Author: tirana

Mediat e Malit të Zi kanë zbuluar detaje të hollësishme të operacionit që prej ditësh po vepron në Mal të Zi, ku u arrit të kapej një fole e rrezikshme e spiunazhit rus. Sipas gazetës së Podgoricës ‘Pobjeda’, kjo fole ishte edhe operative, por edhe një “bankë” nga ku ndaheshin paratë për të vepruar në shtete të tjera të Ballkanit, si Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, ‘Pobjeda’, bën të ditur se kjo fole nuk kishte lidhje me Beogradin, pasi në këtë vend që është i afërt me Rusinë, çdo lëvizje e bënte ambasada e Rusisë.…

Read More

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen zhvilloi një vizitë këtë të shtunë në Tiranë, ku u takua me presidentin e Republikës, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama si dhe përfaqësues të opozitës. Lajmin e bëri të ditur ambasada amerikane përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thekson se Shaheen edhe me të evakuuarit afganë që u mirëpritën nga vendi ynë. “Senatorja e New Hampshire në Shtetet e Bashkuara Jeanne Shaheen vizitoi Shqipërinë sot për të ndërvepruar me zyrtarë shqiptarë dhe për t’u takuar me të evakuuarit afganë. Senatorja Shaheen u takua me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, si dhe një sërë…

Read More

Me krizën e çmimeve dhe pasigurinë që ka shkaktuar lufta në Ukrainë, bankat po japin më pak kredi për bizneset dhe individët. Sipas raportit të Bankës qendrore në gjashtëmujorin e parë të vitit janë refuzuar më shumë se 18% të kërkesave për kredi. Ndërsa ka rënë fuqia e kredimarrësve për të paguar këstet. Bankat tregtare po tregohen gjithnjë e më të kujdesshme në dhënien e kredisë si për bizneset ashtu edhe për qytetarët. Për këtë arsye kanë shtrënguar kushtet e kreditimit, duke caktuar më shumë kritere dhe duke rritur kërkesën për kolateral që të jepnin hua. Por nga ana tjetër…

Read More

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ”White pack”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: – S. Gj., 54 vjeç, banues në Maminas, Durrës dhe A. C., 42 vjeç, banues në Shijak. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi S. Gj., 23 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë…

Read More

Zbuloni nëse shenja juaj është favorizuar nga yjet në fushën e dashurisë. Këto janë shenjat e horoskopit “super të favorizuara” gjatë fundjavës 30 shtator-2 tetor. Peshorja Një buzëqeshje e thjeshtë nga ana juaj është në gjendje të ndezë dëshirat më të zjarrta të partnerit tuaj. Luani Sharmi juaj është i parezistueshëm. Pasioni mund të lindë edhe midis jush dhe mikut tuaj më të mirë. Shigjetari Një natë e zjarrtë është gjithçka që ju duhet për të rifituar shpresën dhe besimin në dashuri. Ujori Askush nuk do të donte që ju të largoheshit pas një nate dashurie, të përbërë nga magjia…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, i ftuar në Abc, ka komentuar vrasjen e 21 prillit të vitit 2021 në qytetin e Elbasanit ku Arbër Paplekaj qëlloi me armë mjekun Pjerin Xhuvani. Ndërkohë ai tha se ka një marrëveshje mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit, që të heshtin të dy. Sipas tij bardhi duhet t’i kishte shkuar deri në fund kësaj ngjarjeje, pasi një person rrezikon të kalbet në burëg për shkak të manipulimit. “Arbër Paplkekaj është një nga oficerët më dinjitozë. Kësaj çështjeje duhet t’i shkonte deri në fund Gaz Bardhi, për të zbardhur deri në fund ngjarjen dhe…

Read More

Emërohet drejtuesi i ri i Policisë së Durrësit Skender Hitaj. Hitaj pritet të prezantohet ditën e sotme. Ai ka mbajtur më herët postin e drejtorit të qarkut Dibër, ndërsa zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin Neritan Nallbati. Rrumbullaku pritet të bëjë të tjera ndryshime në rang drejtorie dhe komisariate në vend.

Read More

Analisti Lorenc Vangjeli ka folur për situatën brenda opozitës, dhe çfarë pritet të ndodhë deri në zgjedhjet lokale. Ai ka treguar se burime i bëjnë me dije se Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta, nuk do të ketë kandidat në zgjedhjet lokale, por do të luftojë fort për anëtarët e këshillave bashkiakë. “Një burim tjetër thotë se me shumë gjasa LSI nuk do të ketë kandidatë për kryetarë Bashkie, por do të luftojë fort tek kandidatët për këshilltarë”, tha Vangjeli në emisionin “Log.”

Read More

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve të komentuesve online të cilët e kanë akuzuar se ai e ka sajuar vetë të gjithë situatën për rritjen e çmimit të energjisë, ndërkohë që e anuloi atë një ditë më parë të t’u hequr si hero. Komenti është përzgjedhur nga vetë stafi i kryeministrit dhe është lexuar prej tyre, ndërkohë që në të nuk mungonin tonet e forta si “situatë është një film” dhe “lëpirësit e shpallën si hero” për shpëtimin e situatës. “Unë kam bërë asnjë heroizëm dhe s’kam dal si shpëtimtar, unë çdo ditë, ditë-natë jetoj me këtë detyrë dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët online ka shpjeguar edhe një herë se pse u shty fasha 800 kilovat për konsumatorët. ‘Vendosëm ta shtyjmë për 2 arsye; elementi i para janë reshjet. Kemi pasur reshje shtuar kuotat në hidrocentrale. Element i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë më e ulët se parashikimi. Kështu që ne këtë nevojë mund të vazhdojmë ta përballojmë. Nëse trendi i kursimit do të vazhdojë dhe nëse reshjet do të vazhdojnë ne do ta kalojmë pa asnjë problem. Në nëntor do të vendoset fasha duke pasur…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarë tha se në fillim të vitit të ri do të ketë një rritje tjetër për zjarrfikësit. ‘Paga për zjarrfikësit është një rritje që as nuk i përgjigjet kërkesës së bërë prej tyre me të drejtë dhe as objektivit tonë. Pasi është rritje për këtë tre mujor. Me buxhetin e ri do të ketë për zjarrfikësit një tjetër rritje siç do të ketë për mjekët infermierët dhe mësuesit. Ngaqë nuk e kemi shpjeguar si duhet ky është vetëm hap i parë në këtë fundviti për të filluar i për të gjitha kategoritë e…

Read More

Në orën 03:00, në Kamzë, në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti. Policia thotë se po vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Read More