Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, teksa në rrjetet sociale ka publikuar edhe foto. Në takim ishte dhe legjenda e skuadrës së Interit Youri Djorkaeff “Me Presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, një mik i mirë që na nderon sot me vizitën e skuadrës së tij, ku shkëlqen prania e legjendës së Interit, Youri Djorkaeff”, shkruan Rama.

Read More

Tre ditë pas dasmës me Shkëlzen Berishën, blogerja Armina Mevlani ka folur rreth ceremonisë martesore. E pyetur nga gazetaret në emisionin “Goca dhe Gra” se sa para ka mbledhur, Armina tha se nuk i ka hapur ende zarfet. “Kanë kaluar vetëm tri ditë dhe unë s’ka arritur akoma…Mirë që duhen hapur avash-avash edhe dhuratat, por nuk më latë kohë. Dasma të dielën, të hënën mora veten. Sot e mërkurë në emision, kur do t’i kisha hapur? Zarfet i kishim rregulluar të ishin në një kuti në hyrje. Ka pasur shumë forma bashkëpunimi”, u shpreh blogerja.

Read More

Shoferi i një autobusi në Tiranë ka përplasur një 39-vjeçar këtë të enjte në Rrugën e Dibrës, duke e lënë të plagosur. Bëhet fjalë për I. M., i cili duke drejtuar mjetin tip autobus, ka aksidentuar E. C.. Ky i fundit është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Një makinë luksoze tip “Chevrolet” me tre shtetas të huaj mbërrin në fshatin Çekin të Gramshit. Banorët habiten nga prania e këtij mjeti luksoz në fshatin e tyre dhe nga kurioziteti nisin ta fotografojnë dhe të sillen në mënyrë miqësore me tre të huajt që dukeshin si vizitorë. Deri këtu, duket një fabul e bukur dhe argëtuese për disa turistë që po vizitonin një vend të panjohur për ta, por pasditja e 20 gushtit tregoi se e vërteta rezultoi se ishte krejt ndryshe. Çfarë ndodhi më 20 gusht në fshatin Çekin të Gramshit dhe cila është dinamika e vërtetë e…

Read More

Të udhëheqësh një mënyrë jetese aktive ka përfitime të mëdha fizike dhe mendore, pasi rritja e rrahjeve të zemrës dhe stërvitja e trupit në baza të rregullta mund të zvogëlojë rrezikun e shumë lloj sëmundjesh. Megjithatë, një studim i YouGov 2020 zbuloi se mesatarisht, një e katërta e britanikëve (27 për qind) nuk po menaxhojnë një seancë të vetme ushtrimesh 30-minutëshe në javë. Trajneri personal dhe drejtori i KMAK Fitness, Kunal Makwana, tregon për The Independent se cilat udhëzime mund të ndiqni dhe zbatoni në stërvitjen tuaj për të arritur qëllimet tuaja të fitnesit, duke siguruar një regjim të ekuilibruar, të sigurt dhe argëtues.…

Read More

Pamjet nga një dasmë në Turqi, ku të ftuarit shihen teksa përplasen fizikisht me njëri-tjetrin, kanë bërë xhiron e rrjetit. Incidenti i pazakontë ka ndodhur në ambientet e një restoranti në Stamboll. Çifti sapo ishte futur në valle, kur familjarët e dhëndrit dhe nuses fillojnë të konfrontohen. İstanbul’da istek parça yüzünden tartışan kız tarafı ve erkek tarafı birbirine girdi. Salonda başlayan düğün, karakolda bitti.— Aykırı (@aykiricomtr) September 29, 2022 Mediat turke shkruajnë se tensionet mes familjarëve të çiftit nisën për shkak të mosmarrëveshjes së këngës. Sherri në dasmë u regjistrua nga një i ftuar që ndodhej në dasmë në momentin…

Read More

Disa shtetas malazezë janë arrestuar të enjten në Podgoricë nën dyshimin se punonin për shërbimet inteligjente ruse, njoftojnë disa media malazeze. Sipas informacioneve të tyre , “aksioni është udhëhequr nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB), nën juridiksionin e së cilës është kjo vepër penale, dhe është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit”. Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e mirëpriti veprimin e Prokurorisë Speciale të Shtetit, duke thënë se “bëhet fjalë për një aksion ndërkombëtar”. Abazoviç tha se “ aksioni po realizohet me partnerët e Malit të Zi dhe ka qëllim ruajtjen e interesave kombëtare”.…

Read More

Një ndër fëmijët e politikanëve shqiptarë më të komentuar në median rozë është vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit, Aleksia. Më së shumti ajo u përfol për lidhjen me Romeo Veshajn, teksa është dhe shumë aktive në rrjetet sociale, ku njihet për fotot seksi ku ekspozon format e saj. Aleksia ka postuar së fundmi në rrjetet sociale ku shfaqet në një pishinë në Les Escaldes, Escaldes-Engordany të Andorrës. Aleksia Peleshi shfaqet me një palë bikini të zeza, ku tërheq vëmendje gjoksi i saj seksi. “Nuk i them askujt” shkruan në spanjisht Aleksia krahas fotove.

Read More

Inflacioni arriti në 10% në Gjermani, duke shënuar vlerën më të lartë në 70 vitet e fundit. Shifra të ngjashme u regjistruan vetëm për Gjermaninë Perëndimore, gjatë krizës së naftës të viteve ’70. Sipas Shërbimit Federal të Statistikave, inflacioni në gusht ishte ende në 7.9% dhe vlerësohet të jetë rritur për shkak të skadimit të biletës së vetme për të gjitha SME-të që kushton 9 euro/muaj dhe zbritjes së karburantit.

Read More

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në një qendër tatuazhesh. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve me iniciale A. B., 23 vjeç dhe B.Sh., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi 23-vjeçari administronte një qendër tatuazhesh, në rrugën “Sulejman Delvina”, në të cilën kryente edhe aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim me 33-vjeçarin. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në…

Read More

Ka ndërruar jetë në moshë të re drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi” dhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorina Kuka. Ajo vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk ka arritur dot ta mposhtë duke mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 35-vjeçare. Lajmin për ndarjen nga jeta të saj e ka bërë me dije kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale. “E hidhur ikja nga jeta e koleges sonë të mirë, Dorina Kuka – mësuese, nënë, aktiviste dhe anëtare shembull e Këshillit Bashkiak! Kontributi i saj bujar për punët e mira të…

Read More

Gjermania tha të enjten se do të investojë 200 miliardë euro për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga rritja e kostove të energjisë, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës. “Qeveria gjermane do të bëjë gjithçka që çmimet të bien”, tha kancelari Olaf Scholz. Ai njoftoi se paketa përfshin vendosjen e një çmimi tavan për gazin dhe një plan për të hequr fitimet e papritura të kompanive të energjisë, të cilat janë goditur pak nga rritja e çmimeve të gazit. Fondi prej 200 miliardë eurosh, sipas Scholzit, është krijuar për t’u siguruar që Gjermania mund të përballet me pasojat e…

Read More