Author: tirana

Mbrëmjen e djeshme deputetja e PD, Jorida Tabaku, i ka dërguar një shkresë përmes postës elektronike drejtorit të bordit të ERE, Petrit Ahmeti, ku i kërkonte rishikimin e vendimit të një jave më parë për rritjen e energjisë që kishte propozuar qeveria. Në shkresë u evidentuan edhe një herë arsyet e rritjes së çmimit të energjisë dhe njëkohësisht u kërkua që në bazë të fakteve të reja të bëhej mbledhja urgjente e bordit të ERE për të mos lejuar rritjen e çmimit të energjisë për 100 mijë familje. “Rritja e çmimit të energjisë për familjet shqiptare ishte i pabazuar dhe…

Read More

Agjencia amerikane e hapësirës (NASA) njoftoi të premten se përpjekja e radhës për të nisur raketën në Hënë do të bëhet në nëntor, pa caktuar ende një datë specifike për misionin tashmë të vonuar Artemis 1. Sipas NASA-s, misioni pa pilot në Hënë vlerësohet të kryhet mes 12-27 nëntorit. Data e saktë do të përcaktohet nga ekspertët në ditët në vijim, tha NASA në një postim në internet. Deri dje, mundësia e një nisjeje në tetor mbeti e hapur. Në fillim të kësaj jave, raketa Space Launch System (SLS), më e fuqishmja e ndërtuar ndonjëherë nga NASA, duhej të kthehej…

Read More

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni festoi ditën e djeshme 86 vjetorin e tij dhe ka zgjedhur që të ndajë gëzimin me fëmijët e tij (të gjithë të pranishëm) dhe të dashurën më të re në moshë, Marta Fascina. “Mbrëmë u preka nga përqafimi i ngrohtë i njerëzve që dua. Faleminderit atyre dhe të gjithëve për urimet e tyre të mira”. Me këto fjalë kreu i “Forza Italia” tregoi në rrjetet sociale festën e ditëlindjes, e cila u zhvillua në rezidencën Arcore. Në videon e postuar në internet, “Kalorësi” ulet në qendër të një tavoline të gjatë, të mbushur me lule të bardha dhe…

Read More

Dashi-Njerëzit do të lumturohen nga bujaria jote. Mund të ndihesh disi jo rehat për shkak të përgjegjësive. Në dashuri do të hasësh vështirësi, por duhet ta përballosh situatën si duhet. Demi-Hëna nuk është në anën tuaj. Ju mund të keni probleme me shendëtin dhe do përballeni me humbje në biznes. Kujdes me financat sot. Binjakët-Kjo e hënë do të jetë një ditë mjaft pozitive sa i takon sferës së ndjenjave. Më në fund do të keni mundësi që të përforconi një raport. Gaforrja-Ju që jeni ne një lidhje do dashuroheni pa dorashka sot dhe në çdo moment do përjetoni kënaqësi…

Read More

Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar do të jetë gjatë paradites me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cilat do të krijojnë mundësi për reshje shiu në zonat Veriore. Ndërsa mesdita dhe pasditja do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht në zonat qendore. Por sasira më të pakta do të ketë pjesa tjetër e vendit tonë. Mbrëmja dhe nata përkohësisht i bëjnë më të dukshme reshje në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë mëngjesin e sotëm në orën 09:00 në bashkëbisedim me qytetarët online, ku në fokus siç thotë ai do të jenë shqetësimet e qytetarëve. Sipas Ramës janë zgjedhur për tu diskutuar shqetësimet më të ‘egra’. ‘Mirëmengjes takohemi pas pak live këtu dhe duke ju falenderuar për shumë komente të këtyre ditëve të ngarkuara me shumë baltë, si edhe duke ju siguruar se pasi i kemi lexuar të tëra shqetësimet tuaja një për një, kemi zgjedhur më të “egrat” për bashkëbisedimin tonë, ju uroj një fundjavë të qetë.’- shkruan Rama.

