Ilir Bajri, i dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj është liruar nga burgu i 1 muaj më parë. Në muajin mars Bajri, u ekstradua drejt Italisë pasi ndodhej në burgun e Lezhës. Ekstradimi i tij u bw pasi ishte dënuar me 5 vite e gjashtë muaj burgim në Itali. Ai u deklarua fajtor për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe u dënua për këtë me 1 vit e 8 muaj burgim. Dosja e bujshme e Bajrave nisi me operacionin ‘Oaz’ në shtator të vitit 2018 në Tiranë, Shkodër dhe në qytete të tjera të…
Author: tirana
“Rusia e ka humbur luftën, tani ne duhet të parandalojmë përshkallëzimin bërthamor”. Kështu ka deklaruar ish-sekretari Amerikan i Shtetit, Henry Kissinger gjatë një interviste me italianen “Corriere Della Sera”. Ai the se Perëndimi mund ta mposhtë Rusinë edhe në skenarin e armëve bërthamore, por natyra e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i gjithë sistemi botëror do të shqetësoheshin. “Diplomacia duhet të kthehet në veprim”. Kissinger së fundmi ka prezantuar botimin e librit të tij të fundit, “Udhëheqja”, ku ai portretizon gjashtë shtetarët më të mëdhenj të shekullit të XX-të. “Që nga fillimi i agresionit kundër Ukrainës”, thotë ai, “duhej shmangur një fitore…
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka zbuluar detaje nga vizita në Hagë së bashku me ish-presidentët shqiptarë Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe ish kryeministrin Pandeli Majko. Ata vizituan dje ish krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgimin e Hagës. Ai ka treguar se fillimisht ishin takuar me Kadri Veselin, më pas me Thaçin dhe të tjerët. “Një vizitë 6 orë brenda. Kishim kohë boll për të biseduar. U ndamë në dy dhoma, po dyert ishin të hapura. Patëm një bisedë të hapur, nuk kishte përgjim, që të rrinte dikush aty e të na bënte ne të kufizoheshim në…
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj, në fjalën e tij në mbledhje, tha se duhet aksion politik dhe se kjo qeveri duhet të rrëzohet me çdo kusht. Aleksandër Biberaj i kërkoi sot Sali Berishës që të vendosë datën për protesta kundër qeverisë Rama. Ish-kryeministri, tha se mirëkupton dhe e ndjen atë që po “vlon”, referuar rebelimit të qytetarëve, sipas tij. Debati në mbledhje Paloka: Faleminderit doktor, tani do të kalojmë në çështjen e vetme. Kështu që media…. Aleksandër Biberaj kërkon fjalën në sallë Berisha: Të flasë edhe Sandri (Aleksandër Biberaj) Paloka: E do me media? Berisha: Po, po… Aleksandër Biberaj: Duhet të…
Në prezantimin e projekteve për Tirana Multifunctional Center, kryebashkiaku Erion Veliaj foli edhe për situatën e ndërtimeve pa leje, të cilave tha se u është dhënë më në fund zgjidhja me vendimin e qeverisë. Veliaj tha se nga 300 mijë ndërtesa gjithsej që janë në Tiranë, ato pa leje numërohen me gishtat e dorës. Sipas Veliajt, ajo pjesë e opozitës që shpreson në një konflikt mes tij dhe kryeministrit Rama janë vulëhumbur. “Kush mendon se i vetmi shans që ata [opozita] të fitojnë ndonjëherë në këtë qytet ose në këtë vend është që unë dhe Edi Rama të kemi konflikt, do ju…
Policia e Kurbinit ka arrestuar një 21-vjeçar pasi i gjetën një armë zjarri, pushkë, të cilën kishte planifikuar ta përdorte në një ngjarje kriminale. Pasi pa që policia po e ndiqte, i riu e hodhi armën e zjarrit me qëllim largimin nga vendi i ngjarjes, por në fund u kap. Ajo që bie në sy ka të bëjë me modifikimet që i riu i kishte bërë armës së zjarrit.Siç duket edhe nga fotoja e publikuar nga policia, ai i ka hequr asaj qytën si edhe një pjesë të grykës me qëllim shkurtimin e armës. Po ashtu, i riu i kishte…
FAST Albania në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe dhe Interpol Wiesbaden,Gjermani arrestuan një 28-vjeçar të shumëkërkuar. Ai është një i ri me shtetësi ruse që ishte shpallur në kërkim nga shteti gjerman me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Kempten, Bavari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal gjerman. 28-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shqiptarë dhe gjermanë, ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike kanabis dhe kokainë, nga Spanja dhe Shqipëria drejt Gjermanisë.…
Ish kryeministri Sali Berisha në një mbledhje me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ka pranuar për herë të parë hapur se situata brenda partisë nuk është e mirë dhe duhet ndryshuar me urgjencë për të dalë në përballje me qeverinë në zgjedhjet e ardhshme. “Kam marrë gjatë gjithë kohës informacione dhe ju garantoj që është urgjente ndryshimi i situatës”, theksoi Berisha. Ai i kërkoi anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të zhvillojnë takime me çdo grup seksioni dhe të shfrytezojnë potencialet e mëdha tek elektorati. Sali Berisha: Ai moment është votimi, mobilizimi, prova e përgjithshme ajo betejë zhvillohet në nivel…
Bllokohet qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Elbasan-Librazhd për shkak se një kamion ka rrëshqitur në rrugë duke bllokuar plotësisht lëvizjen e mjeteve në këtë segment. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në afërsi të Urës së Murashit, ku janë krijuar radhë të gjata automjetesh në këtë aks rrugor.
Milaim Zeka, një nga figurat më të njohura të ekraneve shqiptare, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone”. Ish-deputeti, i cili njihet për deklaratat e tij shokuese, na shokoi së fundmi kur përmendi Donald Veshaj. Pasi tha se Donald Veshaj as seks nuk di të bëjë, Milaimi shpjegoi arsyetoi deklaratën e tij duke thënë: “Jam i sigurt që ai as seks nuk di të bëjë. Se unë nuk kam bërë seks me Donaldin, nuk e di a di apo nuk di. Por problemi ka qenë mënyra si është sjell ai në Big Brother me Beatrix, më ka…
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjatë procesit të monitorimit dhe shqyrtimit të përmbajtjeve të transmetuara nga OSHMA-të, referuar kërkesave të ligjit 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka identifikuar një problematikë të përsëritur.Duke vlerësuar maksimalisht mbulimin audioviziv të çështjeve të sigurisë së rendit publik, investigimet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale aktuale apo të mëhershme, ndihmesën në parandalimin e akteve kriminale, hetimin e autorëve të dyshuar, etj, AMA njëkohësisht konstaton me shqetësim, se persona me precedentë penalë herë-herë trajtohen si “heronj” dhe lihen të bëjnë protagonizëm, duke justifikuar me nota aventureske aktet e tyre të dhunës, të…
Arbër Hajdari dhe partnerja e tij Vlera kurorëzojnë historinë disa vjeçare të dashurisë. Mbrëmjen e djshme është mbajtur ceremonia e martesës në qytetin e nuses, Pejë nga ku Arbri publikoi vetëm një foto nga përgatitjet për ditën e madhe. Ndërkohë që të gjithë janë kurioz se si duket nusja, ne po ju a tregojmë në fotot më poshtë. Vlera ka zgjedhur të jetë një nuse e thjeshtë, me një fustan që shkëlqen nga bardhësia, por shumë fin, ashu si të gjithë detajet e tjera. Ndërkohë mbrëmjen e sotme priten krushqit nga Kosova në dasmën që do të mbahet në Tiranë…