Author: tirana

Fabrizo Corona, i cili u akuzua për historinë tashmë të famshme të 2.6 milionë eurove cash të gjetura në vitin 2016 në tavanin e shtëpisë së një miku, është shpallur i pafajshëm. Ish-fotografi u akuzua për mospagimin e taksave për shumën e parave të gjetura, por fitoi pafajësinë. Avokati i tij, AvIvano Chiesa, kishte depozituar te gjyqtari Andrea Ghinetti një sërë dokumentesh për të demonstruar se paratë e gjetura kishin kohë që ndodheshin aty, me qëllim për nxjerrë nga borxhi tatimor “Athenan”, kompaninë e tij.

Read More

Përmes një vendimi të mosaçëm qeveria përcakton se sa do të rriten pagat në administratën vendore nga muaji Tetor e në vijim, në kuadër të rritjes së çmimeve në vend. Konkretisht, sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, në bashkitë me deri në 20 000 banorë, kur, për mungesë kapacitetesh, ka punonjës që nuk kanë arsimin e lartë dhe punojnë në pozicione të nivelit ekzekutiv të shërbimit civil, kurifi maksimal pagave të tyre shkon në 41.700 lekë në muaj, me një rrije që llogaritet në 2700 lekë bruto. Ndërkohë pagat e pagave bazë të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka dënuar firmosjen e aktit për aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës nga Rusia. Në një postimi në Twitter, kreu i shtetit e cilëson një shkelje të përsëritur ndaj integritetit territorial të Ukrainës. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve ndërkombëtare, sipas tij, është një lajm i keq për paqen dhe rendin botëror. “Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror.”

Read More

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga mënyra sesi banda e Esmin Ferhatit (Eskos) kontrollonte trafikun e lëndëve narkotike në një pjesë të Athinës, më konkretisht pranë Universitetit Politkenik “Zografou” ku edhe kishin bazën e tyre. Bisedat midis anëtarëve të bandës realizoheshin në rrjetet sociale dhe në telefon pa u shqetësuar aspak për gjuhën jo vështirë të transkriptueshme që përdornin kur i referosheshin lëndëve narkotike. Në shumicën e tyre, që ka në dispozicion policia, flasin dy anëtarë të dorës së dytë të bandës, të cilët shpesh përdornin emra të koduar. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin A.S. dhe për 21-vjeçarin B.B.,…

Read More

Në sallën operative Tepelenë, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, një shtetas qarkullonte me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi i shtetasit R. H., 17 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit automatik që ai mbante me vete. Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me tre bashkëmoshatarë, është larguar, ka marrë një armë zjarri dhe më pas është rikthyer në vendin e konfliktit. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve…

Read More

Një mjek i ushtrisë amerikane, me gradën major, dhe bashkëshortja, janë paditur për spiunazh në favor të Rusisë. Jamie Lee Henry, një mjek transgjinor, dhe Anna Gabrielian, akuzohen se po planifikonin të ndanin informacione konfidenciale rreth pacientëve të tyre në një spital ushtarak. Çifti raportohet se ia ka rrëfyer planin një agjenti të infiltruar të FBI-së se këtë po e bënin pasi ishin të shtyrë nga atdhetarizmi për Rusinë. Prokurorët thanë se ata donin të ndihmonin qeverinë ruse “që të merrte informacione rreth gjendjes shëndetësore të personave që kishin lidhje me qeverinë dhe ushtrinë amerikane”. Majori Henry, 39 vjeç, kishte…

Read More

Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 670 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 48 qytetarë, në këto bashki: 15 në Tiranë, 6 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, nga 3 qytetarë në Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Mat, nga 1 qytetarë në Shkodër, Dibër, Lushnje, Mallakastër, Delvinë, Sarandë, Poliçan. Janë 506 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke…

Read More

Besian Xhixha, i arrestuar që në qershor të 2021, si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia në Durrës, njeriu i cili konsiderohet gjithashtu si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Nuredin Dumani, këmbëngul që SPAK t’i japë statusin e të penduarit, pasi pretendon se do të rrëfejë krime të tmerrshme të cilat i penduari i drejtësisë i fsheh. Në një nga seancat e fundit të zhvilluara në gjykatën e Posaçme Kundër korrupsionit e Krimit të Organizuar, për ecurinë e hetimeve për të dyshuarit e operacionit “Plumbi i Artë”. Xhixha e ka ripërsëritur kërkesën për…

Read More

Qeveria ka vendosur të rrisë në tetor pagat për punonjësit e policisë, gardianët, gardës, zjarrfikësit dhe administratës në teatro e institucionet e kulturës. Po ashtu, me vendim, përfitues do të jenë edhe punonjësit e bashkive dhe disa ministreve në vend. Rritja është e specifikuar 7 dhe 15 për qind sipas parimit, përfiton shtesë më të ulët ai që paguhet më shumë dhe shtesë më të lartë ata që kanë rroga të ulëta. Vendimi i radhës pasohet nga ai i muajit të kaluar, për rishikimin e pagës minimale dhe atë të mjekëve e mësuesve. Në raportin e fundit të INSTAT, paga…

Read More

Një 42-vjeçare me origjinë shqiptare është futur në një shkollë në Volvo të Greqisë këtë të premte duke kërcënuar nxënësit dhe mësuesit e saj me një thikë. Në gjendje të rënduar psikologjike, gruaja bërtiste me zë të lartë: “Do t’ju rrah”. Stafi i shkollës ka njoftuar menjëherë policinë, të cilët bënë të mundur arrestimin e saj. Mësohet se shqiptarja është e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve. Pas arrestimit, ajo u dërgua në spitalin psikiatrik.

Read More

Policia spanjolle ka arrestuar ditën e sotme 8 shqiptarë pasi janë kapur duke kultivuar kanabis në një plantacion masiv në Maestrazgo, me gjithsej 10,000 bimë të vendosura në pika të ndryshme. Nga ana tjetër, në Beceite, u gjetën edhe 1500 bimë të tjera. Gjithashtu u sekuestrua një armë Të arrestuarit janë të gjithë burra të kombësisë shqiptare nga 30 deri në 50 vjeç, pa precedentë penalë, të cilët jetonin në të njëjtat plantacione në kushte shumë të mjerueshme, siç konfirmohet nga La COMARCA. Ata nuk flasin spanjisht dhe vetëm shoqërohen me njëri-tjetrin. 7 u arrestuan në Castellote dhe 1 në…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në vijim të takimeve që po zhvillon nē Shkup, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Në fjalën e tij Balla theksoi se Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) si dhe të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë. “E njohëm kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut me faktin se Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të…

Read More