Read More

Një jetesë e shëndetshme, bazuar në filozofinë eco health përkthehet edhe në një shëndet mendor të qëndrueshëm. Studimet e fundit tregojnë se 1 në 7 fëmijë dhe adoleshentë përjetojnë forma të çrregullimit mendor. E thënë në përqindje, 13% të barrës globale të sëmundjeve e zë kjo tipologji në këtëgrupmoshë. Organizata Botërore e Shëndetësisënë raportin e fundit të saj (viti 2021) evidenton se statistikat i përkasin fëmijëve dhe adoleshentëve nga mosha 10-19-vjeç. Mjekja e njohur psikiatre në Shqipëri Arjana Rreli tha se të rinjtë përjetojnë këto forma më tëshpeshta të çrregullimeve të shëndetit mendor: “Forma më e ndeshur e çrregullimeve të shëndetit mendor tek të rinjtë është ankthi. Nëfakt ankthi përbën edhe përqindjen më të lartë tësëmundjeve të shëndetit mendor në të gjithëpopullatën”- thekson Rreli. Fatkeqësisht format e rënda të shfaqjes së tyre si dhe mungesa e trajtimit mund të çojë deri nëvetëvrasje, akti i flijimit që ka njohur rritje nëvitet e fundit. OBSH…

Read More

Forcat RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Elbasan duke kryer kontrolle të imtësishme në qytet. Burime nga policia bëjnë me dijese forcat RENEA kanë nisur një aksion për kapjen e personave të shpallur në kërkim në të kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Nuk dihen ende detaje të tjera nga operacioni dhe nëse apo jo persona të arrestuar ose të ndaluar nga kontrollet. “Plumbi i artë” u finalizua pak muaj më parë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Nga 32 urdhër arreste policia vuri në pranga vetëm 9 prej tyre ndërkohë që 9 të tjerë ndodheshin…

Read More

Projektet e përbashkëta për bujqësinë midis bashkive të Qarkut të Elbasanit dhe atyre të rajonit të Imathisë në Greqi ishin në fokus të takimeve që Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh drejtues politik i qarkut zhvilloi në Greqi. Në vizitën e tij në Greqi, Gjiknuri u takua me zv/Prefektin e rajonit Administrativ të Maqedonisë Qendrore dhe Prefekt i Qarkut të Imathisë, Kostandinos Kalaixidhis, Kryetarin e Bashkisë së Verias Kostandinos Voriazidhis, si dhe zv / Kryetaren e Bashkisë së Nauses znj. Dhora Baltaxidhu. Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri shkruan: “Projektet e përbashkëta për bujqësinë midis bashkive të…

Read More

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia njofton se zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati në rrugën “Lord Bajron”. Sipas bluve, banesa është në pronësi të shtetasit me iniciale I.K, 66 vjeç. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit. Njoftimi i policisë: Më datë 30.09.2022, në rrugën “Lord Bajron”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, në banesën në pronësi të shtetasit I. K., 66 vjeç. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.…

Read More

Rudina Hajdari është rikthyer në palestër. Ka qenë vetë Hajdari ajo e cila në llogarinë e saj në “instagram”, ka publikuar një video nga palestra ku shihet teksa po ushtrohet. Epo siç dihet botërisht, palestra përveçse të ndihmon me mbajtjen e trupit në formë të ndihmon dhe në marrjen e energjive të reja, energji të cilat me këtë vorbullë politike e cila po ndodh në vendin tonë janë mëse të nevojshme.

Read More

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila njëkohësisht mban edhe detyrën e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka folur gjatë edicionit të lajmeve në Tv Klan në lidhje me vendimin e qeverisë për të anuluar hyrjen në fuqi të fashës 800 kilovat. Ajo u pyet nëse vendimi është i përhershëm apo i përkohshëm. Balluku theksoi se vendimi për fashën është marrë me kohë të kufizuar, pra sipas saj, për t’u rishikuar në çdo moment që do të jetë nevojshme. Pyetje: Ky vendim është i përhershëm apo është i përkohshëm? Belinda Balluku: Të falenderoj për pyetjen sepse ka një konfuzion sa i përket kësaj pyetjeje.…

Read More