Author: tirana

Diletta Leotta një nga gazetaret sportive më të njohura italiane është vendosur në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të një incidenti. Bukuroshja ka qenë e ftuar në emisionin “Scherzi a parte”, ku është rrëzuar në mes të skenës. Gjatë një loje Diletta-s i është hedhur një lëndë ngjitëse, me të cilën teksa mundohej të spërkaste edhe të tjerët ka rrëshkitur me këmbët përpjetë. Kjo video sigurisht nuk ka kaluar pa u bërë virale kudo në rrjetet sociale. lo scherzo rifilato alla divina Diletta Leotta #scherziaparte 😮💗💞😊🤣 pic.twitter.com/lKcgtiyuiT— DeaChannelTV (@dea_channel) September 26, 2022

Read More

Zbardhet shkaku i vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Regjistri Nacional i Skocisë ka publikuar sot certifikatën e vdekjes të Mbretëreshës Elizabeth II. Në certifikatën e saj të vdekjes thuhet se ajo ndërroi jetë në ora 15:10 në kështjellën Balmoral të Skocisë, gjatë 8 shtatorit në moshën 96-vjeç – shkak “pleqëria”. Këtë dokument e ka nënshkruar e bija e saj, Princesha Anne. Në certifikatën e vdekjes figurojnë edhe emrat e prindërve.

Read More

Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani janë dy nga moderatoret që kanë bërë historinë në ekranin shqiptar. Ato kanë vite në skenë dhe emisionet që prezantojnë janë gjithmonë më të suksesshmit. Përmes një postimi në Instastory, Alketa ka treguar se me Arbanën nuk ka miqësi, por e respekton punën e saj, veçanërisht për faktin se është vajzë në një ambient të vështirë si industria e medias. “Miqësi nuk kam, por kam një histori të vjetër kolegesh. Kemi punuar në të njëjtën radio, përfaqësojmë të njëjtën gjeneratë. Edhe në distancë unë respektohem me të gjithë kolegët, sidomos kur janë vajza dhe në…

Read More

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Jeta Dedja, deklaron se produktet “Wudy” që kanë hyrë në Shqipëri janë të sigurta, të certifikuara dhe nuk janë të prekur nga virusi “Listeria”. Një javë pasi AKU njoftoi se kishte marrë informacion nga “Sistemi i Menjëhershëm i Raportimit” i Bashkimit Europian se në disa lote të produktit “Wudy” është raportuar prezenca e ngarkesës virale, drejtoresha e këtij institucioni deklaron se “Lotet që kanë rezultuar problematike, nuk janë lote që kanë hyrë në Shqipëri”. Pak ditë më parë, kompania italiane “Aia”, e cila prodhon ndër të tjera edhe “Wudy”, raportoi në strukturat përkatëse…

Read More

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e SPAK për burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin. Ai rezulton të jetë njeriu që ka informacion për vendin ku është varrosur trupi i Jan Prengës, por ai refuzoi ta tregojë dhe nuk ka shfaqur asnjë pendesë gjatë gjykimit. Bexhdili, ishte kopshtar i resortit Golden në Pjezës Shijak. Për të bashkëpandehurin e tij, Olsi Turja, i akuzuar për “pengim të zbulimit të të vërtetës” u kërkua një dënim me 3 vite burg. Jan Prenga u rrëmbye janarin e 2020. Urdhrin për rrëmbimin sipas SPAK e dha Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi.…

Read More

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për punonjësit e burgut Fier dhe ka caktuar masën detyrim paraqitjeje ndaj zyrtarëve dhe do të hetohen në gjendje të lirë. Referuar dosjes dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe disa shtetas të tjere të dënuar, këta shtetas kanë kryer veprimtari të paligjshme, ndërsa janë konstatuar gjithsej 54 shkelje. Nga hetimet është konstatuar se shkeljet kanë të bëjnë me favorizimet për dhënien e amnistisë, dhënie shtesë e ditëve të punës, vlerësime fiktive për sjellje të mirë etj.

