Author: tirana

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka denoncuar sot një tjetër pallat në Tiranë në kuadër të nismës për goditjen e ndërtimeve pa leje, ku sipas tij në këtë pallat janë ndërtuar 4 kate pa leje. Bëhet fjalë për një ndërtim në rrugën “Myslim Shyri”, me një sipërfaqe prej 2700 m2. “Jo vetëm që ka kate pa leje, por ka ndryshim skandaloz të projektit, nga ai i miratuar më parë. Nga sot, pasi të bëhen verifikimet e plota për të gjithë sipërfaqen dhe shtesat pa leje do t’i nënshtrohen ligjit. Çdo metër katror që është bërë pa leje do t’i kthehet…

Read More

Dy artistë të njohur dhe shumë të dashur nga publiku, janë bërë bashkë për një bashkëpunim muzikor. Bëhet fjalë për këngëtaren, Era Istrefi dhe reperin Don Xhoni, të cilët kanë publikuar këngën me titullin “Hala”. Në klip të dy u paraqiten të veshur me shumë stil, Era mori vëmendje me dukjen tejet atraktive ndërsa nuk munguan as skenat ku shihen të afërt me njëri-tjetrin.

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajti dorëzim të kryeministrit Edi Rama vendimin për mosaplikimit të rritjes së çmimit të energjisë për konsumatorët që kalojnë fashën e 800 kilovatorëve të shpenzuara në muaj. “Rama u dorëzua. Para jush, i kam dhënë një ultimatum në mënyrë të përsëritur. Po rrite çmimin e energjisë, do presësh atë që meriton. Por, sidoqoftë vendimi i tij për t’u tërhequr, nën presion, çka do të thotë, që vetëm presioni funksionon me këtë njeri. Unë u tregoj disa mesazhe të qytetarëve, që më deklarojnë se po rriti çmimet, tani më lind e drejta t’u them…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje para mediave nga selia blu, është pyetur lidhur me deklaratat e ambasadores amerikane së Tiranë, Yuri Kim ndaj tij. Berisha i ka cilësuar deklaratat e ambasadores Kim, të njëjta me ato të kryeministrit Edi Rama. “Ambasadorja që flet si guvernatore, siç e keni parë, shkon në një super-harmoni me elementë të diskredituar kombëtarisht dhe botërisht si Edi Rama, Taulant Bala, etj. Po marr vetëm një shembull. Këtu erdhi në një udhëtim sekretari Mike Pompeo. Ishte lënduese për reputacionin e miqësisë mes dy vendeve, kur atë e pritën dy mafiozë të damkosur.…

Read More

Janë pezulluar për 30 ditë, 4 zyrtarë të policisë Shefi i Komisariatit nr 1, Bujar Mehmeti, Flamur Sula shef i postës policore në Farkë, inspektori i krimeve, Alban Rama si dhe Nazmi Kareci me detyrë specialist. Vendimi ka ardhur një ditë pasi, Agjencia e Mbikqyrjes së Policisë ka nisur një hetim për shkelje të rëndë, duke vënë në shënjestër 4 punonjës të policisë, pasi dyshohet se në mënyrë të qëllimshme nuk kanë marrë masa për parandalimin e paligjshmërisë. Bëhet fjalë për pallatet dhe katet që janë identifikuar pa leje, objekte që në fakt duhet të ishin raportuar dhe të bllokoheshin.…

Read More

Pas 5 shtyrjeve, këtë të premte ka përfunduar seanca gjyqësore në ngarkim të Arbër Paplekajt, të akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, në prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Prokuroria kërkon kohë për të shqyrtuar kërkesat e avokatëve. Paplekaj ka kërkuar rihetim të dosjes dhe rishqyrtim të disa akteve të ekspertizës. Të hënën në orën 12:45 pritet të jepet vendimi i Gjykatës.

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar kryeministrin Edi Rama teksa u ndal te deklaratat e këtij të fundit për ndërtimet pa leje. Berisha në një konferencë sot për mediat tha se do vjedhë 6 milionë dollarë për satelitët, që të zbulojë ndërtimet pa leje, meqë ‘e pengojnë hallat, tezet e kushërinjtë për të parë ndërtimet pa leje’. “Gjëra të marra sëbashku, nuk bëjnë ilegalitet sa njëra kullë që ka 14 kate ilegale. Ai është kokë e xhep i kapur dhe se i ka investimet e veta. Vetëm një kryeministër i kapur, investitor në këto ndërtime pa leje, i…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin A. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Dhuna në familje”.

Read More

Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nëse në takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim në vendin tonë, u kërkua një distancim nga Sali Berisha për shkak të shpalljes “non-grata”, tha se me Yuri Kim nuk ndan të njëjtat qëndrime për shkak edhe të pozicioneve të tyre, por theksoi se Amerika e ka treguar që respekton vullnetin e popullit. “Kemi pasur një bisedë shumë të hapur dhe bashkëpunuese dhe vetë sa është shprehur ambasadorja, nuk ndajmë të njëjtët vlerësime për çdo gjë dhe kjo është normale, duke pasur parasysh pozicionet e ndryshme. Dhe ajo…

Read More

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet prostitucioni, me organizatore një shtetase kolumbiane. Ndërkohë, janë arrestuar edhe 6 shtetase të tjera të huaja, që kishin ardhur në Shqipëri për të ushtruar prostitucion. Procedohen penalisht 4 shtetas që i kishin dhënë me qira banesat e tyre shtetaseve të huaja. U arrestuan shtetaset Lismar Maryelis John Perez, Leidi Yaritza Anillo Bolano, Yuri Lorena Vargas Sanchez, Beisi Yusmar Rojas Ruiz, Daniela Carolina Mendoza Barboza, Margarita Grushevskaia dhe Laura Vanesa Mercado Baselga.

Read More

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, rikthehet të kritikojë ish-klubin e tij në lidhje me transferimet e kryera në merkaton e kaluar. Ish-mesfushori ka kritikuar transferimet e Jadon Sancho, Varane si dhe ka dyshime për formën e Casemiros. “Manchester United shpenzoi një shumë të madhe parash tek Jadon Sancho në merkaton e kaluar, ai nuk e kishte provuar ende veten në një ligë kryesore. Pastaj në lidhje me Varane, pse një klub i madh si Real Madrid duhej ta linte të largohej? Dhe, në fakt sezonin e kaluar, Varane nuk ishte në gjendjen e duhur, United nuk bëri mirë në…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bën thirrje qeverisë që të heqë dorë nga amnistia fiskale dhe të zbatojë rekomandimet e FMN-së. Në një konferencë për mediat, Meta e argumentoi qëndrimin e tij me arsyetimin se kjo nismë do të falimentonte biznesin dhe do të nxiste krimin në vend. Për të kjo do të dëmtonte edhe procesin e nisjes së negociatave të integrimit. “Do të dëmtohej në mënyrë fatale biznesi i ndershëm që do falimentonte dhe iniciativa e lirë vendase, do largoheshin edhe ata pak investitorë që kanë mbetur. Do të inkriminohej e gjithë shoqëria, do të minohej…

Read More