Author: tirana

Forumi i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese, po mbahet këtë të premte. I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf tha se legjislacioni nuk është në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian. “Shqipëria e ka vendosur veten në objektivat afatgjatë për të arritur në këtë sistemin modern në sistemin e mbetjeve, legjislacioni prezent aktual nuk është në përputhje tërësisht me direktivat e BE-së në sektorin përkatës. Këto janë modifikuar që në 2018, por ju e bëni për Shqipërinë këtë dhe jo për ndjekur rregulla të Brukselit. Mbetjet janë të kushtetueshme, nëse i reduktoni…

Read More

Ditën e enjte pas takimi me kryeministrin Edi Rama, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, tha se BE ka shqetësime serioze rreth draftit aktual të ligjit të amnistisë fiskale. Por zv/ministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia, thotë se amnistia fiskale është instrument “që përdoret nga administrata tatimore ose nga një shtet për të adresuar disa problematika të vetat” dhe shtoi se qeveria nuk është në “përplasje” me Bashkimin Europian për këtë projektligj. “Të mos harrojmë që amnistia fiskale është një praktikë që nuk është shpikur në Shqipëri dhe nuk është hera e parë që diskutohet për të në vendin…

Read More

Këtë të premte do të mbahet sërish seanca për Arbër Paplejkajn, pas shtyrjes për 5 herë radhazi. Seanca është parashikuar që të mbahet në orën 09:45. Avokatët kanë kërkuar të njihen me dosjen hetimore të anëtarit të grupit të armatosur të PD për mbrojtjen e votës, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Nën hetim për këtë ngjarje kanë qenë edhe dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Pallën, Albert Nushin dhe 6 policët e forcave “Shqiponja” për shpërdorim detyre. Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë…

Read More

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona, të cilit ishin shpallur në kërkim. “Blutë” bëjnë me dije se në pranga kanë rënë A. S., 30 vjeç, banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” si dhe M. A., 36 vjeç, banues në Elbasan, i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Read More

Jo për bandat, por për shtetin ligjor në vend, është artikulli që një nga gazetat më të mëdha në Gjermani, “Die Welt”, ia ka dedikuar Shqipërisë. Aty theksohet se vendi ka probleme të thella me korrupsionin, drejtësinë dhe lirinë e shtypit. Shkrimi hapet me një pyetje, se me gjithë këto probleme, a është gati Shqipëria për në BE. Për negociatat thuhet se u hapën më shumë për shkak të situatës gjeostrategjike të krijuar nga lufta në Ukrainë. Pjesë nga shkrimi korrupsioni është një plagë në Shqipëri, e cila është shumë e vështirë për t’u shëruar. Vendi renditet i 110-ti nga…

Read More

Të gjithë duan ta nisin ditën me një gotë me lëng frutash, por nutricionistja Diola Dosti thotë se fëmijëve nuk duhet t’u jepet pa konsumuar më parë diçka, sepse rrezikojnë që në të ardhmen të bëhen me diabet. Në momentin kur konsumohet lëngu i frutave, që nuk e ka prezencën e fibrave brenda, automatikisht mund të ndikojë në rritjen e nivelit të glukozës ose sheqerit në gjak. “Shoh shumë shpesh nëna të reja që janë të fiksuara pas lëngjeve të frutave dhe në përditshmërinë e regjimit ushqimor të fëmijës së tyre; mund t’ju japin edhe lëngje që në mëngjes, sepse…

Read More

SHBA-të nuk do ta njohin kurrë përpjekjen e Rusisë për të aneksuar territorin ukrainas. Presidenti rus Vladimir Putin do të deklarojë se katër rajone ukrainase janë pjesë e Rusisë, pas referendumeve të fundit në Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson, në të cilat sipas Kremlinit votuesit kishin zgjedhur aneksimin. “Shtetet e Bashkuara, dua të jem shumë i qartë për këtë, kurrë, kurrë, kurrë nuk do t’i njohin pretendimet e Rusisë mbi territorin sovran të Ukrainës”, tha presindeti Joe Biden. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë sot (e premte) një rezolutë që dënon “referendumin” e aneksimit të disa rajoneve të…

Read More

Me ndarjen nga jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, janë zbuluar monedhat e reja me portretin e mbretit Charles III, me një 50p që mban imazhin e tij që hyn në qarkullimin e përgjithshëm brenda disa javësh. Monedhat ndjekin traditën shekullore me monarkun tani përballë majtas në mënyrë të kundërt me paraardhësin e tij. Ashtu si me mbretërit e mëparshëm britanikë, dhe ndryshe nga Mbretëresha, ai nuk mban kurorë. Mbreti Charles e miratoi personalisht figurën dhe u kuptua se ishte i kënaqur me ngjashmërinë.

Read More

Esmin Ferhati i njohur ndryshe si “Esko”, udhëtonte gjithmonë me eskorta. Për mafiozin shqiptar 30-vjeçar, gazeta greke “Protothema”, shkruan se sa herë që përballej me policinë, ai mbante gishtin në pistoletë. Në tre dosjet e çështjeve të formuara nga oficerët me përvojë të Nëndrejtorit të Sigurimit të Athinës që arritën të çmontonin grupet kriminale “Esko” që funksionon si kontejnerët e komunikimit, përshkruhen dhe identifikohen materialet video dhe fotografitë e një nga një. Karakteristika është se ata nuk kanë ngurruar të dhunojnë dhe kërcënojnë me armët e punëtorëve në supermarkete, komodina dhe kioska për t’u zhvatur disa qindra euro, ndërsa “Esko”…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, një pemë e vjetër ka rënë mbi një makinë në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime të mëdha. Me sa duket nga lagështia për shkak të reshjeve, pema është thyer dhe ka rënë mbi një makinë “Renault”. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Read More

Ylli i pop-it, Dua Lipa ka shpesh herë romanca, por kësaj here duket se një ndër këngëtarët më të njohura të muzikës moderne, ka rënë sërish në dashuri. Duke shkëmbyer puthje dhe përqafime në një mbrëmje në New York, Dua ka rrëmbyer jo vetëm vëmendjen e personit në krah, i cili është një komedian mjaft i njohur amerikan Travor Noah, por të të gjithë fansave. Dua është e njohur për veshjet e saj zbuluese dhe shumëngjyrëshe kur është në skenë, por ajo u shfaq casual-chic ndërsa ishte jashtë me komedianin amerikan.

Read More

Disa e quajnë si “udhërrëfyesi shpirtëror i Putinit”, por disa thonë se Aleksandër Duginin si person që qëndron pranë Kremlinit për përfitime personale. Ndikimi i tij në elitat qeverisëse ruse konsiderohet i madh, si një nga ideologët nacionalistë më të njohur të Rusisë. Intelektuali, babai ideologjik i “Rusisë së Madhe” dhe Euroazianizmit, i cili do Moskën si qendër të një perandorie rivale të Perëndimit, Dugin u bë i famshëm në vitin 1996 me librin e tij “Themelet e gjeopolitikës: e ardhmja gjeopolitike e Rusisë”. Me retorikë të qartë antiperëndimore, Dugin i bëri thirrje Rusisë që të riformësojë ndikimin e saj…

Read More