Me 41 vota nga 80 të pranishëm në sallë deputetët malazezë nuk pranuan kërkesën e presidentit Gjukanovic për shkurtimin e mandatit të kuvendit. Në një seance që zgjati vetëm disa minuta në prani të presidentit u dëshmua krijimi i shumicës së re parlamentare malazeze e cila ka propozuar si kryeministër Milorad Lekic. Vete Gjukanoviç nuk mori pjesë në dy seanca të Komisionit legjislativ ku ai dërgoi me shkrim argumentet se nuk ishin plotësuar kushtet për t’ia besuar mandatin për përbërjen e qeverisë liderit të Demosit, Miodrag Lekiq. Shpërndarja e kuvendit për presidentin malazez ishte në interesin më të mirë të të…
Author: tirana
Vladimir Putin ka mbajtur fjalimin e tij në ceremoninë e nënshkrimit për të shënuar aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës. Putin është shprehur se njerëzit e katër rajoneve të Ukrainës që ai po planifikon të aneksojë kanë marrë vendimin e tyre. “Rezultatet dihen, dihen mirë. Njerëzit bënë zgjedhjen e tyre, të vetmen zgjedhje” , është shprehur Putin. Referendumet u dënuan si të paligjshme nga Perëndimi dhe ekspertët ligjorë. “Jam i sigurt se Asambleja Federale do të mbështesë katër rajonet e reja të Rusisë, katër subjekte të reja të Federatës Ruse… sepse ky është vullneti i miliona njerëzve,” thotë Putini nën…
Kërkesa e Viktor Ymerit, i akuzuar për vrasje, për të dalë nga 41 biss, u shqyrtua sot në Gjykatën e Posaçme. “Nuk e kuptoj arsyen përse SPAK më ka futur në 41 biss dhe përse trajtohem ndryshe nga të tjerët”, është shprehur Ymeri. Gjatë seancës me dyer të mbyllura ai është shprehur: “kam tërë jetën burgjeve dhe më duket sikur nuk kam qenë ndonjëherë i lirë. Ato pak muaj qe më nxorën jashtë burgut, më bënë shumë keq se m’u vërsul i gjithë shteti mbi shpinë derisa më gjetën një pretekst për të më futur prapë në burg. Më mirë…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është shprehur kundër aneksimit të katër rajoneve ukrainase në Rusi. Nëpërmjet një postimi në Twitter ministrja tha se Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe se Tirana zyrtare nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara. Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar. Vladimir Putin shpalli pak me parë zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës në një ceremoni…
Në ndryshim nga moti i nxehtë i muajve të verës që të detyron të zgjedhësh veshje të holla, rënia e temperaturave krijon kushtet e duhura për eksperimentime më stilistike. Le të marrim për shembull palltot që mund të ndryshojnë paraqitjen, qoftë edhe më të thjeshtë, në pak sekonda. Palltot, xhaketat biker lëkure dhe xhaketat e thurura plotësojnë listën e opsioneve të përjetshme që nuk mungojnë kurrë në asnjë koleksion. Palltot ngjyrë kafe dëshmuan sërish se mund të kombinohen me gjithçka dhe xhaketat në një linjë të gjerë konfirmuan rikthimin e stilit preppy. Ndërsa xhaketat e lëkurës oversize dhe xhibokset xhins…
Bitcoin është kriptomonedha më e njohur në botë, por një studim i ri sugjeron se ndikimi i tij mjedisor nënvlerësohet. Në një studim të ri, akademikët në SHBA kanë paraqitur dëmtimet klimatike të lidhura me energjinë nga aktiviteti njerëzor në pesë vitet e fundit, duke përfshirë prodhimin e Bitcoin. Prodhimi i Bitcoin përdor më shumë energji në vit se gjithë Austria dhe është më e kushtueshme për mjedisin se nxjerrja e metaleve të çmuara si ari dhe bakri. Në vend që të konsiderohet si ‘ari dixhital’, Bitcoin duhet të krahasohet me produkte me energji intensive si mishi i viçit, gazi…
Vladimir Putin ka shpallur zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës në një ceremoni në Moskë. “Njerëzit kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe kjo është zgjedhja përfundimtare”, Aneksimi i provincave lindore dhe jugore nga Rusia vjen pas asaj që Ukraina dhe vendet perëndimore thanë se ishin vota të rreme të organizuara me armë në zonat e pushtuara nga Rusia në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia. Territori që kontrollon Rusia arrin në më shumë se 90,000 km katrorë, ose rreth 15% e sipërfaqes totale të Ukrainës – e barabartë me madhësinë e Hungarisë ose Portugalisë. Në shkurt, Putin njohu pavarësinë e…
Djali i Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës, Joeli feston sot ditëlindjen. Joeli mbush 9 vjeç dhe aktori i humorit ka ndarë disa fotografi të tij, krahas së cilës ka shkruar fjalët më të ëmbla. Aktori i humorit gjithashtu nxjerr në pah një detaj në fytyrën e të birit, një nishan në formë zemre. “Mu deshën 9 Vite të shoh që ky Kingu përveç dashurisë që rrezaton ka dhe një shenjë afër mëndjes që është një . Jetë të gjatë dhe me shëndet gëzimi ynë i parë. Joel 9.”, ka shkruar Ermali.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka denoncuar nënkryetarin e Bundestagut, Wolfgang Kubicki (FDP) dhe ka bërë kallëzim penal ndaj tij për fyerje dhe shpifje. Padia e Erdoganit, vjen pasi Kubicki e etiketoi kreun e shtetit turk, si “miu i kanalizimeve”. Kubicki e ka akuzuar Erdoganin edhe për çështjen e refugjatëve, duke thënë se po e përdor për të ushtruar presion politik mbi Evropën.
Shumë shpejt, në zonën e Burgajetit në Mat do të rindërtohen Sarajet e Mbretit Ahmet Zogu. Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj deklaron se ka biseduar me Princin Leka II mbi rindërtimin e këtyre Sarajeve në Burgajet që do të sjellë nxitje të turizmit. “Me Princin Leka II, diskutuam mbi rindërtimin e Sarajeve në Burgajet. Rindërtimi i Sarajeve në vendlindjen e Mbretit të parë shqiptar Ahmet Zogu, përveç një detyrim moral për ne është edhe një ndërmarrje që i shërben nxitjes së turizmit dhe promovimit të turizmit në Mat”, shkruan kryebashkiaku Malaj. Në kodrat e Burgajetit ku dikur ngriheshin madhështore…
Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Hagës për amandamentimin e aktakuzës së konfirmuar ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Prokuroria Speciale ka kërkuar që nga aktakuza të hiqen pretendimet për krime në qytetin e Ferizajt. “Prokuroria Speciale kërkon leje për të ndryshuar aktakuzën e Konfirmuar, që të hiqen pretendimet për krime të kryera kundër të paktën një viktime ndërmjet rreth [Redaktuar] 1999 në një shtëpi ose rreth Ferizajt. Prokuroria Speciale e Hagës shpjegon se ka vendosur të mos mbështet në provat e [Redaktuar] dhe se konsideron se ka tani nuk…
Një sherr me pasoja është regjistruar këtë të premte në Kavajë. Dy persona janë plagosur me thikë dhe me sende të forta nga një 17-vjeçar. Mësohet se F.S, 17-vjeç pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta 16-vjeçarin M.SH, dhe ka goditur me mjet prerës shtetasin T.V, 25-vjeç. Dy të lënduarit ndodhen tashmë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin F.S, dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të konfliktit.