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se projektligji i amnistisë fiskale, ka një listë shumë të gjatë të përjashtimeve të atyre individëve, të cilët nuk përfitojnë. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ibrahimaj u shpreh se përmes kësaj liste, do të sigurohet që paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale, të mos amnistohen. Ibrahimaj tha se çdo person i cili kërkon të amnistojë paratë, duhet të aplikojë duke bërë një plotësuar një format vetëdeklarimi. “Dua të theksoj që projektligji, i cili është në konsultim, ka një listë shumë të gjatë të përjashtimeve të atyre që nuk përfitojnë nga kjo…

Read More

Të dielën, një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Bergdietikon AG. Policia ka arrestuar një burrë lidhur me rastin, për të cilin prokurori publik supozon se kemi të bëjmë me një vrasje. Viktima është 41-vjeçarja Shqiponja Isufi, nënë e dy fëmijëve, doktore e ekonomisë dhe pedagoge në Universitetin e St. Gallenit. Sipas policisë kantonale të Aargaut, qendra e thirrjeve emergjente kishte marrë një raport të dielën në mëngjes se një grua në Bergdietikon ishte mbyllur në banjën e saj dhe nuk u përgjigjej thirrjeve të anëtarëve të familjes. Punonjësit e shpëtimit që mbërritën shpejt thyen derën…

Read More

Një 42-vjeçar ka rënë në pranga pasi tentoi të strehonte 5 emigrantë të paligjshme, në banesën e tij. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Osman Haxhiu”, në Vlorë. Njoftimi i plotë: Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Hosting”. Vihet në pranga 42-vjeçari që tentoi të strehonte 5 emigrantë të paligjshëm, në banesën e tij. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen…

Read More

22-vjeçarja Mahsa Amini mund të ketë vdekur shumë shpejt dhe dhunshëm kur u arrestua nga “policia e moralit” në Iran sepse “nuk e mbante shaminë” dhe u rrah për vdekje, por la pas një lëvizje të fuqishme rezistence. Gjithnjë e më shumë gra në vend po dalin në rrugë dhe po protestojnë kundër regjimit të shtypjes nga Shteti Islamik, heqin hixhabet, presin flokët në shenjë proteste dhe disa prej tyre humbin jetën nga zjarri i policisë. Angelina Jolie, e dalluar jo vetëm për karrierën e saj në aktrim, por edhe për aktivizimin e saj si ambasadore e OKB-së, nuk mund…

Read More

Deputeti i PD Ervin Salianji ka publikuar sot në një deklaratë për mediat, dokumente që vërtetojnë kate pa leje të një kulle në qendër të Tiranës. Si u shpreh se në Shqipëri është përdhosur shteti dhe se fajtore për një situatë të tillë është qeveria, kryeministri Edi Rama dhe institucionet në varësi të tij. “Pse nuk trajtohen oligarkët si qytetarët, pse nuk referohen nga policia dhe IKMT në varësi të kryeministrit në prokurori ndërtimet e paligjshme?Pse nuk i rrethon policia dhe IKMT oligarkët e ndërtimeve të paligjshme në kryeqytet siç bëhet show me këdo, siç ndodhi me doktorin. I rrasin…

Read More

Finlanda do të mbyllë kufijtë për turistët rusë nga mesnata e sotme, një lëvizje që pritet të çojë në një reduktim të ndjeshëm të trafikut ndërkufitar, sipas një njoftimi të qeverisë, shkruan Reuters. Sipas një deklaratë të ministrit të Jashtëm, Peka Haavisto në një konferencë për shtyp, rusët do të mund të hyjnë në vend për punë apo për të studiuar. Në të njëjtën kohë, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që autorizon qeverinë të ndalojë kamionët nga vendet perëndimore të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në territorin rus. Dekreti përfshin kamionët që transportojnë mallra të regjistruara në vendet që…

Read More