatë ditës do të zbresin në 21-22°C në veri deri në 23-25°C në zonën e ulët dhe bregdet.