Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme kryebashkiakët në një takim ku fokusi kryesor do të jetë menaxhimi i integruar i mbetjeve, edhe pse pritet që ata që rikonfirmohen ose jo si kandidatë për zgjedhjet lokale të 2023. Nga Rama deri më tani 3 emra janë të sigurtë, Erion Veliaj do të garojë për Tiranë, Andis Salla për Cërrikun, ndërsa Dritan Leli nuk do ta ketë një shans të tretë për të drejtuar Vlorën. Në takim do të jetë e pranishme edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, si edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.…
Author: tirana
Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama ka promovuar transformimin sipas tij epokal të Arkivës Qendrore të DPSHTRR. Teksa iu uron ndjekësve një ditë të mbarë, Rama shkruan në një postim në facebook, edhe se “nga një lemeri antishtet në një institucion që ruan në kushte dinjitoze kujtesën e shkruar të 13 drejtorive rajonale në rang vendi”. Postimi i plotë “MIRËMËNGJES dhe me transformimin epokal të Arkivës Qendrore të DPSHTRR, nga një lemeri antishtet në një institucion që ruan në kushte dinjitoze kujtesën e shkruar të 13 drejtorive rajonale në rang vendi, duke i skanuar dhe digjitalizuar regjistrat, ju…
Dashi Përpiquni të qëndroni të qetë, sepse jo gjithçka shkon sipas planit. Në të kaluarën e afërt, në fakt, ka pasur disa diskutime dhe zënka, por tani ato kanë rifilluar në masë të madhe. Demi Ju vini nga ditë absolutisht të rënda dhe stresuese. Mundohuni të rikuperoni dhe të ecni përpara, pa polemika. Lajme të mëdha po vijnë, veçanërisht në punë. Qielli në fakt do të marrë një kthesë të këndshme dhe do të kthehet për t’ju buzëqeshur. Binjakët Të dashur Binjakë, me këtë Hënë në opozitë, gjërat nuk po shkojnë mirë. Në dashuri duhet të përpiqeni të qëndroni të…
Këtë të premte, moti do të jetë me reshje shiu. stuhi në zonën e Shkodrës në orët e para të ditës, pasdite do të kemi më tepër vranësira dhe kthjellime. Temperaturat minimale do të jenë të larta në mëngjes 13-20 gradë në veri, deri në 26-28°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Për cili nga tre liderët politikë kanë opinion pozitiv shqiptarët sot? Sondazhi i Eduard Zaloshnjes tregon se Edi Rama kryeson me 37% të votave. Ai pasohet nga lideri de facto i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili simpatizohet nga 21 përqind. Sipas të anketuarve, vetëm 4 përqind mendojnë pozitivisht për Ilir Metëm. Ndërkohë 38% nuk preferojnë asnjë nga tre emrat. Gjetjet e sondazhit u publikuan këtë të enjte në emisionin Top Story nga gazetari Sokol Balla.
