Ka përfunduar procesi i numërimeve dhe garën për kreun e FRPD e fitoi Besart Xhaferri. Po si duket nga kjo fitore është zhgënjyer aktivitja Evi Kokalari. Ajo thotë se sot u “vra” çdo shpresë që të rinjtë kishin për një parti të rithemeluar. Ajo madje i drejtohet kryesisë së PD, duke thënë se është një turp që lejuan këtë masakër zgjedhore. “Sot ju vratë rininë dhe çdo shpresë që ata kishin në një parti të rithemeluar. Turp kryesisë që e lejoj këtë masaker zgjedhore. Une nuk merrem më me këtë nivel njerëzish. Qofshi të gjithë mirë!” shkruan Kokalari në postimin…
Author: tirana
Policia vijon me kontrollet në rrugët interurbane Tiranë- Durrës-Tiranë dhe u bën thirrje shoferëve të tregohen të kujdeshëm. Policia Rrugore e Tiranës ka konstatuar drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi deri në 182 km/h si dhe me shpejtësi të tjera, tejet të larta që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore nisur dhe nga prezenca e lagështirës në rrugë. Duke marrë shkas nga shkeljet e konstatuara në akset rrugore dhe nga moti me reshje shiu, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e…
Bora Zemani ka rrëfyer si rrallëherë detaje nga jeta e saj personale, por edhe raportin me Donald Veshajn. E ftuar në emisionin “Më lër të flas” në TCH, e drejtuar nga vëllezërit Veshaj, ajo iu rikthyer takimit me Donaldin brenda shtëpisë së Big Brother. Bora ka thënë ndër të tjera se nuk donte të futej brenda, por ishte e detyruara t’i dilte në krah Semit pasi aludohej se ajo ishte në lidhje me Donaldin. “As nuk e mendoja që do futesha ndonjëherë në BBV. I kisha thënë Semit mos më kërko se nuk ka shanse që të vij. Nuk më…
Besart Xhaferri, është zgjedhur kryetar i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Ai ka arritur të sigurojë shumicën e votave, konkretisht 5256 vota, i ndjekur nga Mariglend Doçi me 1292 vota. Në 62 qendrat e votimit në të gjithë vendin kanë votuar 9470 votues, ose 55% e anëtarësisë së FRPD. Në bazë të të dhënave paraprake rezulton se kandidatët kanë marrë këto vota: Besart Xhaferri 5256 vota – 55.5% Mariglend Doci 1292 vota – 13.6% Arnold Karriqi 1683 vota – 11.76% Artion Bajramaj 528 vota – 5.5% Artion Bajramaj 528 vota – 5.5% Alesia Balliu 186 vota – 1.96%…
Don Xhoni dhe Era Istrefi publikuan një ditë më parë këngën e titulluar “Hala”. Në një pjesë të tekstit reperi thotë “E bukur është si ruse”, frazë të cilën ndjekësit e kanë lidhur me ish-partneren e tij, modelen ruse Ariana Lirey. Kjo e fundit, në një bisedë virtuale me ndjekësit në “Instagram”, është pyetur në lidhje me këngën e Don Xhonit. “Doni Xhoni ju dedikoi një pjesë në këngën e re, a e dëgjuat?”, e ka pyetur ndjekësi. “Faleminderit që nuk më harron, shumë mirë”, është përgjigjur modelja.
