Author: tirana

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen shprehet e shqetësuar për financimet ruse në Ballkan. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë vizitës së saj në Tiranë, senatorja Shaheen vlerëson partneritetin me Shqipërinë dhe thotë se Shtetet e Bashkuara duhet ta ndihmojnë atë për të patur një strukturë të sigurt kibernetike që të mos jetë më shënjestër e sulmeve nga Irani apo ndonjë vend tjetër. Shaheen, njohëse e Ballkanit perëndimor, shprehet se marrëveshja e fundit mes Beogradit e Moskës, shkon kundër interesave afatgjatë të vet popullit serb. Zëri i Amerikës: Senatore Shaheen, kjo është vizita juaj e dytë në Ballkan brenda gjashtë muajve. cili…

Read More

Deputetja Monika Kryemadhi, duke folur për zgjedhjet vendore që do të zhvillohen në vitin 2023, ftoi qytetarët që të dënojnë me votë kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë në emisionin “Kjo javë”, ajo u shpreh se e sheh të rëndësishme që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët përballë Rilindjes. “Mendoj që marrëdhënia midis dy partive ka të bëjë në lidhje me zgjedhjet lokale. Mendoj që me rëndësi është se qytetarët kërkojnë një opozitë të vërtetë. Zgjedhjet e 25 prillit dëmtuan besimin e qytetarëve. Shitja e kauzave e ka dëmtuar, tashmë është momenti për rikuperim. Për mua me rëndësi…

Read More

Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmije është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”. Drejtuesi i automjetit R.B., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 3 vjeç. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës. Një hetim ka nisur për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Kompania daneze Cebra është shpallur fituese e Konkursit Ndërkombëtar mes 5 studiove të arkitekturës për “Tirana Multifunctional Center”, ndërtim i cili sipas kryeministrit Rama “do të forcojë më tej profilin e metropolit rajonal të së ardhmes për kryeqytetin tonë”. Në ndërtimin e saj do të përdoret teknologjia më e fundit. Shpallja e fituesit u bë nga një praj anëtarëve të jurisë, i cili tha ndër të tjera se ky projekt mori konsensusin e madh për hapësirën urbane të Tiranës. “Pas një diskutimi jashtëzakonisht të ngushtë dhe pasionant, juria vendosi të pranojë projektin Cebra si fitues të këtij konkursi.Projekti që mori…

Read More

Një 15-vjeçar është proceduar penalisht këtë të shtunë. Dy net më parë, adoleshenti ka telefonuar Policinë e Vlorë duke raportuar një ngjarje të rreme. “Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u procedua në gjendje të lirë një 15-vjeçar, pasi më datë 29.09.2022, në mbrëmje, ka bërë njoftim të rremë në numrin e Urgjencës Kombëtare, se në lagjen “Isa Boletini” kishte ndodhur një ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Reperi rus, Ivan Vitalievich Petunin i ka dhënë fund jetës, pasi thirrjes për të t’iu bashkuar luftës barbare të Putin në Ukrainë. “Nuk jam gati të vras ​​për asnjë ideal”. Ky është motivimi që e shtyu Ivan Petunin të vetëvritej. 27-vjeçari, i cili më parë ka shërbyer në ushtrinë ruse, iu tha fansave të tij: “Nëse po e shikoni këtë video, atëherë nuk jam më gjallë. Nuk mund ta marr mëkatin e vrasjes dhe nuk dua, nuk jam gati të vras për asnjë ideal”. “Unë zgjedh të mbetem në histori përgjithmonë, si një njeri që nuk e mbështeti atë që…

Read More

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare ish-trajneri i basketbollit, Stasi Vako. Kontributin e tij për këtë sport e nisi që prej vitit 1961, kur ndërpreu edhe studimet e larta ushtarake në Ukrainë, duke iu përkushtuar basketbollit të femrave. Gjatë jetës sportive pogradecari ka drejtuar edhe ekipin e meshkujve të këtij qyteti, ku ka nxjerrë talente, të cilët spikatën jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare. Në vitin 2003, Bashkia Pogradec i dha titullin e nderit “Krenaria e qytetit”.

Read More

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku festojnë sot 1-vjetorin e martesës së tyre. Në këtë përvjetor, aktorja e humorit është bërë nostalgjike duke publikuar foto dhe video nga dasma e tyre madhështore, në të cilën ishin të ftuar edhe shumë personazhe të njohur të showbizit shqiptar. Rudina ka publikuar edhe një moment emocionues, teksa ajo dhe Marku vallëzojnë në krahët e njëri-tjetrin. Krahas postimit, aktorja la dhe një dedikim të veçantë drejtuar partnerit të saj: “Të dua. Gëzuar përvjetorin dashuria ime”. View this post on Instagram A post shared by Rudina Dembacaj (@rudinadembacaj)

Read More

Të dielën e 2 tetorit do të luhet derbi Tirana-Partizani. Për të garantuar sigurinë e plotë të ngjarjes sportive, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash, përfshi edhe bllokimin tërësor të disa akseve rrugore. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00 dhe masat do të jenë në fuqi që prej orëve të para të pasdites. Rruga “Lek Dukagjini” përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” , do të jenë të bllokuara prej orës 16:00. Bllokim të pjesshëm, do…

Read More

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, deputeti demokrat, Bujar Leskaj ka vënë në dukje problemet me të cilat përballet kjo kategori në vendin tonë. me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ai shkruan se pensionet e pleqërisë janë të pamjaftueshme për një pjesë të konsiderueshme të të moshuarve, duke mos qenë në koherencë me koston reale të jetesës. Postimi i plotë:  1 tetori është Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve e vendosur në 14 dhjetor 1990 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Në shumë vende të botës, mbahen fjalime, zhvillohen aktivitete, dëshmohet respekti që shoqëria, politika,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar gjobën prej 1 milionë e 366 mijë dollarë të vendosur nga subjektit që kishte ndërtuar kate pa leje në qendër të Tiranës. Kreu i qeverisë nënvizon se gjoba, e cila është vendosur më datë 24 qershor 2022 është rrëzuar në Shkallën e Parë të Gjykatës nga një gjyqtar, për të cilin tha se i ka dhënë të drejtë kompanisë. POSTIMI I PLOTË Pas dokumentit të kallëzimit penal që patë dje, ja edhe dokumenti i gjobës prej 162 milionë 634 mijë e 500 lekë të reja ose 1 milionë 366 mijë e 130 USD, për…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend kanë dalë pozitivë me COVID 42 qytetarë, nga kryerja e 722 testimeve. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete. Ndërkohë, janë shëruar 66 qytetarë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 327,046 që nga fillimi i epidemisë.

Read More