Policia e Fierit ka sekuestruar 21 390 euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë. Paratë u gjetën në automjetin e një 39-vjeçari nga Vlora të identifikuar me inicialet K. D. Sipas policisë, paratë dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale, pasi 39-vjeçari nuk ka dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. “Policia e Fierit ka ndaluar në qytet një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin K.D dhe gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 21 390 euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë, për të cilat 39-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e…
Author: tirana
Ish-deputeti Milaim Zeka, teksa ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, u pyet se çfarë nuk pëlqen te vajzat në Kosovë. Fillimisht, ai i vlerësoi duke i përshkruar si të bukura dhe me shije në të veshur, po nuk ndante të njëjtin mendim për zërin e tyre, të cilin e krahasoi me të meshkujve. Pjesë nga intervista: Ester Bylyku: Çfarë nuk të pëlqen te femrat e Kosovës? Milaim Zeka: Femrat e Kosovës janë super të bukura, vishen bukur, por zërin 50% e kanë si të meshkujve. Po të jem në shtrat me një femër dhe të flasë si mashkull, është goxha problem…
Çmimi i tregtimit të naftës në vend është ulur me 6 lekë. Për rrjedhojë, nga sot, nafta do të shitet me 223 lekë. Nga ana tjetër, çmimi i benzinës do të ulet me 5 lekë, duke u treguar me 198 lekë për litër. Ndërsa gazi mbetet i pandryshuar. Ai do të vijojë të tregtohet me 78 lekë. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi këtë të shtunë në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Një vajzë 11 vjeçe ka rënë nga kati i katërt i një pallati në Sarandë këtë të shtunë. E mitura ka qenë duke luajtur në ballkonin e banesës kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në mënyrë aksidentale. 11-vjeçarja është nisur me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore. Mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Një shtetas shqiptar u kap nga policia italiane me 20 kg kokainë. Nëse do të shitej në treg, lënda narkotike do të kapte vlerën 4 milionë euro. Shqiptari që lëvizte me makinë u nervozua pasi ka parë patrullën e policisë në Foggia. Kjo gjë ka bërë të dyshojnë shumë efektivet të cilët pasi kanë kryer një kontroll të imët kanë gjetur të fshehur thellë në bagazh sasinë e madhe të kokainës.
Një 54-vjeçare është gjetur e pajetë ditën e sotme nga familjarët. Mësohet se gruaja me iniciale F.N vuante nga epilepsia, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.10.2022, në fshatin Gropaj, Vaqarr, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete shtetasja F. N., 54 vjeç, e cila dyshohet se vuante nga epilepsia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Përmes një pyetësori të zhvilluar nga ndjekësit në Instagram, Alketa Vejsiu ka zbuluar që nëse nuk do të jetonte në Shqipëri, do të zgjidhte Italinë.Ndërkohë prezantuesja u pyet nga ndjekësit nëse do të shfaqet në ndonjë ekran italian, pas Festivalit të Sanremos është përgjigjur:“Edhe unë në pritje jam”, duke lënë të kuptohet që diçka surprizuese do të vijë shumë shpejt nga moderatorja. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i saj i radhës në televizionet italine dhe mbi të gjitha formati që do t’i besohet.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit për hapjen e gazsjellësit Greqi-Bullgari në Sofje. Përpara se të mbërrite në samit, ai ka ndarë në Instagram një foto ku shfaqet në avion duke ngrënë mëngjes. “Rrugës për në Bullgari, në një takim të rëndësishëm për Serbinë. Meqë ra fjala, mendoj se jam i vetmi në botë që ha për mëngjes panine dhe haribo”, shkruan Vuçiç.
Diego Simeone është trajneri më i paguar në botë. Argjentinas drejton Atletico Madrid prej dhjetori të vitit 2011, teksa përfiton rreth 40 milionë euro bruto në sezon, duke lënë pas Pep Guardiolën dhe Jurgen Klopp. “El Cholo” ka edhe dy vite kontratë me ekipin spanjoll, aty ku mund të qëndrojë sa të dojë sipas presidentit Enrique Cerezo, i cili ka besim absolut tek aftësitë e 52-vjeçarit argjentinas. “Flitet për shumë gjëra, por Simeone është trajneri ynë dhe do të qëndrojë si trajner i Atleticos për aq kohë sa të dojë. Ai ka dhënë shumë për klubin dhe të gjithë ne…
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Pas mbylljes të takimit, Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka në fjalët për mediat ka zbuluar vendimet e marra për votimet për kandidatët në primare. Paloka ka zbuluar se do të votojnë jo vetëm anëtarët e PD por edhe simpatizantët e PD. “Sot siç jeni në dijeni me kërkesë të Këshillit Kombëtar u shty diskutimi për regulloren e primareve. Sot u diskutua për këtë çështje dhe ato që janë risi nga primaret e fundit janë që në votime, siç e përcakton Statuti, nuk do të marrë pjesë vetëm anëtarësia e PD…
Vetëvritet ne Rusi, një muzikant i ri i muzikes hip-hop. “Nuk jam gati të vras për asnjë ideal”. Ky është motivimi që e shtyu Ivan Petunin, i njohur me emrin e artit Walkie, të vetëvritet. Muzikanti, 27 vjeç, dje postoi një video në Telegram duke njoftuar vendimin e tij: “Nëse po e shikoni këtë video nuk jam më gjallë, nuk mund ta marr mëkatin e vrasjes në shpirt dhe nuk dua ta bej kete gje”, tha ai. Trupi i të riut u gjet pranë një ndërtese shumëkatëshe në rrugën Kongresnaya, në Krasnodar, qyteti ku ai jetonte. Petunin ishte i sigurt…
Kërkesa e Viktor Ymerit, i akuzuar për vrasje, për të dalë nga ‘41 biss’, u shqyrtua ditën e djeshme në Gjykatën e Posaçme. “Nuk e kuptoj arsyen përse SPAK më ka futur në ‘41 biss’ dhe përse trajtohem ndryshe nga të tjerët”, është shprehur Ymeri. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, ai është shprehur se “kam tërë jetën burgjeve dhe më duket sikur nuk kam qenë ndonjëherë i lirë. Ato pak muaj që më nxorën jashtë burgut, më bënë shumë keq se m’u vërsul i gjithë shteti mbi shpinë derisa më gjetën një pretekst për të më futur prapë në…