Jahti i miliarderit rus, Igor Kesaev, ka dalë në shitje për 29.5 milionë euro. Kesaev u sanksionua në prill nga MB dhe BE në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, me BE-në që përmend përfshirjen e tij në prodhimin e armëve ushtarake në Rusi, si dhe lidhjet me qeverinë ruse “dhe forcat e saj të sigurisë”. Shtetet e Bashkuara nuk e kanë sanksionuar Kesaev dhe Thesari i SHBA-së nuk iu përgjigj kërkesave për koment, raporton Reuters. Sara Gioanola, një zëdhënëse e Heesen Yachts konfirmoi se Kesaev porositi atë dhe një jaht tjetër, të quajtur Sky.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Serbi të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe të pronës. Ky proces ka nisur më 1 tetor dhe do të zgjasë deri në fund të po këtij muaji. Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Kurti tha se shqiptarët që jetojnë në Serbi “vazhdimisht përballen me diskriminim kombëtar e njerëzor, e së fundmi edhe me pasivizimin e adresave të tyre”. Spas Kurtit, ky proces për shqiptarët nuk është vetëm çështje statistike. “Si kryeministër i Republikës së Kosovës ftoj shqiptarët që jetojnë në Serbi, e në…
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar në shtëpitë e përmbytura në Florida. Shteti u godit në fillim të kësaj jave nga uragani Ian, një nga më të fortët që kanë goditur ndonjëherë vendin. Pas Floridës, stuhia goditi të premten Karolinën e Jugut. Autoritetet thanë se po punojnë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga stuhia. Uragani Ian e ka humbur forcën dhe është shndërruar në një stuhi tropikale që po lëviz aktualisht nëpër disa pjesë të Karolinës së Veriut dhe shtetit të Virxhinias. Stuhia e fuqishme terrorizoi me miliona njerëz gjatë pjesës më të madhe të javës.…
Dieta mund të shkaktojë lodhje të vazhdueshme dhe përkeqësim të përgjithshëm të shëndetit. Dietologia Amy Goodson ka vënë në dukje dy shenja kryesore të cilat tregojnë që duhet të ndërprisni të humbni peshë. Sinjali kryesor i cili sugjeron që është koha të hiqni dorë nga dieta dhe të kaloni në ushqim më të balancuar, por i cili përmban edhe disa artikuj kalorikë, është rritja e nivelit të kolesterinës. Ky problem mund të shfaqet për shkak të konsumimit të vazhdueshëm të artikujve me përmbajtje të ulët të karbohidrateve, me përmbajtje të lartë të yndyrave dhe proteinave. Sipas saj, shumica e regjimeve…
Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devollin, kurorëzuan në martesë dashurinë 5-vjeçare. Drejtuesi i fondacionit “Fundjave Ndryshe” ka publikuar fotot e para me nusen, duke i kushtuar edhe disa fjalë të ëmbla. “E dashur Vlera, zemra ime! Sonte po kurorëzojmë dashurinë tonë prej 5 vitesh, në martesë. Lus Zotin të kemi jetë të lumtur!”, ka shkruar Arbri.
Ilir Meta deklaroi se mbi 50 për qind e kandidatëve të Partisë së Lirisë në këshillat vendorë, do të jenë të rinj. Përfshirja e të rinjve në forcën politike që ai drejton, sipas Metës, do të fuqizojë rolin e tyre shumë shpejt. “Përfshirja e të rinjve në Partinë e Lirisë do të fuqizojë rolin e tyre në vendimmarrje shumë shpejt. Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore dhe rikthimi i opozitës dhe pluralizmit politik në Bashkitë tona. I garantova se mbi 50 për qind e kandidatëve tanë në këshillat vendore do të jenë të rinj dhe të reja. Partia e…
Nëse fryrja e barkut shkaktohet nga mbajtja e fluideve në stomak vitamina B6 është gjithçka që ju duhet. Ajo gjendet me shumicë te mishi i shpendëve, peshkut dhe drithërave. Krahas vitaminës B6, këshillohet gjithashtu edhe përdorimi i vitaminë B1. Kjo e fundit, njohur ndryshe edhe si thiamina, është esenciale për shpërbërjen e karbohidrateve në trup. Ajo gjithashtu ndihmon në prodhimin e ATP-së, një enzime që ndihmon në tretjen e ushqimit. Kjo vitaminë përshpejton këtë proces dhe punon për neutralizimin e gazit dhe fryrjen e barkut . Ndërsa mungesa e vitaminës B12 lidhet me inflamimin e stomakut duke shkaktuar fryrje, gazra dhe…