Ditën e sotme është mbajtur një ceremoni përkujtimore për ditën e lindjes së ish-presidentit Bujar Nishani. Të pranishëm në ceremoni ishin familjarë, miq e bashkëpunëtorë të Nishanit të cilët kanë përkujtuan ish-presidentin i cili u nda nga jeta disa muaj më parë. Djali i ish-presidentit, Ersi Nishani ka emocionuar të pranishmit me fjalimin e tij prekës. Ersi u shpreh se katër muajt e fundit, para ndarjes nga jeta të Nishanit, kanë qenë momentet më të vështira që ka kaluar. Ai u shpreh se babai deri në minutat e fundit të jetës u ka mësuar shumë virtyte, ndërsa sot i mungon…
Mësuesja Teuta Lagja në Oblikë të Shkodrës nuk e ka fshehur trishtimin për pakësimin e numrit të nxënësve në shkollë. Në emisionin “Jeto me Orën” ajo shpreh se dikur oborri i shkollës gumëzhinte ndërsa tani janë pak nxënës për shkak të largimit të familjeve jashtë vendi. Teuta Lagja: Dikur oborri i shkollës gumëzhinte, tani janë pak, çdo ditë presim të na ikin. Cdo ditë presim të na largohen fëmijë të tjerë me gjithë familjet e tyre. Nga momenti në moment presim një lajmërim që vjen një fëmijë e thotë ‘U largova për Francë. U largova për Gjermani.’ Është e tmerrshme.…
Dasma e vajzës së saj Armina me Shkëlzen Berishën ka qenë në qendër të mediave shqiptare ditët e fundit. Për këtë ngjarje të rëndësishme, Moza Mevlani ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Që në hyrje të emisionit ajo tha se ishte shumë e lumtur për këtë ngjarje e se për të, ky ishte një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Në dasmën e së bijës ajo ka bërë edhe një suprizë të guximshme. Duke bërë vetëm dy herë prova, ajo dhuroi spektakël për të ftuarit duke kënduar dhe kërcyer. Moza Mevlani ka treguar disa nga momentet më…
Për analistin Besnik Mustafaj, dalja në zgjedhjet lokale me një kandidat të vetëm është jetike për opozitën. Duke folur në ABC, Mustafaj theksoi se nëse kjo nuk ndodh, atëherë dëmton opozitën në zgjedhje. “Dalja me kandidatë të etëm është jetike. Nuk mund të dalin shumë kandidatë sepse copëzojnë. Duhet të dalin doemos me kandidat të përbashkët”, theksoi ai. Duke komentuar bashkëpunimin në opozitë, Mustafaj tha se Ilir Meta që ka marrë drejtimin e PL-së po priret drejt së djathtës konservatore. “Ilir Meta po priret drejt së djathtës konservatore. Ndërrimi i emri në Partia e Lirisë ia heq ideologjinë e majtë…
Zona e ish-Kinostudios do t’i nënshtrohet një transformimi urban. Projekti parashikon rehabilitimin e qendrës së zonës përgjatë te gjithë gjatësisë se rrugës “Aleksandër Moisiu” duke përfshirë lidhjen e kësaj rruge me rrugën “Xhanfize Keko”. Sipërfaqja e përgjithshme e ndërhyrjes rehabilituese është 21 mijë e 933 metra katrorë. Projekti i tenderuar i sheshit parashikon krijimin e njjë xhepi urban, me një brez të dendur pemësh dhe 4 ishuj me forma të çrregullta, të shtruara me beton me ngjyra të ndryshme me forma rrethore. Sheshi që aktualisht përdoret si parking për automjetet nga banorët do të kthehet në kënd lojërash dhe në…
Dy persona kanë shpëtuar mrekullisht teksa udhëtonin këtë pasditen e kësaj te enjte në aksin Rrëshen-Bukmirë. Drejtuesi i mjetit gjatë udhëtimit ka ndeshur në pengesa dhe teksa është ulur për t’i pastruar, një masiv inertesh ka rrëshqitur duke rrezikuar të zërë poshtë atë së bashku me pasagjerin i cili ka dalë menjëherë nga makina duke shpëtuar pa përfunduar në humnerë. Paraditen e kësaj të enjteje banorët protestuan para Bashkisë Mirditë duke kërkuar rehabilitimin e rrugës pasi kalimi në këtë aks është bërë shumë i rrezikshëm.
Provo teknikën e frymëmarrjes Gjëja e parë që ndodh tek një person që përfshihet nga ankthi, ndodh një rritje e aktivitetit të amigdalës që luan një rol kyç në përpunimin e emocioneve tona dhe ndodhet në sistemin limbik të trurit. Frymëmarrja është më sipërfaqësore dhe më e thjeshtë, zemra rreh më shpejt dhe kjo gjë ndikon edhe tek mendimet mendimet, duke i bërë më stresuese e shqetësuese. Mënyra më e mirë për të ndërprerë këtë cikël është të ndryshosh atë që trupit po i ndodh fizikisht. Filloni nga frymëmarrja. Ndaloni dhe merrni frymë katër herë, bëni një pushim dhe nxirrni…